Frrok Bardhi nuk e kishte menduar kurrë se ngjarjet e ndeshjes Serbi-Shqipëri, e luajtur vetëm 41 minuta më 14 tetor 2014, në stadiumin e Partizanit të Beogradit, do të përcaktonin emrin e fëmijës së tij, që ende nuk kishte lindur. “Asokohe, nusja ka qenë dy muajshe shtatzënë. Që në atë moment e kisha ndarë mendjen dhe e kisha vendosur që do t’i vija këtë emër djalit tim”, – thotë Frroku.
Emocionet e 14 tetorit 2014 i përjeton ende në të njëjtën mënyrë, e sërish nuk mungojnë lotët. “Çdo shqiptar në botë, atë natë është bërë me zemër. Çdo shqiptar, që është me të vërtetë patriot. Ai është flamuri më i bukur në botë”, – tregon më tej me emocione Frroku. Frrok Bardhi, ndjenjën e atdhedashurisë e ka të trashëguar ndër breza në familje. Gjyshi i tij ishte pjesë e luftës italo-greke dhe e ka rritur me historitë, sesi është dëbuar me dhunë popullsia shqiptare e Çamërisë nga trojet etnike.
Ideja që djalin e tij të dytë ta quajë “Autochthonous” i ka hapur jo pak probleme edhe në Gjendjen Civile. “Në fakt unë ia kam vënë këtë emër për qejfin tim. Kam pasur shumë probleme për t’ia vënë këtë emër, sepse nuk po pranonin punonjësit e Gjendjes Civile dhe kishte frikë se mos do t’i fliste dikush, apo do ta kritikonte. Mesa di unë, është interesuar deri edhe te drejtori i Përgjithshëm i Post-Telekomunikacionit, sepse nga ajo varen drejtoritë e Gjendjes Civile. Më pas u bind dhe ia regjistroi emrin ashtu siç doja unë”, – thotë i ati në një rrëfim për “Top Channel”.
Etleva, bashkëshortja e Frrokut, kishte menduar tjetër emër. “Unë kisha dëshirë t’ia vija emrin Alean. E lexova në internet dhe kishte kuptimin e dhuratës nga Zoti. Frroku nuk donte të ma prishte qejfin, por kur lindi djali më tha se atij i pëlqente emri “Autochthonous”. U habita për pak, por e pashë që e kishte me shumë qejf dhe pranova. I thashë ta gëzonte këtë emër”, – kujton e ëma.
Në shtëpinë e Frrokut, që në hyrje të shoqërojnë simbolet kombëtare. Në ambientet e brendshme mban të ekspozuar më shumë se 400 objekte me mesazhe patriotike. Për të nuk ka qenë aspak e vështirë të përballet edhe me reagimet e ndryshme, përse vendosi këtë emër për të birin. “Të them të drejtën e kanë pritur në mënyra të ndryshme dhe nga më të habitshmet. Ka pasur njerëz që ma njohin shpirtin dhe karakterin. Këta e kanë pritur me shumë gëzim e dashamirësi; por ka pasur edhe njerëz që më kanë provokuar në punë, në lagje apo në shoqëri”, – rrëfen më tej Frroku.
Të gjithë në familjen Bardhi janë të lumtur me “Autochthonous”. Motra më e madhe, Arbëria, e po ashtu vëllai, Everesti, duan ta shohin futbollist më të voglin e familjes. “Duam ta stërvisim për t’u bërë futbollist. Që në moshën 1-2 vjeçare do t’i blejmë kostum futbolli dhe do ta stërvisim gjatë gjithë ditëve që të bëhet një futbollist”, – shprehet djali tjetër i familjes, Everesti.
Mjeku, me një ndjenjë të madhe patriotike, e ka menduar edhe sesi do t’i përgjigjet djalit të tij, nëse do t’i kërkojë arsyet se përse zgjodhi këtë emër. “Nuk besoj se do të ndodhë kjo, sepse unë do ta rris në frymën patriotike, për flamurin, kombin dhe atdheun. Ndaj besoj se ai do të jetë shumë krenar për këtë emër”, – përfundon i ati.
Tope
En mythologie grecque, un autochtone est un enfant né spontanément de la terre, sans parents.
Ne mitologjine greke, nje autochtone eshte nje femije le lind nga toka pa prinder.
Njoh nje shqipetar qe i ka vendosur emrin Marlbora!
Shqipetaret jane autochtone vetem me zemer por ne realitet jemi njerzit me te perçart ne bote dhe kurre nuk e duam njeri tjetrin.
RRESPEKTE per patriotizmin qe tregon dhe djali te te rroj dhe te behet 100 vjeç dhe te ket fat e jet te lumtur, ta GEZOJ EMRIN dhe nje her rrespekte.
Idiot.
Po vras mendjen si do ta therrasin shkurt. Mbase Auto.
hahahahaha po mendoja te njjten gje
hë mo se nuk është më gomari!!
kur ka njerëz që i vënë fëmijës emrin hitler!?
çfar pret nga të tjerët!!
mjer ai fëmijë që do të edukohet nga ky prind!!unë dua kështu,unë vendos kështu!!
shpresoj që të mos ketë pasoja në tru të vogël!shpresoj që të bëjë jetën e tij dhe mos të çmëndet si i jati!do të jetë e vështirë!?ske çti bësh!!
perfundimisht nuk behemi si popull
Emer, sa per ne Gjendje Civie se djali do te quhet tere jeten Toni. Familjes t’i roje, me shendet e jete te gjate dhe urojme njeherazi qe ai te behet nje atdhetar i vertete, duke e merituar kesisoj kete emer jashtezakonisht autentik.
bravo Frrok,vec mos te ta vjedhin jo autoktonet sunite……hahahahaha!
ca pret nga maloket
mos rri ne laprake ky robi me duket…!
Opo u shkrua shume por nuk u sqarua çeshte ky emer dhe ka ndonje domethenie?,Pse kaq naiv keta qe shkruajne pse nuk japin sqarime ose spjegime.Une nuk kuptova gje pse dhe çfare eshte ky lloje emeri.Nga kush jane nisur prinderit per te vene kete emer.Pike zeze.
emer grek
paste jeten e gjate
po e ke tepruar pak
pse gjithemon filloni me kritika eshte deshira e ti le ta gezoje emrin cuni.
Do të isha shumë kurioz të di, a e di kuptimin e fjalës “autochthonous”, ky idiot…???!!! Jam i sigurt që e di për fjalë “patriotike shqiptare”…Hahahahahahahahaha…sa do dëgjojmë akoma…!
eja me bej gojore, minorikari
Grekofil i tepruar ky. Nuk besoj se eshte kaq injorant qe mos e dije se fjala eshte greke. Mund tja vinte emrin Vendas, po ti ishte patriot…
turpi ti mbetet evropes qe skeni per tu berre kafshe
Sa lakmi qe tregojn per emrat Greke !!
Kokrra idiotit
Ta gezoje emrin dhe me jete te gjate ..
Ta ka ndjere shpirti dhe ke vepruar… Te urojme Lumturi ne gjithe familjen.
Une te vleresoj vertet dhe them se po te ishin shqiptaret te gjithe si ti Shqiperia nuk do ishte sic eshte.
O komentues idjoter (disa) Keta lloj njerezish jane te ndershem , jane dashamires me njerezit, jane familjar te devotshem, jane shqipetare model dhe jane gati te sakrifikojne pasurine e jeten e tyre per Shqiperine dhe jo te zhvasin e sakrifikojne shqiperine per vehten e tyre.
Pyesni sejcili vehten se kush jeni ! Nqs nuk e dini atehere nuk jetoni por thjesht vegjetoni ne vitet e frymemarrjes suaj .
po aty
a esht apartament banimi apo muzeum lufte!!!
ky duhet me u vesh ushtarak madhor ne shqipni,ose te pakten komandant reparti ose nese s ka shkoll e ben edhe kapterr…
Per nje njeri qe e ndjen veten Shqiptar ky emer esht shum domethenes dhe femija e gezoft emrin kjoft jet gjat e u rrite i lumtur dhe ne Atdheun e tij.Zoti Frrok Bardhi e respektoj shum Atdhedashurin tuaj sepse nuk ka gja ma te shtrejt se Atdheun,nje pytje kisha per ty Frrok ti a je i dejnt per Atdheun tend?
Per cfare autoktonesh flisni ju kur sot 50% e shqiptareve jane me prejardhje turke?????
60% e grkeve jane turq ortodokse. Anadollake jane greket, hahaaaaha plas o bythqiriii
Budalla nuk ka brina.