Jolie dhe Pitt do të adoptojnë dhe një fëmijë sirian

23 Shtator 2015, 12:36Lifestyle TEMA

Dy aktorët, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, tashmë kanë tre fëmijë të adaptuar, por, nuk do të ndalen me aq.

Ata, lajmërojnë se do të adaptojnë dhe një fëmijë tjetër, jetim nga Siria. Jolie dhe Pitt tashmë kanë takuar tre vëllezër jetimë, pasi babai i tyre u mor si ushtar, ndërsa nëna vdiq gjatë shpërthimit të një bombe.

Në fakt, siç shkruajnë mediat e huaja Jolie ka qenë e bindur që të adaptojë që të tre vëllezërit, por është ndaluar nga bashkëshorti i saj Pitt, ngaqë ata kanë edhe tre fëmijë të tjerë biologjik.

Angelina dhe Brad, janë prindër të gjashtë fëmijëve, tre biologjikë; Shiloh, 8 vjeç, Knox dhe Vivienne, 6 vjeç dhe tre të adoptuar, Maddox ,13 vjeç nga Kamboxhia, Pax, 11 vjeç nga Vietnami, dhe Zahara ,10 vjeç nga Etiopia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje