Beketi lokalizohet nga agjentët e Interpolit në Angli, nuk jepen arsyet e mosarrestimit

26 Shtator 2015, 16:28Politika TEMA

Italiani Francesko Beketi i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare është lokalizuar nga agjentët e Interpolit në Londer.

ABC News ka mësuar se zyra e Inteprol-Tiranës, më datë 26 gusht ka njoftuar prokurorinë shqiptare se italiani Beketi është lokalizuar shume prane pallatit mbreteror “Bakingam Palas”, por pa specifikuar adresën konkrete.

Në shkresë, nuk jepen arsyet se pse italiani Beketi nuk arrestohet nga drejtësia angleze, në zbatim të urdhërit të lëshuar nga drejtësia shqiptare.

Nga ana tjetër, avokati i Beketit, ish-prokurori i përgjithshëm Theodhori Sollaku, ka dorëzuar një shkresë në prokurori ku saktëson adresën e banimit të klientit të tij në Angli. Në letër thuhet se ai banon në një ndërtesë 3 katëshe në rrugën “Waverton Street” të londrës qendrore.

Nga një kërkim i thjeshtë i kryer nga ABC News në Googel, rezulton se adresa e dhënë nga avokati i Beketit është një ndërtesë 3 katëshe, e cila në vitin 2013 ishte në shitje me vlerë 22 mln paund së bashku me arredimin brenda saj. Por, nuk jepen detaje se kush është blerësi apo pronari i kësaj ndërtese luksoze.

Ndërkohë, pas kerkeses se shqiperise interpoli Italian, ka konfirmuar se biznesmeni Beketi nuk ndodhet brenda territorit të shtetit te tyre.

Burimet pranë prokurorisë së Tiranës,  thanë per ABC News se në adresën e dhënë nga avokati, italianit Beketi i janë dërguar vendimi i masës së sigurisë si dhe vendimi i ngritjes së akuzave zyrtare.

Por edhe pse kanë kaluar më shumë se 1 muaj, posta shqiptare dhe ajo anglezë nuk ka konfirmuar marrjen e këtyre vendimeve nga italiani I shpallur në kërkim. Për këtë fakt, prokuroria ka kërkuar nga Gjykata ta deklaroje Beketin sit e larguar,  për të vazhduar procedurat e hetimit në mungesë.

Kërkesa e prokurorisë nuk është pranuar nga Gjykata e Tiranës, duke sjell kështu vështirësinë proceduriale të hetimit. Nga ana tjetër, prokuroria ka marrë konfirmim nga posta që nëna e italianit Beketi, e dyshuara Liliana Condomiti ka marr dijeni për hetimin dhe vendimet e ngritjes së akuzave zyrtare.

Sipas prokurorisë, krahas Beketit është kërkuar informacion nga interpoli edhe për administratorin e kompanive të tij, të shpallurin në kërkim Maurio De Renzi. Por sipas interpolit Italian, shtetasi De Renzi nuk është arritur të lokalizohet as në Itali dhe as brenda territorit të Mbretërisë së Bashkuar. Kjo përgjigje, ka bërë që Gjykata të pranoi kërkesë e prokurorisë për vazhdimin e hetimeve në mungesë ndaj Maurio De Renzit.

Sipas akuzës, italiani Beketi, nëna e tij Liliana Kondomiti, administrator i kompabive të tij Mauro De Renzi dhe disa bashkëpunëtor të tij, akuzohen për një sërë veprash penale, që nga krijimi i skemave mashtruese e deri te akuza e pastrimit të parave. Akuza për të cilat edhe janë shpallur në kërkim si dhe është vendosur sekuestrimi i gjithë kompanive të tij, mes tyre edhe televizionin Agon Channel.

7 komente në “Beketi lokalizohet nga agjentët e Interpolit në Angli, nuk jepen arsyet e mosarrestimit”

  1. bajram says:

    Reagimi zyrtar ndaj kerkeses se bere nga Interpol Tirana vjen menjehere pasi behet kerkesa.Mendoj se nuk ekziston ndonje kerkese e vecante per Beketin nga Interpol Tirana drejtuar policise angleze.

  2. tironci says:

    I gjithe llumi I italise po vjen ne londer per shkak se UK nuk eshte ne shengenDhe anglezet nuk ja varin fare evropianeve !

  3. shkrimtari says:

    Kush e ka ne liste shtetin e korruptuar shqyptar me Like Floririn si Kryetar Parlamenti dhe me Drejtesi te nenshtruar totalisht ndaj pushtetit mafioz, prandaj edhe Interpoli i thote Rilindjes Socialiste per rufjanin Beketi:

    PRIT GOMAR TE MBIJE BAR!

  4. ??? says:

    Shkrim kot. adresen e Bechettit e ka dhene rai3 qe vjet ne emisionin report,kur gazetari i emisionit deshi ta intervistoi dhe ai as qe ndaloi por me makinen e tij lluksoze hyri drejt e ne shtepi.

  5. aqif kapertoni says:

    mafja vlla mafja!
    mafja bo cudina
    korrupto shtet e mret bashk!
    mafja

  6. Dardan says:

    Kuptohet qe nuk mund te kete kerkese arrestimi ndaj Beketit. Arbitrazhin e fiton shume shpejt dhe Rama e Renzi do i rruajne Londren dhe Agonin!

  7. eno says:

    Adresen e dha RAI 3. Pastaj Becchetti doli ne foto nga klubi i futbollit – tha ja ku jam. Pastaj , kur prokuroria shtyu hetimet se medemek nuk e gjente dot, Avokati Sollaku, dorezoi vete ne prokurori adresen e sakte te Becchettit. E gjitha kjo eshte nje pacavure qe nuk dihet ku do ti dale koka. Eshte paaftesia e frikshme e prokurorise sone dhe ngritja e nje procesi artificial e politik apo ka dicka tjeter qe nuk po e marrim vesh, Se qe ai nuk eshte ne kerkim nderkombetar kjo u mor vesh .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje