Nga Panajot Barka
Zgjedhjet e së dielës në Greqi konfirmuan vendosmerinë e popullit grek për të hapur një faqe të re politike në vendin e tij. Ky mesazh artikulohet nëpërmjet një tufë risish të tjera shumë të rendësishme që u përvijuan në harkun kohor të nëntë muajve të fundit në Greqi. Brenda kësaj periudhe populli grek rikonformoi vendosmërinë e rrugës së tij Evropiane. Ridimesionoi vullnetin e tij për të lenë pas realitetin politik 40 vjeçar të abuzimit shtetëror, të shtetit klientelist, të sistemit korruptiv, të evazionit fiskal, të shndërrimit të përfaqësuesve politikë të tij në mekanizma të interesave të oligarqisë finaciare Evropiane e botërore. Në këtë sens zgjedhjet në Greqi përbëjnë një mesazh tëpër të qartë për ndryshimin të raportit të forcave politike në Evropën e Bashkuar. Njëkohësisht rikonfirmuan se pavarësisht krizës së rendë ekonomiko-sociale, demokracia në vend është e konsoliduar dhe bëri hapa të reja përpara.
Ky realitet e shndërroi Greqinë në qëndër të vemendjes të zhvillimeve politike paqësore në botë. E vërteton këtë edhe fakti që liderët e vendeve më në zë të botës dhe organizmave kryesore Evropiane e përshendeten këtë proces në Greqi dhe shprehen gadishmerinë e tyre për të mbështetur qeverinë e re të saj.
Për konfigurimin e kësaj tablloje Greqisë i është dashur të kalojë një 9 mujor ballafaqimesh historike duke gjetur si mjet efikas procesin demokratik të zgjedhjeve.
Në janar fitorja e “konfederatës” së majtë provokoi reagime të brendshme dhe të jashtme për shndërrimin e kësaj fitoreje në një parantezë që do të vërtetonte se pushteti politik për të majtën ishte mollë e ndaluar. Përpjekjet për eliminimin e kësaj force politike të majtë u shoqëruan me një periudhë të vështirë negociatash të Greqisë me BE-në për të arritur një marrëveshje për një paketë të re ndihmash. Ishte një përplasje që zgjati plot 6 muaj, në të cilën Greqia pranonte sfidën e rrënimit ekonomik, për t’i thenë Evropës së masat shtrenguese në kurriz kryesisht ë shtresave të gjera, nuk përbënin zgjidhje për të dalë nga kriza. Dhe në këtë këmbëngulje greke nuk është se evidentohej kundërvenia e BE-së me parimet bazale të saj që janë barazia dhe solidariteti, porse vazhdimi i kësaj rruge mund të çonte në shpërbërjen e vet unionit të Evros dhe të vet BE-së. Në këtë kontekst, Greqia pranoi rolin e Ifigjenisë për t’i treguar Evropës se nuk i duhet një Trojë e re, (me kuptimin se lufta e Trojës shënon edhe luftën e parë të njohur botërore).
Referendumi i 5 korrikut u shndërrua në një istrument politik përmes së cilit populli grek konfirmonte në mënyrë plebishitare rrugën e tij evropiane, dhe njëkohësisht, kërkesën për një paketë ndihmash sa më humane. Ky moment solli samitin e nivelit të lartë të BE-së të 12 Korrikur. Ai tanimë përbën vlerë historike, jo për kohëzgjatjen e tij maratonë prej 17 oresh dhe dramacitetin e negociateve, porse në përfundim të tij, Evropa pa e kuptuar u gdhi me një fytyrë tjetër, që evidentonte hapur kërkesën për ndryshim dhe rikuperim të kursit të vet.
Në zgjedhjet e 20 shtatorit pjekuria politike dhe demokratike e popullit grek ishte mëse domëthenëse.
Me votën e tij populli grek la jasht parlamentit 43 deputet që përkrahin kursin e Greqisë jasht Evro-s dhe rikthimin tek monedha kombëtare. Tregoi se përkrahu përshtatjen fleksible të Aleks Ciprës me realitetin Evropian dhe përpjekjen e tij për ta përshtatur këtë realitet interesva të popullit të vet.
Duke i dhenë mundësi SYRIZES të krijojë qeveri, u transmetoi forcave politike të opozitës mesazhin e përgjegjësive 40-vjeçare ndaj fateve të Greqisë dhe të rolit të dyshimtë të tyre përgjatë negociatave të qeverisë me BE. Populli me votën e tij e interpretoi kërkesën e forcave politike përfaqësuese të së shkuarës politike, për pjesëmarrje në një qeveri me bazë të gjerë, si mundësi për të fshehur mekatët e së shkuarës që futën Greqinë në kolaps. U thanë atyre se fajtori nuk mund të bëhet njëkohësisht dhe shpetimtar i kësaj situatë.
Pjekuria politike e popullit grek lidhet edhe me faktin se vlerësoi tek qeveria e SYRIZES, qëndrimin dinjitoz, transparencën publike dhe nëvojën e mbështetjës popullore në vendimarrjen e saj dhe, pavarësisht përkeqësimit ekonomik e social, i dha SYRIZES një mundësi të dytë për bërë realitet deklarimet programore që pajtohen plotësisht me interesat dhe aspiratat popullore.
Këto mesazhe të votës së popullit grek qeveria e Ciprës duhet t’i kthejë që tani në realitet. Përveç kapërcimit të situatës së rendë ekonomike, ai duhet të kthejë në realitet luftën ndaj sistemit të kalbur politik të së shkuarës, korrupsionit, evazionit fiskal, krimit shtetëror.Një mision shumë i vështirë kur dihet pesha dhe konsolidimi i tij i gjatë në kohë dhe me shtrirje të gjerë në shoqëri dhe strukturat shtetërore. Aq me keq kur në shumë nivele të aspektit ekonomik e politik ky sistem është lidhur me faktorë të fuqishëm të jashtëëm, madje edhe brenda BE-së.
Qeveria e Ciprës duhet të ndërmarrë reforma shtetkonsoliduese, ndërkohë që klientelizmi partiak dhe burokracia e pafund përbëjnë një gurë më të rendë se ai i Sifizit.
Qeveria duhet të arrijë objektivat e marrëveshjës së re me BE, por edhe duhet t’i përmiresojë kushtet e saj në favor të popullit. Duhet gjithashtu të tregojë se është në gjendje të implementojë me rentabilitet resurset që krijon paketa e re e ndihmës pa lejuar që ato të kthehen në pre të korrupsionit dhe të grabitjës të kravatëmbajtësve shtetërorë.
Pikërisht këtu qëndron dilema. Midis vullnetit të shprehur popullor dhe misionit të qeverisë Cipra do të krijohet një aleancë organike apo do të formohet një vijë e re demarkacioni!?
Por zgjedhjet në Greqi duhet parë edhe nga kendveshtrimi krahasues dhe mesazhsjellës në realitetin shqiptar. Besoj se duhet të na shqetesojë pozitivisht se në Greqi zhvillohen tre palë zgjedhje në disa muaj. Nuk ndodh as incidenti më i vogël, (askujt nuk i shkon mendja për manipulim, blerje apo vjedhje votash), rezultati del në orën e parë pas mbylljës së kutive, pranohet nga të gjitha palët dhe humbësit urrojnë fituesin. Brenda disa orëve formohet qeveria dhe fillohet nga puna.
Mesazhi tjetër ka të bejë me ndërgjegjen politike të votuesve. Në Greqi janë ata që shmangin votën klienteliste dhe vendosin të përkrahin atë forcë politike që i garanton më mirë të ardhmën. Pra, votojnë pozitivisht, për më të mirën, pa u detyruar të zgjedhin të keqën më të vogël.
Po ashtu, kjo ndërgjegje politike lidhet më së shumti me angazhimin maksimalist të intelektualëve me fatet politike të vendit. Dhe ky konstatim nuk lidhet thjesht me faktin se qeveria e Ciprës në shumicën e vet përbëhet nga profesorë universiteti dhe akademikë, por me faktin se janë intelektualët ata që gjenerojnë orientimin politik të votuesve.
Ka një moment më të rendësishëm që duhet vlerësuar në Shqipëri, sidomos nga shoqëria civile sado e pazhvilluar qoftë ajo. Fenomenet 40-vjeçare që e çuan Greqinë në këtë pikë të vështirë, po përseriten me një shpejtesi maramendëse në Shqipëri dhe ato duhen frenuar dhe eliminuar. Por fakti se në Shqipëri, synohet për një demonizim antishqiptar të Greqisë, tregon se dikush është i interesuar të mbaj fshehur realitetin shqiptar që ushqen një perspektivë të zymtë, por edhe nacionalizëm.
Rendësia e mesazheve zgjedhore greke për Shqipërinë nuk kanë të bejnë aq me diferencën demokratike midis dy vendeve, se sa me marrëdhëniet e shumëfishta diakronike e të së tashmës midis dy vendeve.
Ik o pirdhu
Greqia si ish-Jugosllavia. E dhjere, mosmirenjihese, e palare, parazite, e pavarur lereni te gremiset.
Z barka,po e filloj me thenien tende(nje shoqeri sado e pa zhvilluar)kush eshte kjo shoqeri?Qendrimi jot eshte tipik i asaj qe realisht ju vleresion bota ,qeni dhe greku jane njesoj te pa bese,ne nje lokal ne njujork ishte vene nje tabele ,ndalohet hyria e qeneve dhe grekerve.Per sa i perket nacionalizmit shqiptar te pakten per ballkanin eshte me pak i demshmi e me racionali. Shkaqet ekonomike me detyruan te punonja ne greqi e racizmin grek sidomos kunder shqiptareve e njo shume mire si ate racor e ate fetar.Z barka na flet per pjekurin greke ,mos valle greqin e sollen ne kete derexhe komshit,a e dini z barka sa ka paguar europa per parazitet grek.Z barka, problemi me i math i greqis eshte sipas nje shprehie popullore jane si kurvat, psiqiken me rusin interesat me perendimin dhe tjetra jane po aq ekstremist fetar sa edhe ISIS
d.m.th ju te temes nuk beni dot pa kete jenicerin grek??
degjojeni degjojeni ,se ai shperndan udhezimet nga lart!
luftoni nacionalizmin thote,qe te punojne rehat greket ne shqiperi!
prandaj o burra,ushqejini shqiptaret me bushater,me lubonjera,me matosher(kete e keni njecik pasdore kohet e fundit), qe barka e panajotit te lundroje pa probleme. edhe ju do ngeleni te kenaqur se ”fortlumturia” do nderhyje tek amc-ja ose te vodafoni qe tju jape ndonje reklame per ndihmen qe po i jepni megaloidese
Jevgjite ardhacake neqoftese ne Shqiperi do te ishte ajo klime nacionaliste qe ti e pershkruan me kete shkrim BQ ti do te ishe i pari qe do te shtrinin si Qen ne mes rruges lutju Zotit te mos e provosh ate klime se do te dhjesesh nga goja ore bastard
eeee kur do te vije ajo dite ja QR kuuuuuur ,,,a duhet me prit nje tjeter Gjergj ?????
Ej gallatë.
Dhe i shkërdhyer dhe i lumtur se ju mësoi shkërdhyesve se çdo të thotë shkërdhim.
?
panajot ke te drejte , shqiperis i ka mbetur ora akoma tek vitet 9o te , nuk ben dot para. shiko vetem ketu ne ne tre komentusit e pare sa te pane emrin filluan te shkruajne dhe te vjellin vrer ndaj teje dhe c do gje qe eshte e gjitoneve te saj , greke, serb, sllav te shkupit etj etj. keta dihet jane turq te kosoves , camer injorant qe genjehen nga politika shterp e tiranes . sa per cipren greket ja dhan voten sepse tani per tani nuk ka njeri tjeter qe bind
Per evgjitngenesin me larte.
Nje familje apo nje shtet vleresohet nga rezultatet.
Bej nje llogari te thjeshte ne qofte se ke dy gram tru.
70% emra turq,besim,dashuri,a nuk te vjen neveri qe shikon akoma veten ne pasqyre?
Greqia eshte Idhea ose e dashuron ose e urren,rruge te mesme nuk ka.
Dhe kete Greqi do ty apo nuk do idene e saj e ka gjithe bota dhe nje njeri mirenjohes jo vetem jeton me ato Ideale si Gjuhe,Alfabet,Lojera Olimpike,Theater,Shkence,Mathimatiqi,etj por edhe vdes dhe ndihet krenar per ato qe Greqia i ka dhene botes.
Por ty si “njeri” me komplekse zoollogjike je per te ardhur keq.
Ore Agron MQ shqiptaret kene edhe emra AMERIKAN ITALIAN GJERMAM po keto pse nuk i permend apo nuk ju intereson ju zagarave te Janulles apo keta duhet te jene te tille amerikan gjermane e italian se kane emra te tilla mjaft ore sorrogsten shikoni jevgjitet e juaj te dashur qe jane si dy pika uji te ngjashem me turqit sepse jane te tille TURQ do apo jo ti dhe ndonje plere tjeter si ty
me të vërtetë për të vënë duart në kokë!!
me të vërtet gërk në tërë kuptimin më të keq të fjalës!!
deri dje e ngriti në qiell pokerin e qiprasit dhe të vafankulisit!!
sot po thotë se qiprasi u tregua i qut se bëri atë që i kërkoi europa para 9 muajsh!!bile u tregua i squt që hoqi ata të majtët e poshtër,të cilët deri dje gërku i qelbur barka i lavdëronte!!
more debi!
sot po e quan mënçuri kohën e humbur,milionat e humbura për referendum e zgjedhje!ky pa pikën e turpit e quan atë referendum të qelbur dhe për të ardhur të vjellë,si një vendim në favor të qëndrimit në europë!!
eh të ta lërë dobiçin në derë kosta!?
eh njeri pa pikë boshti kurrizor!
çdhjet dje e ha sot!
Si gjithnje i sakte profesori gjirokastrit Panajoti, deshmi e nje arsimi solid dhe mendimi shkencor objektiv.
Ha ha ha ha per nje si puna jote sahanlepires
Ose kokrra e idiotit e injorantit
Shume sakte analiza…. Realiste…. komentet e mesiperme duhet te na shqetesojne te gjitheve sepse me kete fryme qe shprehim dhe mbartim kurre nuk do bejme perpara…