Bulqizë, arrestohet i shumëkërkuari Fadil Tërnova

26 Shtator 2015, 21:52Politika TEMA

Agjentë të shumtë të Policisë së Shtetit kanë kryer pasditen e kësaj të shtune në Bulqizë operacionin e koduar “Furtuna”, që është mbyllur me arrestimin e të shumëkërkuarit Fadil Tërnova.

Lajmin e konfirmojnë burime policore zyrtare. Tërnova ishte person i shpallur në kërkim për “vrasje të mbetur në tentativë”.

Gjykata e Dibrës e ka dënuar këtë shtetas në mungesë me 9 vite e 10 muaj burg për këtë vepër penale.

Burimet saktësojnë se, në momentin e arrestimit atij iu gjet dhe sekuestrua një pistoletë. Ndërsa gjatë kontrollit të imtësishëm në banesë, atij iu gjet dhe iu sekuestrua edhe një armë e llojit Kallashnikov me dy krehëra me 60 fishekë.

Gjithashtu, në pranga ka përfunduar edhe një person tjetër, shtetasi Veli Nika, 29 vjeç, për përkrahje të autorit të krimit.

Shtetasi Fadil Tërnova konsiderohej nga autoritetet policore person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe i proceduar disa herë për ngjarje të rënda kriminale. Konkretisht ai mbahet përgjegjës për:

Më datë 09.12.2009, rreth orës 15.30, në vendin e quajtur “Pishat” ka qëlluar me armë zjarri një shtetas i cili mbeti i plagosur rëndë.

Më datë 24.11.2012, rreth orës 12.00, është shpallur në kërkim nga ana e komsiariatit të policisë së Bulqizës për veprat penale “kanosje” dhe “plagosje me dashje”.

Me datë 20.04.2013, rreth orës 15.00, në lagjen Gjeologu të qytetit të Bulqizës, pas një shkëmbimi zjarri përpara një lokali të njohur, Tërnova dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin me inicialet Sh.Sh. dhe ka plagosur rëndë një tjetër.

Lidhur me këtë ngjarje u arrestun shtetasit Luan Tërnova dhe Vehap Shehu.

Gjithashtu, Fadil Tërnova dyshohet edhe për disa ngjarje të tjera të rënda të verifikuara në teritorin e Bashkisë Bulqizë dhe policia po punon për dokumentimin e tyre.

8 komente në “Bulqizë, arrestohet i shumëkërkuari Fadil Tërnova”

  1. F Mediu says:

    Se kuptova ky gjuetari ka vrar nje derr dhe ka plagosur shum lepuj dhe denote the 9 vjet Po ai do pranoj dhe i ulet 1/3 e denimit plus sjellje te mir do bej 2 vjet burg Ne kok te femive te gjyqtarve herne tjeter dhe te gjyqtarve

    1. kombi says:

      Lexoje or taj edhe njehere dhe do ta kuptosh ,perse eshte denuar per here te pare md 9 vite burg …..

    2. Pilo Lala says:

      Ky eshte problem i madh. Me qesharake eshte kur thone 9 vjet e 10 muaj.
      Cfare llogarije e nxjerr kete monster me muaj.
      Denimi per kete duhet te ishte me diference 5 vjet, 25 vjet, 30 vjet, 35 vjet.

    3. rigrabitja says:

      Ne nje fshat te Sarandes(Shen Vasil) eshte denuar me 10 vjet burg,nje person 65 vjecar ne tronditje te thelle psiqike, per tentativ vrasje me arme gjahu te cilen e kishte me leje ne te drejten e vet pasi ju dhunua banesa nga pala tjeter per nje grindje banale,Personi ne fjale nuk ka perfituar nga asnje amnysti megjithe moshen e madhe dhe nuk perben kurrfar rreziku shoqeror kundershtari i tij ka 5-vjet qe ka vdek prej zotit dhe eshte duke plotesuar te 10 vitet kurse ky tipi me 9 vjet e ca dhe me arsenal armesh ndoshta ka per te paguar dhe nuk do te bej vecse disa muaj sic ndodh shpesh me te fortet.

  2. rita says:

    kjo eshte polici kap ata qe tentojn te vrasin po nuk kap ata qe kane vrare ca policie tamom kana

  3. ILIRIA says:

    Ky eshte denuar goxha po te marresh parasysh qe cobani i tyre vrau 26 vete ne Gerdec dhe 4 ne mes te bulevardit dhe prap na ben moral per ndershmeri. Faleminderit

  4. astronomi says:

    e hengri edhe trimi or taj..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje