Krisja e parë në marrëdhëniet Hoxha-Shehu, dy njerëzit më të fuqishëm të regjimit komunist, është shënuar më 11 shtator 1981.
E ka memorizuar këtë vetë Hoxha në ditarin e tij personal, ku përshkruan një takim të pazakontë me ish-kryeministrin atë pasdite vjeshte, që ka mbetur mister…
kujt i plasi by.ha se cfare eshte zbuluar, nga biseda e enverit me mehmetin, te tjera halle kemi tani, varu lesht atyre , mos mbushni gazetat me gjera koti, ka plot probleme dhe mynxyra qe mund te shkruhen….
ka plasur nje kanibalizem kombetar qe per 30 vjet nuk kane mbaruar germimet ne varrin e enver hoxhes.
ne kete kuader shoqata pordhi kali .com boton per here te pare vizitat e enverit ne malsine e sali zeherrit:
Enver Hoxha e vizitoi dy herë Tropojën. Vizita e parë më 5-7 shtator 1952 dhe e dyta më 30 maj 1970. Kam qënë pjesëmarrës në të dy takimet. Në shtatorin e vitit 51 isha 11 vjeç. Atë ditë zbrita nga bjeshka. Në shtëpi gjeta hallën dhe xhaxhain e vogël. Gjyshi, babai e dy xhaxhallarët e mëdhenj nuk ishin në shtëpi. Kishin shkuar në Kolgecaj (Bajram Curri) për të pritur Enver Hoxhën. Halla dhe xhaxhai i vogël kishin marrur porosi, që mos të më linin të ikja nga shtëpia. Unë bëra ç’bëra, u humba nga sytë dhe pa marrë asgjë parasysh me shpejtësi të erës u zhduka. Ecja me vrap. Gjithë njerëzit kishin ikur.
Mbarimi i ditës po afrohej. Vetmia më bënte të më rrahte zemra. Arrita në Okol (livadh i madh). Aty ku rruga bashkohej me rrugë të tjera. Aty takova vargun e parë të njerëzve që ecnin me të shpejtë për të qenë në momentet e ardhjes së Enver Hoxhës. Përsëri vazhdoja të ecja me të shpejtë. Pas lija, njëri pas tjetrit grupet e tjera. Aq të shumtë ishin njerëzit që lëviznin gjatë asaj rruge, sa mezi depërtoja për t’i lënë pas. Makinat vinin njëra pas tjetrës. Vargut të njerëzve nuk i shihej as kreu as fundi. Të gjithë, duke biseduar me njëri-tjetrin, shikonin makinat për të parë atë që mbante Enver Hoxhën.
Njëri thoshte se vjen me satë (autobus), tjetri thoshte se vjen me veturë, dikush tjetër thoshte se vjen me makinë ushtarake. Të gjithë prisnin me padurim që të shihnin Enver Hoxhën. Muzgu nuk kishte rënë akoma. Vendi ishte ishte mbushur plot e përplot me njerëz. Brohoritjet “Enver Hoxha”. këngët e vallet dëgjoheshin në çdo skaj të vendit të mbushur me njerëz. Në atë entuziazëm të papërshkuar, një makinë ndalet në hyrje të qytetit, që sapo kishte lindur. Dikush i hapi derën. Për një moment, etja e dëshira për të parë kush po del nga ajo makinë, e ndërpreu entuziazmin. Nji burrë shtatlartë, me shpatulla të gjera e me fytyrë tërë gaz ngriti duart lart, eci përmes turmës, duke shtërnguar duart sa me njërin sa me tjetrin, sa në një krah sa në krahun tjetër, duke përshëndetur gjithë të pranishmit. Brohoritjet, oshëtimat e tupanëve, këngët e vallet pa mbarim e bënë Enver Hoxhën, që të ndalej disa herë në mes të atij populli plot entuziazëm. Turma me Enver Hoxhën në mes mezi ecte përpara. U afruan te Shtëpia e Pritjes .
Shoqëruesit mezi mundën të shkëpusnin Enver Hoxhën. Festa me këngë, valle e brohoritje vazhdoi deri në orët e vona të natës. Në Shtëpinë e Pritjes vazhdonte takimi mirëpritës. Në atë takim të mirëorganizuar merrnin pjesë autoritetet e rrethit, veteranë të luftës, ish-partizanë e partizane, nëpunës e aktivistë shoqërorë të dalluar, baballarë e nëna dëshmorësh, patriotë e mbështetës të luftës. Aty ishte edhe xhaxhai im, Ram Fazlia. Sipas Ramës, në atë ceremoni aq të ngrohtë e aq entuziaste u proçedua: “Arif Gashi, ishsekretar i parë i partisë për Tropojën në fjalën përshëndetëse, në emer të të gjithë popullit, i shprehu Enver Hoxhës, mirënjohjen dhe falenderimin për nderin e respektin, që ai po i bënte Tropojës e popullit të saj. Sekretari i partisë e siguroi Enver Hoxhën se Partia dhe ai në Tropojë, kurdoherë e në çdo situatë, kanë për të gjetur një popull besnik, nji popull të vendosur, nji popull që fjalën e dhënë s’di ta bëjë dysh.
Në mes brohoritjeve e mori fjalën Enver Hoxha që shprehu kënaqësinë që ndodhet në mes të popullit të Tropojës, si dhe për pritjen shumë të ngrohtë që iu rezervua. Ai theksoi meritat historike të popullit të malësisë së Gjakovës, në luftë fyt për fyt me pushtuesit turq, serbo- malazezë, austriak e nazi-fshistë, theksoi arritjet e Shqipërisë gjatë tetë viteve çlirim si dhe perspektivat që i kanë çelur asaj planet 5vjeçare. Në vazhdim ai foli për miqtë e shumtë, duke veçuar Bashkimin Sovjetik e Stalinin e madh. Enver Hoxha ishte dhe psikolog. Ai i kuptonte njerëzit në shikim, në të folur, në lëvizje e në qëndërim. Afër mbarimit të fjalës ai iu drejtua të gjthë pjesëmarrësve. “E shoh se ju keni një shqetësim. Ju doni të dini se si është çështja e dy prej bijve të Tropojës, Zenel Bardhit e Beqir Ndout. Po jua shpjegoj. Zenel Bardhin, për merita lufte dhe aftësi organizuese dhe drejtuese, pas luftës e caktuam sekretar partie në vendin e vet. Për punë të mirë e bëmë dhe zv/ministër. Në atë detyrë shfaqi arrogancë, duke kundërshtuar dhe përçmuar ministrin. Më vonë mora vesh se Zeneli ishte fejuar me një vajzë nga Gjirokastëra, të cilës unë ia njihja familjen dhe të afërmit. Nga përbërësit e asaj familjeje, gjashtë prej tyre qenë në papajtueshmëri të plotë me pushtetin popullor dhe jetojnë në arrati.
E thirra unë përsonalisht në zyrën time. I thashëë këto fjalë: -Zenel, e njeh atë vajzë me të cilën je fejuar? -Po, mu përgjigj. -I thashë-Sikur të isha duke kërkuar që të fejohesha me ndonjë vajzë nga Tropoja së pari do të të pyesja ty. Ju pse nuk më pyetët mua apo ndonjë shok tjetër që ka dijeni për atë vajzë e familjen e saj? Përsëri m’u përgjigj se dashuria nuk pyet për ato gjëra. Edhe Beqir Ndoun pas luftës e caktuam komandant qarku. Nga andej e ngritëm në përgjegjësi si zv/drejtor i drejtorisë politike në ushtri e pastaj zv/ministër të Brendshëm. Nji natë para se Sali Omeni të vriste vetën, Beqiri qëndroi me të tërë natën. Të dhënat për atë vrasje dhe shkaqet pse ndodhi, askush më mirë se Beqiri nuk mund t’i dinte. E thirrëm që të na e thoshte të vërtetën, të cilën na e fshehu, sepse u tregua frikacak. Tani për hatrin tuaj, të popullit të Tropojës ne do u japim dorën edhe një herë, por nëse ata, dorën tonë nuk e mirëkuptojnë , nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i kapim për supesh, t’u vëmë shqelmin në gjoks e t’i hedhim në humnerë”-u shpreh Enver Hoxha.
Takimi emocionues me Sylejman Abaz Ndreun
Në atë takim, thoshte Rama, folën shumë pjesmarrës, por ajo që elektrizoi gjithë pjesmarrësit ishte ngritja në këmbë e Sylejman Abaz Ndreut nga Selimajt e Gegysenit. Kur Enver Hoxha mbaroi fjalën e tij, duke falenderuar të pranishmit si dhe gjithë popullin e Tropojës për pritjen e ngrohtë që iu bë, Sylejmani, duke u mbështetur mbi shtagën (bastunin) e tij, ngrihet në këmbë dhe me kokën lart e me zë të fortë i drejtohet Enver Hoxhës : ”Bab mbaje kokën lart para armiqve e aleatëve se gjithë këtë popull që i pe i ke me vete e mos u tut (frikëso) prej askujt , se kurrkush nuk mundet me na ba gja”.
Po kush ishte Sylejman Abaz Ndreu? Ishte një ndër burrat e njohur të Gegysenit, si dhe babai i dëshmorit Uk Sylejman Ndreu, partizan i brigadës së 25-të Sulmuese, që u bë fli me disa dhjetëra partizanë të tjerë në luftë për çlirimin e Kosovës. Fjalët e Sylejmanit e emocionuan Enver Hoxhën. Ai ngrihet nga vendi ku ishte ulur e shkon drejt Sylejmanit, e përqafon si djali babanë, e merr për dore, e ul pranë vetes deri sa përfundon takimi. Sylejmani kishte mbushur të shtëdhjetat. Vuajtjet e jetës si dhe azma kronike që e shoqëronte ia kishin shteruar forcat. Enver Hoxha , që nga ai moment e derisa Sylejmani mbylli sytë, u bë djalë e shkuar djalit për të.
Me Enver Hoxhën, pranë lapidarit të Bajram Currit
Interesimi i udhëheqësit komunist për jetën intime të heroit që u vra nga xhandarët e Zogut në mars 1925
Mbas Kollatës, atje ku gjendet lapidari i i Bajram Currit, përballë kikave të Dragobisë, poshtë të cilave kalon rruga e makinës, u dëgjua nji oshtimë motorri. Në shpatin përballë u dukën tri makina që sillnin Enver Hoxhën afër shpellës së Dragobisë. Për ta pritur Enver Hoxhën, aty qëndruan dy prej pleqve të Valbonës, Ali Shabani, Muzli Tahiri dhe gjeologët, që përcaktonin vendburimet dhe rezervat e boksiteve të Valbonës. Enver Hoxhën e shoqëronin Ramiz Alia, Sadik Bekteshi, autoritetet e rrethit Tropojës si dhe veterani e bashkëluftëtari i Bajram Currit, Avdi Bajram Mulosmani.
Në atë lëndinë, afër lapidarit, në pllakën e të cilit shkruhej: “Këtu më 29 mars 1925 ra heroikisht duke luftuar kundër xhandarmërisë së Ahmet Zogut Bajram Curri”, ishin shtruar disa sixhade. Nga aty duket shumë qartë shpella ku u rrethua Bajram Curri. Mikpritësit e ftuan Enver Hoxhën që të ulet në vendin që i kishin caktuar. Enver Hoxha, pasi u ul mori një cigare prej Ali Shabanit dhe ulur gju më gju me malësorët filloi kuvendimin sikur të ishte malësor i lindur dhe i rritur në atë vend. Veterani dhe bashkëluftëtari i Bajram Currit, Avdi Bajram Mulosmani i deklaroi Enver Hoxhës gjithçka kishte ndodhur në mëngjezin e 29 marsit 1925. I shpjegoi se Bajram Currin e stehuan në atë shpellë, duke menduar se xhandarmëria nuk do ta gjente, por ajo, në bashkëveprim me spiunët, e hetuan dhe e rrethuan papritur.
“Ne, vazhdoi Avdiu, qëndruam. Vetë Bajram Curri u ngrit, mori pushkën dhe qëlloi mbi xhandarët. Gjithë synimi ynë ishte që të shpëtonim Bajramin, se po të na vritej ai do të na vritej edhe rezistenca ndaj Ahmet Zogut e regjimit të tij. Hoxha interesohej për jetën intime të Bajram Currit, moshën, ushqimin, apo si flinte. Hoxha, pasi nderoi Bajram Currin u rikthye në Dragobi. Populli ishte mbledhur. Vendi ku do bëhej takimi ishte caktuar e rregulluar. Makinat ecnin gjatë rrugës që përshkonte fshatin. Dy pleq të Dragobisë, Sadri Isufi, babai i heroit të popullit Ramë Sadria dhe Dul Alia, patriot dhe strehues i Bajram Currit, iu afruan Enver Hoxhës. Gjithë fjalimi i Enver Hoxhës, që zgjati jo më shumë se një gjysëm ore u përshkrua nga një ide e vetme se edhe në Malësi mund të jetohej mirë ashtu si në fushë. Dreka për të mirëpritur Enver Hoxhën u shtrua në një lëndinë buzë Valbonës. Mënyja kishte tre gjellëra karakteristike të malësisë së Gjakovës: çorbën, mazën e zier dhe qumështin e trashuar. Enver Hoxha, bashkë me banorët e grykave të Valbonës, u ul këmbëkryq si malësorët në sofrën e rrumbullakët tropojane. Shijoi gjellërat karakteristike.
Kureshtarët nuk nguruan që ta pyesnin:. Si u duken këto gjellëra tano? -Shumë të mira- u përgjigj Enver Hoxha,- por ajo që ju preferoni shumë, (ishte fjala për mazën e zier), ka shumë shpenzime. Të nesërmën, datë 31 maj, Enver Hoxha u largua nga Tropoja. Tropojanët kishin mbushur rrugët nga Bajram Curri deri në Kam. Të vendosur në të dyja anët e rrugës, ata i shprehën mirënjohje dhe i uruan rrugë të mbarë. Vizitës së Enver Hoxhës në Tropojë iu kushtuan vargje poetike, këngë e valle. Poeti Ndoc Papleka e ka përjetësoi me vargjet e një peme të tërë “Enveri midis nesh”. Këngëtarja Fatime Sokoli i kushtoi këngën “Shkrepi rrezja mbi Shkëlzen”, ndërsa rapsodi popullor kosovar, Dervish Shaqja, vizitën e përjetësoi me vargjet : “Maj i kuq i vitit shtatëdhjetë/ N’histori ka me mbet/ N’ato bjeshkë të malësisë së Gjakovës/ Ushtoi zani i Enver Hoxhës.
Maj 1970, Tropoja tri ditë Përgatitje
Vizita e dytë dhe e fundit e Enver Hoxhës në Tropojë u bë në maj 1970. Asokohe unë isha i rritur. Kisha mbaruar shkollën për mësuesi e kryeja detyrën e drejtorit të shkollës në Valbonën turistike. Në agjendën e asaj vizite Enver Hoxha kishte planifikuar që të dilte mbas Kollatës, atje ku është vrarë Bajram Curri. Për këtë arsye, gjthë popullatës së Grykave (Dragobi, Valbonë e Çerem) iu krijua mundësia që takimin me Enver Hoxhën ta organizonte në Dragobi. Në vitin 1970 pranvera ishte vonuar. Dëbora akoma nuk ishte shkrirë. Freskia që ajo dëborë lëshonte acaronte klimën, duke shtyrë ditët e daljes së luleve dhe rritjen e barit. Ardhjen e Enver Hoxhës në ato gryka na e thanë tre ditë përpara. Drejtuesit e partisë e të qeverisjes vendore na mblodhën dhe të tërë së bashku hartuam detyrat për seicilin, që pritja dhe takimi të shkonte sa më mirë. Nuk na u desh shumë preokupim, sepse populli, sapo e mori vesh lajmin, shprehu kënaqësi të veçantë, duke menduar që të shkonte në atë takim me sa më shumë dinjitet që të nderonte vendin me gjitha vlerat patriotike që kishte.
Burrat dhe gratë nxorrën nga arkat veshjet kombëtare që i kishin rujtur për dasma e festa. Të rinjtë e të rejat blinin në dyqane ato veshje që u shkonin sa më bukur për shtat. Mësuesit dhe nxënësit mendonin të gjenin lulet më të bukura, mendonin se si ta pregatitnin një program sa më denjitoz me vjersha këngë e valle. Nxënësit e Rrogamit që vazhdonin mësimin në ciklin e lartë në Valbonë, sapo mbaruan mësimin, me çantat e librave në shpinë e pa ngrënë drekë, u nisën drejt shpateve të Papllukës, ku mblodhën lulet më të bukura që i sollën të nesërmen në shkollë. Nuk i harroj kurrë ato lule. Një bisht i gjatë rreth 10 centimetra, në mbarim të të cilit ishte një kupë prej 5 nënpetalesh me ngjyrë jashile e formë vezake, që pak e rrethonin kurorën. Sipër kupës qëndronte kurora me petale të pandara, me ngjyrë rozë, me mes pak të fryrë, me madhësinë e një gote rakie, me buzë pak të kthyera nga jashtë, të cilat veçoheshin nga njëratjetra nga një vijë harkore shumë pak e thelluar.
Dy mësueset e shkollës, që atë vit kishin vitin e parë të mësuesisë, i morën ato lule, i bashkuan katër nga katër, ua rrethuan bishtat me letër të bardhë dhe u dhanë atyre formën e buqetave. Me lulet që na sollën nxënësit pregaditëm aq buqeta sa kompletuam gjithë nxënësit e disa nga gratë e vajzat e fshatit. U përgatitëm me mish e shpirt. Në mesin e 30 majit të gjthë u mblodhëm në Zallë të Valbonës. mbanim me vete topan, fyell, çifteli. Për çudi të fatit, ajo ditë u gdhi e kthjellët. Dielli sa ngrihej në horizont e shtonte nxehtësinë. Njerëzit i thonin njëri-tjetrit: ”E shikoni dhe dita sot doli më e mirë se ditët e tjera”. Tjetri ia kthente: “Nuk thonë kot se njerëzit e mirë i shoqëron dita e mirë”.
Sa na kenaqe o Sali Derrishe! Po shko e bashkoju kumandantit, por merr me vete edhe Viçidolsin, o komunist! Keshtu do besh sevap me ne te tjeret!
O Ali Enjefi,qenke munduar shume o i gjore, per te shkruar komentin, ve bast qe vetem Birrisha e ka lexuar
Ama edhe ti e lexove. Mos kopjo te tjeret a i vrare. Apo te pelqejne lajmet me Bleonen. Gazetat jane per te tere. Dikush lexon vetem faqen e sportit, dikush pelqen thashethemet, dikush politiken, dikush ndonje shkrim historik e me radhe. Na cane trapin te tere ata qe i japin mendje gazetes mos shkruani kete e mos shkruani ate. Na dolen te tere profesora gazetarie. Lexoni mor burra te dheut dhe po nuk ju pelqeu kaloni faqen. Jo po do lexojme te tere cfare i pelqen njerit.
Edhe ky komentuesi Ali Senjefi ka marre mundimin te na sjelle nga historia e atyre viteve dicka qe brezi i sotem nuk e di. Na pershkruan psikologjine popullore te atyre viteve. Apo vetem Blendi Fevziu ka te drejte te na caje bythen?
Respekte per Ali Senjefin dhe kush nuk e do komentin te kaloje faqen.
ALI SENJEFI!Te pergezoje per kete shkrim brilante qe ke bere.Ato qe shkruan dhe tregon jane te verteta,dhe te mbushin me entusiazem,jan si ai oksigjeni i domosdoshem per jeten e njeriut,mbush mushkrit dhe gjalleron trupin e njeriut,per nje shendet dhe jete te mire,e plote fuqi e gjalleri.Edhe Enver Hoxha ishte osigjeni,shpirti dhe frymezimi i popullit shqipetare.Nuk ka patur,as ka dhe nuk do te kete udheheqes si ai,ku poplli i kendonte me shpirt,pasion,dashuri,dhe thoshte urimin me te madhe”març nga ditet tona”.Pra poplli per ate, jepte dhe jeten.Qendrimi arrogant dhe kriminel i Sali Berishes,sote,shton akoma me shume dashurin nderin dhe respektin per Enver Hoxhen.Nuk ka pare historia e popullit shqipetar deri sote,nje udheheqes te keq,makaber,shkaterrues,vrases,mashtrues si Sali Berisha.Neser mbi varrin e Sali Berishes do te kendojne korbat me kengen e tyre te zeze,per te zezat qe i ka bere ai ketij vendi,ketij kombi.Mirenjohje.
@Sparkaki, ti me siguri paske kene ndonji sigurimc i flliqur, hala s´te perbiu dheu?
O Ali Cenefi qenke interesante frymezim paske pase kur e ke pa foton e Enverit . Mire qe pranon se fshati Kolgecaj u quajt Bajram Curr po ne fakt ky e mer nuk i duhej vene ketij fshati por ndonje fshati ne Has ku prehet i madhi Bajram. Ketij fshati i duhej vene emri Ali Kolgeci qe iku ne Gjakov dhe pasi e dehen dhe ja bene ne bith u kthye i qire pa e ditur se kush haha sa te marre jeni ju Trapajanet.
PO per martese e djalit te sali berishes me te kusheriren thoshte gje?!
Hadithi e Kurani I lejon martesat e tilla…..edhe kisha katolike. Arabet katolike martohen me vajzen e tezes. Ti po thue se familja e Sali Berishes asht famile pa moral. More I shkret a din se familja e Sales ka gjak serbi.
duket fiks si ajo telenovela turke me perandorin sulejman qe vrau njeriun e tij me te afert ibrahim pashane. vetem se hoxha nuk ishte i shpallur sulltan, ne te vertete ai konsideronte shqiperine te tijen prone. si mund mehmet ibrahimi, pa lejen e tij, te fejonte djalin?
kushedi cfare trasformimi peson njeriu nga gjithe ai pushtet?
ndihet zot qe vendos per jeten apo vdekjen sklleverve te tij.
sidoqofte ramiz halja e paska kapur momentin per tu ngritur…
Pikes i ke rene. Autokratet dhe diktatoret i ngjajne njeri-tjetrit si pikat e ujit.
Me qe ra fjala, nga kjo distance po te lejohej ajo martese, do ishte gje e mire per shoqerine mendoj une. Ndoshta do te fillonte me heret te shtensionoheshin raportet mes shtypeseve hoxhist dhe shtresave te persekutuara. Rrjedhimisht tranzicioni i pas 90-tave do te ishte me pak brutal dhe me i shkurter.
toni
që je fantastik,nuk ka dyshim,por që ja fut ndonjëherë!’dihet dhe kjo!!
lali a e di se një “beks”(një nxënës i shkollës së mesme ushtarake skënderbej,njëherë e një kohë)di më shumë se kanë ditur të gjithë gjeneralët më të mëdhenj deri në fund të luftës së dytë botërore??
ndoshta të vjen në mënd përse?!
thjeshtë se ai i ka mësuar në shkollë atë që të tërë këta gjeneralë e kanë shpikur në momentet reale të ngjarjeve!!
se çfarë do të ishte e mirë e dimë të gjithë,por problemi është se në atë kohë nuk u vlerësua si një gjë e tillë!!
në atë moment kjo ngjarje u shfrytëzua për të kapur pushtetin!
pusteti i kap nga grupi i gabuar.e them i gabuar sepse dhe unë si ti mendoj se tjetri mund të ishte më i mirë!shumë fakte tregojnë se mund të kishim pasur një ndryshim po të mos kishte ardhur grupi i ramizit.POR prap nuk mund ta themi saktësisht!
për një arsye të vetme!
SEPSE NUK NDODHI!!
toni sot mund të themi shumë gjëra!mund të themi se po të ishte enveri gjallë sot dhe të kishte mundësi të korigjonte gjithë gabimet!?
të garantoj se do ta bënte!!
për fat të keq nuk mund të shkojmë pas!nuk mund të korigjojmë gabimet e djeshme!!
mund të mësojmë dhe mund të mos i përsërisim ato të djeshmet!
për fat të keq historia njerzore është e mbushur me përsëritje gabimesh!ne përparojmë në teknollogji,por jo në mardhënjet jetësore!!
dje nuk të leonte ideollogjia për tu martuar,sot nuk të lejon dogma,nesër????????????
@anti, e kam te qarte luften per pushtet. Por, hipotetikisht, e thashe qe per shoqerine shqiptare do ishte mire qe kjo martese te ndodhte. Pas saj sigurisht do te ndodhnin te tjera duke marr kete shembull. Niperit me nje gjysh ballist dhe tjetrin partizan, gjykoj une, do te ishin me te interesuar te shikonin kah e ardhmja se sa te vazhdonin luften e klasave.
Tungate Toni KS, i nxorra disa fjale t´Enverit ketu ma nalte, si psh: “kur e pieta, duhet te bec, s´duhet te bec, duhet t´analizoc”
Hahahahahaha, cfar shpipje “qorre” paska fole ky Enver Magari more?
Eh mort Ali,qe ende nuk e ke kuptuar se ti ate dite nuk ke pa Enver hoxhen ,po njeri qe e zevendsonte ate mbas sulmit ne trim qe enveri pesoj qysh ne vitet 73¡
Edhe pastaj ketu kuptoje qe njeri qe komandonte ne shqiperi ishte boshniaku ramiz alia,bashke me makedonken nexhmije,te dyte ne sherbim te serbeve.Enveri ne Duarte e tyre ishte nje njeri i ‘burgosur’,edhe nen survejim te rrepte qe askkush mos te kuptoje koken e d’y hienave qe kur di deshmin en vérin si te dojshin,sepse nga semundja enveri nuk ishte me ne gjendje me fiqiruar vete,po vendimet i merret sipas sugestionete e nexhmijes,te’cimentuar’ nga shoku Ramiz!
Keshtu me ndihmen e Nexhmijes ,dashnorja e tij gjate luftes,na u bâ Ramizi njeri numéro nje ne hije i regjimit,edhe kete Ramizin e keni ne cdo vendi antishqiptar gjate n’a te regjim!
Po mor LIL koqja.
o Ali Senjefi,
ik futi dhe nje top me mut tani dhe te befte mire!!!!!!!!!!!!
@-Ora 20-e e Mbremjes Radjo Tirana ne Lejmet e saj te Perditshme Njofton:Kryeministri Shqipetare Mehmet Shehu ne nje Krize Nervore “Vrau Veten”, si dhe nje Histori e shkurter, si luftetar iBrigadave ne Spanje,Komandant i Brigades se pare Sulmuse ect…
[email protected] U Mpim te gjithe kur degjuam Lajmin e Radjo Tiranes dhe per Habin me te Madhe Radjo Tirana vazhdon me Programin e Perditshem..ma Muzike Funeber sikurese ishte rasti i Hysni Kapos…c´fare kishte ndodhur??
Megjithese i vogel, u hodha nga Divana dhe thirra Komshinjte qe edhe ata kishin mbetur te Hutuar dhe akoma nuk u besonin Vesheve…biles shkuam edhe ne shtepi te tjera , per te mesuar per Lajmin e Kobshem, dhe te gjithe na Thane se e kishin degjuar…
Mehmet Shehu per ne te Vegjelit ishte nje Legjende, jo vetem e mesuar ne Shkolle, une kisha nje Arsye me teper per te Besuar ne Legjenden e tije..Gjyshi ime Labo-Mallakastriot kishte Strehuar Partizanet e Mehmetit ne Konaket e tije, i kishte dhen Luftes NACL-re,Gjyshje ime Fisnike u kishte dhene Nderresat e saja dy Partizaneve qe kishin zene “Morra” Maleve..pra si Mallakastriot une Ndjeja Dhimbjen time me ate qe degjova..
1-Po ate Nate Burra nga Mallakastra u Ngriten po te Tronditur,dhe moren rrugen per ne Tirane per te pyetur se c´fare ka ngjare, por per c´udi u NDALUAN Nga Policia ne Qafen e Lalarit..??C´fare ka ngjare??A eshte e verttet ajo qe Degjuam??Pra ajo Nate e Kobshme , la pa gjume shume Mallakastriot qe mezi prisnin te Agonte Dita.
2-Po c´fare kishte ngjare ate Dite qe Enver Hoxha therret me Urgjence Mehmet Shehun nga Korca..a thua “Shenon” te verteten Enver Hoxha ne Ditarin e tij, apo Ditari i tij ka edhe nje faqe te pa-lexueshme, ka faqen e Intriges qe kishte kohe qe pregatitej.
3-Mehmet Shehu, nuk ishte “Budalla”, qe te bente Thjeshte nje Fejes pa lejen e Komandantit..pamvarsisht “Justifikimit” Nostalgjik per te Birin sikurese shprehet Enveri,a thua ..Mehmeti “Gaboi” me vetedije apo Mehmeti kishte nje GUR Rezerve qe munde ta perdorte kunder Enverit,pra me thene Shkurt :Kishte Mehmeti ne dore ndonje Fakte Interesant,qe munde ta vinte Enverin ne Pozite te Veshtire????
@Mehmeti e dinte se Enveri , dhe ne mos Enveri Byroja Politike do te distancoheshin nga Gabimi i Mehmetit..apo Mos valle Mehmeti nuk kishte Llogaritur se Mbeshtetesit e tij si Kadri Hazbiu,apo Fecor Shehu do ti kthenin Shpinen ne ate gjendje Kritike..mos valle Mehmeti e ndjente Veten me te “Forte” se Klani i Enverit dhe lejoj Fejesen,por kur e pa se ju kundervune te gjithe athere u “Pendua”….ka shume si..dhe pse??
por le te shohim se pas Bisedes me Enverin ate 11-te Shtator te 1981-shit..Mehmet Shehu ate Nate KOntrollon vete Dyert e Shtepise ne Mbremje nese ishin kycur apo jo ..dhe ..ajo qe eshte FAKT..AI u thote Rojave peronale:Shikoni Hapni syte se mos na VRASIN????Pra nga kush kishte FRIKE Kryemin istri Shqipetare?????le te shohim Shenimet e Enver Hoxhes..dhe Vazhdojme…lol
Ne vitin 1981 Enver Hoxha e kishte mesuar se ditet e tij i kishte ne numeruara nga semundja e gjakut. Disa vite me pare mjeku francez keshilloi te bente transfuzion me gjak femijesh te porsalindur dhe Nexhmija me ane te Sillos urdheroi Glozhenin qe te mblidhte gjak femijesh nga materniteti i Tiranes duke u njoftuar lehonave per femijet e tyre te vdekur gjate lindjes. Por as kjo mase nuk e shpetoi dot Diktatorin sadist dhe qe nga ajo kohe Nexhmija nuk e la te qete burrin e vet qe po vdiste me lutjet e saj per te likuiduar Mehmet Shehun dhe klanin e tij mallakastriot, pasi e dinte se me te vdekur Diktatori, Mehmeti, Kadriu dhe Fecori do t’i vrisnin me soj dhe sorrollop te gjithe nga klani Hoxha. Prandaj edhe ne fillim u hoqen sikur e pranuan fejesen e Skenderit me Silva Turdiun dhe me pas e goditen per vdekje Mehmetin duke e shpallur si poliagjent edhe te rusit edhe te amrikonit dhe inglizit. Kur Sulo Gradeci vrau Mehmetin me nje plumb pas koke pasi e kishin telendisur me pare ne Byrone Politike, vajza e Enverit Pranvera Hoxha shkoi ne vilen e familjes se saj ne Bllok dhe dha e para sihariqin:
“VDIQ QENI, SHPTETUAM!”
Me pas Enveri vrau nje pas nje te gjithe klanin mallakastriot ashtu sic kishte vepruar me te gjithe shoket e tij me pare qe nga Qemal Stafa e deri tek Kadri Hazbiu. Kjo eshte e verteta e fejeses se Skender Shehut me gocen e profesorit te matematikes qe nga Gjymnazi i Shkodres, Qazim Turdiu qe i kishte dhene LEKA hua studentit plengprishesh Enver Hoxha ne France dhe qe ky nuk ja kishte kthyer akoma edhe kur Qazim Profesori i matematikes jepte leksionet e tij te jashtezakonshme ne Universtitetin e Tiranes. LEKA borxh ne France Enver Pederasti i kishte marre edhe Gogo Nushit edhe Zoi Fundos qe e njohu i pari me idene komuniste bolshevike dhe atehere Enver Hoxha ja ktheu:
PO NE JEMI BURGJEZE MORE ZOI, NUK JEMI PROLETARE BARKTHARE.
Kur u kthye nga Belgjika ku punonte ne ambasaden e Zogut ne Bruksel pa dipllome dhe pa arsmin perktates, Enver Hoxha u strehua ne vilen e kunatit te vet Bahri Omari qe ishte eksponent i Ballit Kombetar dhe me pas u be minister i jashtem i qeverise fashiste. Arshi Pipa per te cilin Enveri shkruan me mllef ne letren e tij ishte pedagog letersie ne Gjymnazin e Shkodres dhe Bahri Omari i u lut qe te ndihmonte me nje rekomandim qe Enveri te fillonte pune ne Liceun e Korces megjithese nuk kishte asnje dipllome. Ashtu sic edhe ne emerimin e tij si sekretar ne ambasaden shqyptare ne Bruksel edhe tani Enver perdori lidhjet e tij per te gjetur pune megjithese nuk kishte mbaruar asnje shkolle. Pasi morri pushtetin vrau dhe masakroi te gjithe bamiresit e tij:
Madam Ollgen, te vene e Myfit Bej Libohoves qe e ndihmoi ne emerimin e tij ne Bruksel ne ambasaden shqyptare
Bahri Omarin, kunatin e tij qe e financoi ne France me lekat e tij dhe e strehoi gjate gjithe Luftes ne vilen e vet ne mes te Tiranes, ngjitur me vilen e Qazim Mulletit
Arshi Pipen dhe Muzafer Pipen qe e ndihmuan per te gjetur pune ne Liceun e Korces megjithese nuk kishte asnje dipllome.
Te gjitha keto jane te dokumentuara ne arkivat shqyptare, por gjenden materiale autentike dhe ne arkiva te huaja nga diaspora shqyptare ne Bote.
Prandaj edhe keto shkrime qesharake ne gazeten TEMA per mosdijenine e Enverit per Qazim Turdiun qe ishte profesor i nderuar ne UT vite me radhe dhe per korifeun e letersise shqyptare Arshi Pipa, drejtues i Zerit te Amerikes per vite me radhe nuk mund te mos ngjallin vetem perqeshje dhe tallje nga Bota e civilizuar ne nje kohe qe Shqypnia po kerkon t’i bashkohet BE-se Demokratike dhe Antikomuniste.
Arshi Pipa korife i letersise shqiptare?!I mjeri Uran!U linde kerriç dhe edhe pas nje jete te tere ,nuk arrite dote te behesh as gomar. Nastradin,Nassrudin,(jo Intelektual,Shkrimtar)jane emerat qe i ke zgjedhur vete e qe te shkojne me shume pas shtatit.Je nje pllake e prishur gramafoni qe perserit deri ne te vjelle te njejten melodi bajate.
Ja ku ke nje material qe mund ta lexosh nese di shkrim dhe kendim o
DUDUM i Partise se Punes qe te mbyllesh squpin e fanatikut dallkauk dhe te kutposh te VERTETEN.
https://en.wikipedia.org/wiki/Arshi_Pipa
Mos perdhos emerat me te shquar te intelektualeve shqyptare o DUDUM i Partise se Punes, qe e donin Vatanin ne Boten Demokratike Perendimore dhe jo si aneks te Lindjes Bolshevike gjakatare staliniste. Shkoji dhe lexoji me vemendje si profesori i jashtezakonshem i letersise ne gjymnazin e Shkodres Arshi Pipa behet profesor ne Universtitet me prestigjoze amerikane, jo si Universitetet fallco e Erjon Veliajt apo te Edi Rames apo edhe te pederastit sadist pa shkolle Enver Hoxha.
Nderuar qofte kujtimi i Profesorit tone te letersise ne gjymnazin e Shkodres Arshi Pipa, KORIFEU i letersise moderne qe na futi patriotizmin e vertete ne shpirt ne vitet e rinise sone.
SHKRIMTAR! Na habite me kete komentin tend bastard.Ti dukesh qe je kundershtar dhe e ke mizen ne kesul,prandaj na shkruan keto mbroçkulla, qe i ha vetem ti.Nuk ti beson njeri keto shpifje e trillime qe bene ti.Keto shitja ndonje tjeteri si ty qe do kini mare ndonje gozhde nga Enver Hoxha.Dhe nqs kini mare vertet,ta mbani me shendet,dhe mire jua ka bere.Edhe une kame nostalgji per Mehmet Shehun,se ishte trim dhe shoke i armeve me Enver Hoxhen,por jame kundra veprimeve te tija te cilat u pranuan nga vete ai ne autokritiken qe bene me shkrim ne byron politike.Prandaj mos ja fute kot.
@@@ Shkrimtari:Respekt per shkrimin -Koment eshte tamam ashtu sikurese Shkruani me siper nuk i heq asnje Presje…sa per KOmentuesit e tjere qe ngrene ne Qielle “Figuren e Hoxhes ” kane te Drejten e tyre,por @Shkrimtari thote te verteta dhe jo Supozime,pa Nostalgji per Enver Hoxhen,gjerat duhen shikuar jo vetem ne “Driten” e Synoptikes se Hoxhes por edhe sikur i parashtrojne te tjeret..lol
Duan te mbulojne mutin mal qe ka bere regjimi pervers i tanishem me
sensacionet e 40 vjet me pare . O tempora, o mores !!!
@ shkrimtari,
tezja ime sa kishte lindur nje vajze ne ate kohe ne kucove dhe nje mbremje bebja kishte pak temperature, ne urgjence i thane lere ketu gjate nates de shko ne shtepi pa merak. kur vajti heret ne mengjes te shikonte vajzen, i thane se kishte vdekur!
ai qelbesire vetem ju piu gjakun popullit dhe klani hoxha akoma drejton…
Te gjitha keto jane ndodhi ne folene e ujqerve…Mbasi hengren njeri tjetrin, hengren dhe Shqiperine…Tani po i cvasin dhe kufomen bijte dhe niperit e tyre…
ne korce enveri i pelqente shume djemte e bukur dhe i mbante pas klase ne bodrumin e shkolles per studim jashte klase…
Zoti Ali ,na kenaqe me kete tregim mbi takimet dhe vizitat e Enver Hoxhes .Ate burre se ban ma nana!
URIME!
Po perse nuk i lini keto brockulla skan as nje vlere Po te meren me Salken qe ish futur vendit me themeli drejt shperberjes te kombit shqipetar
beqnirit me kostum me kuadrate,ska hije burri,nexhmija paska hequr keqper k
FEJESA E SKENDER SHEHUT ME SILVA TURDIUN SI ZBARKIMI I XHEVDET MUSTAFES NGA DETI
VAZHDIM – PJESA E DYTE:
Po te lexosh historine e Botes meson se pirja e gjakut nga femijet e porsalinsur dhe nga virgjereshat e reja ne shume raste shpetonte sundimtaret e semure nga vdekja e sigurt. Kur shefi i qendres se gjakut ne tirane doktor Zhuzhuni qe ishte edhe farefis i larget i familjes Hoxha konstatoi semundjen e ralle te gjakut tek Enveri me urgjence familja siguroi nga Franca nje mjek te njohur te fushes, i cili me te mberritur ne Tirane, kur pa rezultatet e analizave nga doktor Zhuzhuni rekomandoi transfuzionin e gjakut te Diktatorit me gjak femijesh te porsalindur, por qe ne Bote tregetohej me nje cmim shume te larte. Kete ceshtje Nexhmije Hoxha e zgjidhi me Sillon dhe doktor Glozhenin pa paguar asnje LEK duke i njoftuar lehonave ne Maternitet se femijet kishin lindur te vdekur. Kjo histori HORROR e regjimit sadist komunist vazhdoi per disa muaj ndofta per disa vjet dhe kur lajmi morri dhene dhe lehonat e reja nuk donin me te lindnin ne Maternitetin e Glozhenit dhe Aparati i KQ te PPSH u shqetesua nga thashethemet qe po perhapishin ne popull duke nderhyre tek Nexhmija per te nderprere me ne fund kete histori REZILI per vendin tone. Kur Nexhmija e pa qe edhe transfuzioni me gjak femijesh te prosalindur qe e siguronte nga Materniteti doktori Frankenshtajn Glozheni nuk e shpetoi dot Enverin, atehere ankthi dhe pasiguria per jeten e pinjolleve te familjes Hoxha u kthye ne nje paranoje te vertete.
Nga ana tjeter Mehmet Shehu, pas ekzekutimit te gjeneraleve te pabindur ne 1974 po grumbullonte rreth vetes shume pushtet: Nga njera ane kishte Kadri Hazbiun fshatar nga Mallakastra qe konsiderohej si Legjenda qe kishte ne dore Ministrine e Mbrojtjes dhe te Brendeshme, kontrollonte Sigurimin e Shtetit dhe nga ana tjeter kishte vene nen kontroll sherbimet e fshehta me ane te Fecor Shehut me shume spiune ne vende kyce te survejimit te pushtetit. Ne popull ishte hapur lajmi se klani Hoxha i kishte ditet te numeruara dhe se BOSI i ardhshem i Shqypnise quhej Mehmet Shehu. Nderkombetaret jepnin shenja qe Mehmeti do te ishte ai qe do te kryente ndryshimet politike ne vendin tone.
Ne kete situate Enveri e tregoi edhe njehere se ishte MAESTRO i sajimit te intrigave djallezore nen trysnine ne rritje nga ana e Nexhmijes dhe me nuhatjen e rufjanit DINAK pa tek fejesa e cunit dallkauk te Mehmetit me gocen e MIKUT te tij nga Franca Qazim Turdiu, i vetmi nga shoket e Frances te Enverit qe kishte mbetur gjalle dhe qe jepte leksione matematike ne UT i pashqetesuar nga askush, pra Enver me dinakerine e tij te sadistit gjakatar pa ne kete fejese nje shans per te shpetuar familjen e tij nga masakra e klanit te Mallakastres pas vdekjes se pashmangeshme te tij. Prandaj edhe me nje zgjuarsi djallezore e miratoi fejesen dhe me pas e goditi pa meshire Mehmet Shehun duke e denigruar si nje poliagjent legen pa vlere dhe i vrau me nje plumb pas koke pasi e kishte detyruar te poshterohej ne Byrone Politike me lloj-lloj sajimesh. Ne kete fushe Enveri e tregoi se nuk kishte analog. Askush nuk e pyeti pse Silva Turdiu me hije ne biografi ishte nje volejboliste e ekipit te Dinamos kur femrat e Kreshnik Tartarit kalonin ne siten e Luftes se Kllasave perpara se te pranoheshin atje? Silva Turdiu kishte dale disa here jashte shtetit dhe askush nuk i kishte bere verrejtje trajnerit Tartari per biografine e saj, bile ne leksione Turdiu tregonte me shaka se Enver i kishte marre borxh ne vitet e Frances, te cilin nuk ja kishte kthyer akoma.
Qe te shkojme me tej ne kete histori: Mehmeti u likuidua me dinakeri enveriste, Kadri Hazbiu u detyrua te fliste poshtersira te papara kunder tij ne Peze, ne shtator dhe menjehere pas kesaj mileti mesoi per zbarkimin nga deti te CUBIT kosovar nga Australia Xhevdet Mustafa per te vrare Enver Hoxhen dhe kjo percaktoi edhe fatin perfunditar te ARMIKUT Kadri Hazbiu dhe te klanit te Mallakastres ne favor te krushkut te Nexhmijes Ramiz Alia, i cili per fatin e keq te Shqypnise la pas mafien e kuqe komuniste me pushtet.
Hahahaha o hush, dukesh qe je me shkollen e enverit e sje tu dallu qualitetin e dografise.
Kuadrat jane nga dografija, shiko dhe fustanet e grave kane te njejten rrjete.
edhe mami juaj e ka fus.karin me rrjete,ja kam pare un.me vjen keq………
me sa kuptoj bolle kishin vetem ajo burnesha SILVIA dhe mafiozi xhevdete.
tjeret homos te degjeneruar!!!
Shkrimtari,
Jo enveri nuk i pa keto gjera,se ai nuk ishte ne gjendje per te qeverise e jo me per inskenime Kaq te sofistikuar,sipas deklarimeve te doktoreve franceze per qeveri.Po i pa nexhimija me Ramiz aline,edhe nexhmija me Ralle aline-alias bora-kurdisen vrasjen e Mehmet shehut edhe kurdisjen eEnverit kunder familjes Shehu.
Pyetja qe duhet te béni qe te kuptoje mire lidhja ramiz -nexhmije eshte pse nuk u lejuar martesa e vajzes se ramizit me djalin e enverit…Ishte dicka incestuale qe vetem ramizi e nexhmija e dine?
O shkrimtar i kanaleve te zeza o koqe kandari, Shqiperia ne kohen e Enverit ishte shteti i jone. Eksperiancat e huaja per te rrezuar diktaturat jane keto : Iraku sot i perfshire ne lufte ndermjet religjioneve dhe xhihadisteve,Siria ne lufte per interesa amerikane ku arabet refugjate pranohen nga urdherat amerikane si konvencione te Gjeneves e bla-bla!Egjypti pranvera arabe dhe Tunizia apo Libia e kadafit sot ne qender te vemendjes nga Xhihadi ku turistet vriten si qena ne mes te plazhit. Te vijme ne teme or sklerotik injorant, Sali Berisha e ka kthyer Shqiperine e dikurshme edhe ne ditet e sotme ne nje shtet si ne nje rrenoje apo qendren e korrupsionit boteror! Vrasjet e tij kundra njerzve te pafajshem eshte njemijhere me e madhe se e Enver Hoxhes kundra njerzve si S.Berisha i maskuar si doktor apo agjendi Bisturia e ke harruar o bucko prej leshi mikun e Fazllicit!
Eshte e cuditeshme qe brenda nje jave kjo ceshtja e marteses prishur Shehu-Turdiu eshte cfaqur tre here te kjo gazete qe tregon se nuk po prodhohen lajme.Titulli i ketij shkrimi eshte shume bombastic dhe po ta lexosh nuk ka absolutisht ndonje gje te re.
Nje mendje e ftohte gjykon se Enver Hoxha del pesonazh pozitiv ne kete histori sepse ishte nje veprim “out the order”i Mehmet Shehut sepse nuk duhet menduar me teorine e nje prifti dikur qe thoshte “beni si them une dhe mos beni si bej une”.
Por ajo qe vlen te theksohet se diskutimi per jeten e Enver Hoxhes eshte kthyer ne nje “hobby” dhe armiqte e tij qe jane shume ne vend ta diskretitojne po i rrisin lavdine si ne kete rastin qe diskutojme.
Por ajo qe eshte kryesore eshte se shume armiq te enver hoxhes jane dhe armiq te kombit.Le te kuptohemi nuk duhet te mbroj enverhoxhen dhe pranoj plus-minust e tij..por serbet ekstremiste,filogreket,haxhiqamilistet,,ish fashistet,esatistet,zogistet,fashistet,titistet,diversantet,terroristet,celulat islame fanatike nuk duhet te ndihen para enver hoxhes si puna e ketij komentuesi palo shkrimtari qe eshte nje merimange e zeze forumesh sepse nese ne Shqiperi sot mund te mungoje nje analizim i mirefillte, ashtu sic e meritojne figurat e shquara te historise apo edhe ato te diskredituarat shume vite me pare, sic eshte ajo e Xhafer Deves, kjo nuk do te thote se shqiptareet e shkolluar, apo ata qe kane premisa te njohin te verteten e historise se tyre te terhiqen ne erresiren e mungeses se informacionit, per shkak te papergjegjshmerise se politikes, apo per shkak te konfuzionit te pergjithshem qe mund te krijoje nje tranzicion i sterzgjatur, sic po ndodh me te tashmen shqiptare. Ne lihemi ne ‘konkluzionet’ e ca matufeve-servile qe hane ne cdo regjim e na japin mend., sic eshte historia e turpshme e perpjekjeve per falsifikimin e dates se clirimit – 29 Nentorit, etj etj.
Fenomeni i shume-perhapur tek ne prej viteve 90 e ketej, me perpjekjet per te erresuar cdo gje te lavdishme dhe per te revizionuar dhe pastruar, jashte te gjitha limiteve, figura te diskredituara te historise shqiptare, eshte e po behet me shume agresiv… Te rinjte e sotem dhe te rinjte e te nesermes historine duhet ta lexojne ashtu sic eshte, sepse ne te kunderten cmimi qe shqiptaret do t’i paguajne historise se te ardhmes do te jete shume i rende dhe do te kete emrin Harrim. Harrim i momenteve qe nuk duhen harruar, harrim i Heronjve te Vertete dhe hapje vend ne Panteonin e Lavdise per figurat, qe e kane vendin ne stolin e turpit ne perjetesi.
Sot figura si Abaz Kupi, Anton Harapi, Xhafer Deva, Lef Nosi, Hasan Dosti, Rexhep Mitrovica, Abaz Ermenji, Mit’hat Frasheri, Muharrem Bajraktari, Gjon Markagjoni e te tjere, po na paraqiten befas si patriote te medhenj, pershkruhen te zezat e komunizmit ndaj tyre dhe se ato burra te pamposhtur i paskan sherbyer Shqiperise me pergjerim. Per shume prej tyre permendet vetem kalimthi, se i paskan sherbyer nazisteve gjermanit vec per “pak kohe”, vec per “t’i sherbyer” atdheut e “shpetuar” ate nga komunizmi.
Si mund te merret guximi te revizionohen keto figuara te mbuluara me turp, sepse “me pare” paskan qene burra te mire e patriote apo se me pas, komunizmi i paska “persekutuar”?
Por e verteta mbetet e vertete dhe komunizmi nuk hyn fare ketu.
Perse valle njerez si keta Historia Boterore i ka quajtur Kolaboracioniste, apo Kuislinge?
Ky epitet famekeq vjen nga emri i Vidkun Quisling, qe bashkepunoi me nazistet kunder kombit te tij, Norvergjise. Ne Shqiperi ato qe moren poste ne kohen e pushtimit italian apo gjerman, ishin thjesht tradhetare te atdheut. Te tille u konsideruan “koleget” e tyre ne bote qe bene te njejten gje.
Perse u dashkan te rishikohen figurat e tyre ? Nese Xhafer Deva paska qene burre i mire, ka dashur Kosoven e Shqiperine pa mase, kjo mund te permendet deri ne kohen qe u be bashkepunetor i Nazisteve.
Perse? Ne Luften e Dyte Boterore, figura, me pare te respektuara, qe do permendeshin per mire per gjenerata te tera, por vetem per ate hap te gabuar, qe ju bashkuan nazizmit, jane damkosur si tradhetare nga vendet e tyre. Burra shteti, mareshalle, admirale e gjenerale, diplomate e njerez me emer ne fusha te ndryshme, qe per nje arsye a tjeter (ajo tashme nuk ka rendesi) ju sherbyen Nazisteve, quhen e jane denuar si Kolaboracioniste.
Le te marrim shembullin me primar. Mareshallin Petain, qe sot historianet franceze e quajne thjeshte Philip Petain dhe te denuar si tradhetar te atdheut, e qe quajne Mareshal Hauteclocque, liderin e rezistances Philippe Leclerc de Hauteclocque.
Petain, nje hero i Luftes se Pare Boterore, zgjodhi qe qe ne te Dyten te behet bashkepunetor i gjermaneve dhe udhehoqi Qeverine Kuislinge te Vishise. Fati i tij dihet ne mbare boten, pas lufte gjykohet e denohet me vdekje (me pas falet nga presidenti De Gol) e sot konsiderohet simboli i turpit per mbare Francen. Askush nuk i referohet atij si burre i mire. Apo si burre i persekutuar, apo se gjyqi pas lufte a denoi pa te drejte.
E pra, Peten deri ne veren a 1940 respektohej ne mbare boten per emrin e mire, por sic De Gol (qe e kish njohur personalisht) tha nje here “ Peten ka qene nje njeri i madh, por ai Vdiq ne 1925), por reputacioni i meparshem ‘heroit te Verdunit nuk e shpetoi nga damkosja e perjetshme, ne France, ne Bote e ne Histori, u quajt dhe ashtu do mbetet, nje Tradhetar.
Peten per nga fama, arritjet e reputacioni ka me shume peshe se Xhafer Deva apo kolaboracionistet nga Shqiperia, por ndajne bashke nje fat – te gjithe bashkepunuan me Okupatorin e ne proces tradhetuan atdheun.
TANI, ne u dashka te shkruajme bemat e tyre dhe te flasim mire per ta? Por si? Cfare kane bere? Apo se persekutoi dhe vrau dhe derdhi gjak popullsie te pafajshme ne rruget e Tiranes me 4 Shkurt te vitit 1944…?? Vepra e tij eshte fakti qe e denon, ashtu si ne shume vende bashkepunetoret me gjermanin e filluan kete ne vitet 40-41, ne Shqiperi dhe kur lufta shihej qarte se kish marre krahun e humbjen per Gjermanine Naziste, Kuislinget Shqiptare u lepinin cizmet e krijonin Regjenca e te tjera grupe, bile deri ne tetor te 1944.
Per ata njerez eshte shkruar nje here e pergjithmone fati i tradhetise,
njerez si Xhefer Deva e kane marre nje here e mire vulen e turpit nga Historia
A kane qene burra te mire Kolaboracionistet Shqiptare deri pak para Bashkepunimit me Hitlerianet e Fashiste te tjere eshte pa rendesi per shqiptaret. Akti i tyre “final” eshte i parevokueshem e askush nuk mund te ktheje dot kohen pas, nuk mund t’i rishikoje ne nje drite tjeter apo te perpiqet te na i paraqese ata ne nje version pozitiv.
Tradhetare ishin dhe te tille do te mbeten! Ashtu si gjithe kuislinget ne te gjithe Europen e okupuar nga Nazi-Fashizmi. Ky eshte nje fakt i palevizshem. Pavaresisht se historia ne Shqiperi u be rremuje ne keto 20 vjetet e fundit dhe historia a pa anshme e shkencore nuk mund te pretendohet ne keto vite. Per kete le t’i referohemi Historise Boterore
te te njejtes periudhe – Luftes se Dyte Boterore dhe te bejme sic bene te gjithe, pra le t’i quajme Tradhetaret – Tradhetare dhe Heronjte e vertete – Heronj.
Xhefer Deva ka qene nje Kuisling, si shume shoke te tij, qe bashkepunuan me okupatorin dhe i tille do ngelet perhere. Te njejte do ngelen dhe Kuislinget a tjere, Dosti, Harapi, Ermenji, Mustafa Kruja e soji i tyre. Nuk mund ta kthesh dot kurre nje kuisling ne Atdhetar…por ne Shqiperi c’fare nuk ndodh…!
Eshte e trishtueshme qe vitet e fundit po behen perpjekje per rehabilitimin e tij nga kuislinget Berisha dh Basha. sic bene dhe me Zogun Nderrimi i tabeles se deshmoreve te 4 shkurtit 1944 pikerisht ne pervjetorin e Kosoves dhe venia e emrit te Rugoves ketij pinjolli te Deves eshte me teper se skandaloz.I neveritshem ishte dhe qendrimi i Ilir Metes i ketij mender “ antifashisti”qe kur ishte ne kualicjon me PD ne bashkine e Tiranes u be kuisling i Bash-Berishes.
Por ajo qe ka nje rendesi te vecante eshte qendrimi i disa amerikaneve shqipfoles ne Amerike qe per te luftuar gjasme komunizmin po perdorin si arme zogizmin dhe kuislinget qe ne fakt con te nje percarje kombetare me efekte shkaterruese permanente
Dihet qe Xhaferr Deva i perket atyre krimineleve te L2B qe duhej te dorzohej per gjykim nga shteti amerikan.Jo vetem kaq por Xhaferri u perdor nga CIA per veprime diversioni ne vitet 50’ por deri ketu nuk ka ndonje problem se ishte lufte e ftohte.
Por pas 1992 te na vine pinjollet e ketyre kuislingeve per te vendosur “demokracine”kjo nuk shkon.Aq me teper kur Ylli ne ngjitje Lulzim Basha ka parametra te njejta si nje VRASES I qytetareve te Tiranes ne 21 janar 2011 ku qeverite euroatllantike mbyllen syte dhe toleruan nje akt fashist.
4 shkurti 1944 dhe 21 janari 2011 perbejne nje simetri perfekte,dhe eshte koha qe Amerika dhe Bashkimi Europjan duhet te kerkojne ndjes shqiptareve dhe menyra e vetme per ta shfaqur ate eshte denimi i nazi berishizmit dhe Lul Bashicit ketij Xhaferr Deve junior.
Jo cdo kriminal dhe tradhtar i kombit ka te drejte te shaje Enver hoxhen,edhe pse jane bere shume….
Djalli Enver nuk genjente si te gjithe mashtruesit..Ai ishte nje prestigjator,qe e shnderroi popullin ne somnambul,qe leviste qorrazi sipas diktatit te tij.Ketij Ali Senjefit nuk i ka dale hipnoza akoma!!!!!!!Nga rrefimi i ketij bashkekombesit te Vucidolit po kuptoj,qe ne vitin 1951,prestigjatori i kishte hedhur trute e gomarit ketij populli. Gjate diktatures Enveriste populli jetonte nje MIRAZH,te parajses sosialiste,te vendit te vogel shkemb graniti ne brigjet e Adriatikut!!!!Diktatura proletariatit dhe lufta e klasave ishin motorri qe e conin shoqerine perpara.Nje kryeminister,pjese e krimeve te atij sistemi absurd,guxoi te nderprese hipnozen,qe zgjati 48 vjet,duke mos e pjerdhur per fejesen e djalit,;duke i thene te birit:Bej cfare te thote zemra,se boll i kemi masakruar shqiptaret e pafajshem deri ne brezin e trete dhe foshnjat qe nuk kane lindur akoma! E pesoi si te tjeret,se gypin e narkozes e mbante Enveri,jo Memeti.Keta kafshet e Vucidolit,ballisto-zogistet dhe enveristet, fajesojne Ramiz Aline .Ramiz Alia ja hoqi ketij populli markushin e narkozes se luftes se klasave,;Ramiz Alia ishte ai qe c`montoi nga vendimmarrja,Veteranet gjaksore te luftes vllavrasese,keshillet popullore te lagjeve dhe fshatrave,organizatat baze te partise,sexionit te kuadrit, sigurimit te shtetit,duke ja dhene kompetencat,komiteteve ekzekutive, komiteteve te qytetit,policise se shtetit.Ramia Alia cmontoi testatat explozive nga bumjet e partise mor torollake me biografi te keqe!Po te ishin ne fuqi levat e partise,nuk shperthenin ambasadat.Sali Berisha ishte pjese e testatave te cmontuara te sigurimit te shtetit.Ai po e kishte te pamuntur te shfrente ligesine shpellare per te denuar politikisht koleget pas vdekjes se Enver Hoxhes.Ndaj vrapoi tek studentet,qe te hakmerrej nga ana tjeter e barrikades.
Po e beni 11 shtatorin 1981 me te rendesishem se 11 shtatori 2011 dhe e paska zbuluar Panorama ?? Pika qe nuk ju bie..Ne vend ta nxini figuren e enverit atje ku duhet dhe ka sens ju merreni me perallat e Nerit dhe silves.Te njejten gje po ben dhe Edi Rama qe ne vend te merret me krimet e Salizmit po merret me bunkaret e Enverit.Thjesht po ushqeheni me kockat e vdekur te enverit sc bene turqit dhe pashallaret shqiptare me kufomen e Skenderbeut dhe asgje nuk ka ndryshuar pasi pas më shumë se 500 vjetësh, shqiptarët, festojnë me madhështi, krenohen me Skënderbeun dhe periudhën e tij. Askush sot nga shqiptarët nuk përmend, sa verë piu dhe sa mish hëngri Skënderbeu, sa kështjella kishte dhe si jetonte ai.
Askush nuk përmend sot, se si u’a cungonte Skenderbeu shqiptarëve liritë dhe të drejtat, duke i mbajtur për 25 vjet rresht në luftë, duke i privuar nga liritë dhe kënaqësitë personale. Luftërat atëhere zhvilloheshin në verë dhe pranverë. Në këto dy stina shqiptarët në vend që të shijonin jetën, shijuan për 25-vjet luftën vdekjen, shpatën dhe shigjetën. Askush sot, nuk përmend se sa princërve shqiptarë i’u pre koka, se sa tradhtuan, sepse nuk ishin dakord me të. Ja këto “krime” të Skënderbeut në kohën e tij, shqiptarët e sotëm nuk duan t’i dinë. Atyre sot u intereson VETËM LAVDIA e Skënderbeut jo krimet e tij të atëhershme. Sot shqiptarët e kanë për krenari, që përballë një Europe të trembur, Skënderbeu i bëri ballë, superfuqisë më të madhe të kohës, Turqisë. Vetëm kaq. Kjo ka mbetur. Të gjitha të tjerat u zhdukën, u harruan me kalimin e kohës, me kalimin e brezave.
Kjo është logjika e historisë. Nga kjo logjikë, nuk shmangesh dot. Kjo logjikë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kësaj logjike do t’i nënshtrohet edhe Enver Hoxha.
Sot kur ai kthyer ne nje bordello ambasdorësh,në një kolumbi droge të Europës…gjëja më e mire për ju LATIFET & NASTRADINET ështe heshtja dhe boll me këtë Silvanën se po na I shpifni edhe ato cilesi te mira qe ka patur.Në fund te fundit Tirana por dhe skuadra legjendë e volejbollit e Dinamos ka patur vajza edhe me te mira se kjo qe ë perzune nga blloku si lecke dhe po e quani heroizem..për cfarë
Muhabete shteterore si plakat e lagjes.
Edhe sot po te njejten gje ” e lagjes” qe jane ne parlament hoqen golfin e leshit dhe veshen kravate po llafet nuk harruan as tani dhe as nuk do i harrojne
Makthi i kesaj ceshtje eshte:Ishte vete-vrasje apo vrasje ajo qe ndodhi me kryeministrin M.Shehu me 17 dhjetor 1981.Persa kohe do te jene gjalle autoret e asaj historie,do te kemi lajme te tilla.Eshte nje histori e cila sado qe koha kalon ajo aq me shume vlon.Pas vdekjes se kryeministrit M.Shehu ka 34 vjet qe ky vend perpelitet drejt te panjohures,ky eshte problem.
Te gjitha ideologjite, sistemet, ne radhe te pare u sherbejne atyre qe i sponsorizojne.Diferenca midis njerit sistem e tjetrit eshte se sa perfitojne shtresat e varfera.Sistemi komunist ishte ne sherbim te shtriries sa me shume te perandoris se kuqe ortodokse dhe baza e saj shoqerore ishte diktatura e majte.Diktaturat te majta apo te djathta kane nje te perbashket,diktaturen.Ne historin e zhvillimit shoqeror sistemi me i mire por jo prefekt rezulton ai demokratik. Ne qofte se ne shqiptaret do vazhdojme te meremi me kadavren komuniste,me semundien-nosstalgjike te kryekrimeve antipopullore e antikombetare me kriminelosadistet hoxha sheu e com nuk do kemi kohe te meremi me te ardhmen tone.Peza eshte gur themeli i varit te kombit,festimet ne peze jane thellimi i varit kombetar.Per ne ka nje ruge ose bashkimi me perendimin e denimi i vijes lindie-sllaviste, ose nenshtrimi ndaj rusis alla perandoria-ortodokse e kuqe me diktator stalo-putinin
Habitem ku shkuan te gjithe ata qe e respektonin enverin si perendi..kurse sot po i bluajne kockat.Shikoni me sa pasion i kendonin dje dhe me po aq pasion duan ta zhdukin nga faqja e dheut….por u bene 30 vjet qe po ja rrisin akoma lavdine edhe pse ka bere gabime te renda nga koha dhe rrethimi i eger 40 vjecar
Dhe njëmij’ o Enver djali
Gjirokastër ballergjëndë,
ç’ësht’ ky nur që të ka rënë?
Më qesh buza, më fjeks balli,
ditëlindjen më ka djali.
Nëpër dallgë historie,
o Enver, se ç’të kan’ hije
thinjat me lule rinie!
Shqipërin’ na rinove,
në ball’ të Partisë nënë,
gjith’ gëzimet që na solle,
mblidhën vetë e bëhen këngë.
Sot, në ditlindjen e madhe,
kalldrëmet jan’ zën’ në valle;
mbi gur’ ndizen lule mali.
Dhe njëmij’, o Enver djali!
Gjirokastër, 1983
Nën komandën e Enverit
Ditën e tetë nëntorit,
Lindi shpresa e lirisë,
Dolli manifesti i parë,
I bën thirrje vegjëlisë:
Të ngrihemi gra e burra,
Luftë kundër skllavërisë,
Të çlirojmë mëmëdheun
Nga prangat e robërisë,
Nga bejlerë e agallarë,
Nga klikat e borgjezisë,
Nga ata që shiten atdheun
Tek fashizmi i Italisë.
Të lidhemi besa-besë
Si në kohën e Skënderit,
Nën udhëheqjen e Partisë,
Nën komandën e Enverit!
Dukat-Vlorë, 1968
Fat i madh i Shqipërisë
Një djalë nga vendi ynë
S’e duroi robërinë,
Tiran’ formoi Partinë.
Mu nga zemra e punëtorisë
Dolli ajka e Partisë,
Fat i madh i Shqipërisë.
Dridhu breshkaxhi katili,
Dridhu, tradhtar rezili,
Shqipërisë i lindi ylli!
Korçë, 1982
Kndon për ty Valbona motër
Shumë urime për kët’ dasëm
Sjell Tropoja n’Gjirokastër.
Që i kndon n’tela t’çiftelisë,
t’fala Alpet Lunxherisë.
Mic Sokoli ban me dorë,
t’fala Rrapit n’Mashkullorë.
Shot Galica në djep të trollit,
t’fala Bules, Persefonit.
Bac Bajrami shkrepi alltinë,
ma takoni vlla Avninë,
je i gjallë në bjeshkët tona,
deputet t’ka zgjedh’ Kosova.
Fal me shndet Malsia e Gjakovës,
i ban vendlindjes s’Enver Hoxhës.
Kndon për ty Valbon motër,
iso mban Drinoja n’Dropull.
Pac-Tropojë 1988
Shkrepi rrezja mbi Shkëlzen
Shkrepi rrezja mbi Shkëlzen
T’lumët na kush po na vjen!
Lumja ti, mori Malsi,
kush po vjen, o sot tek ti,
themeluesi i nanës Parti!
Jan’ gzue zemrat, asht gzue toka,
midis nesh erdh Enver Hoxha,
me na pa, me na takue,
gju me gju me bisedue.
Po ndërtojn’ njerzit e thjeshtë
Socializmin në këto bjeshkë.
Iu ka dhanë besa Malsisë
Enver Hoxhës, burrit t’Shqipnisë.
Për ket’ besë të gjith’ na vdesim,
nuk e falim, nuk e shesim.
Bajram Curri- 1985
Me ty n’zemër përgjithmonë
Vdiq udhëheqësi i Partisë,
kryekreshniku i Shqipnisë,
babë e vlla për vegjëlinë,
yll i dritës për lirinë.
Përmbi retë stepet dielli,
erret toka, nxihet qielli,
duken pemët si të mjera,
gjeth e lule ndal pranvera.
Dhe bilbili kangën ndali,
për Enverin shqipe mali.
Malet lart e mbajn’ kunorën,
Enver Hoxhës i bajn’ nderimin,
dhe përjet’ i mbajn’ kujtimin.
Po qajn sot guri e druri,
n’gjysmështiz’ asht ul flamuri.
Betim shokësh pranë Enverit,
komunist në rrug’ të nderit,
betim shqipesh rreth e rrotull,
si një trup parti e popull.
Për Enverin, trim e burrë,
lindje ka dhe vdekje kurrë.
Anmiqt’ le ta dinë,
se nuk luhet me Shqipninë,
ktu shqiponjat kan’ folenë,
po i ngacmove, prit rrufenë.
Për liri dhe çështje nderi,
çdo shqiptar ka gjak Enveri.
Bushkash-Mat 1985
Kalojmë tek roje e nderit
Kalojmë tek roje e nderit,
para trupit të Enverit,
si gjerdanë para trimit,
kurora lule të prillit.
O Enver na preke shumë,
shkove te trimat e malit,
te shokët e idealit,
pranë Hysniut e Qemalit!
O Enver, trimi me fletë,
Shqipërisë i le shëndet,
Parti, popull n’unitet!
Janjar-Sarandë 1985
Mbi shtrat topi po hec djali
Dridhet zemra, tundet mali,
mbi shtrat topi po hec djali,
o Enver, Enver me nure,
luleve tokën ua ule,
ti u ndave nga gjiu jonë,
po thell’ mbetesh n’zemrën tonë,
përher’ ti do t’jesh i gjallë,
Enver Hoxha burrë i rrallë.
Shishtavec-Kukës, 1985
Ajo dit’ pesëmbëdhjetë
Ajo dit’ pesëmbëdhjetë,
m’u duk si ëndërr në jetë,
sikur na mbuluan retë.
Gjëmoi artileria!
Rreth e rreth shokët e tia,
ish e gjallë trimëria.
Brohoritenë fëmija
si në fest’, sikur s’ish zia.
Ashtu hipur kur e panë,
„Ku vete xhaxhi!?“, i thanë,
edhe lot nga sytë u ranë.
Atje ku jan’ përmendoret,
si ushtarët në llogoret.
Vodicë-Kolonjë 1985
Yll i Shqipërisë së bardhë
Yll i Shqipërisë së bardhë,
përpara Nënës ke ardhë,
i përcjellë nga shqiptarë.
Nëna në gji të ka marrë,
me flamurin kombëtar.
Syri i shqipes lotoi,
për birin që e drejtoi.
Bir, o bir, të qau nëna,
dhe nga loti doli kënga.
Biri ynë na dhemb zemra,
ty në ballë të ka Nëna!
Bërzesht-Librazhd, 1988
Fli i qetë, shoku Enver
Çohu, Enver, çohu në kambë,
ke në krah të madhën Nanë!
Çohu, Enver, të thonë dëshmorët!
Sa një mall rreshtu kunorët.
Jo nuk çohet do Enveri,
Partisë, popullit n’zemër u theri.
Nga Shkëlzeni gjer n’Dropull,
lumenjsh lotësh derdh ky popull.
Fli i qetë shoku Enver,
në mes shokësh si dikur,
ti je diell, je pranverë,
ti je shqipja në flamur!
Bajram Curri 1985
E mjera këjo derë
O e mjera këjo derë,
sot kullon katran e serë,
ulur kryet e kubenë,
se qan e kërkon Enverë.
Mbaje të fortë themelë,
se ke plot burra tjerë,
të rriturë me Enverë,
që nderojnë mëmëdhenë.
Unë sot të madh kam helmë,
që hyra në këtë derë,
dera që rriti Enverë.
Golem-Gjirokastër 1985
Dit’ e prillit më të gjdhirë
Dit’ e prillit më të gdhirë,
lajm i zi për Shqipërinë!
Ç’kini male që gjëmoni?
Ç’kini fusha që rënkoni?
U hap lajmi në çdo anë,
vdiq Enveri në Tiranë.
Kur fillova për të qarë,
qava si motra vëllanë.
Si qëndron e rri i qetë
atje brenda në Kuvend?
Ti detyrën e mbarove,
themelet çelik i hodhe.
Toka seç bëri betimin,
do ta mbajë si floririn!
Matohasanaj-Tepelenë
Korba kur erdhi haberi
Korba, kur erdhi haberi,
Enver, o vëlla,
na thanë që vdiq Enveri!
Mu në zemër seç na theri.
O Enver, zemër me çika,
nuk u trëmbe nga e liga,
të bën syri shtatë drita.
Të qan gjithë Shqipëria,
zi të thellë ka Partia.
Fushë Bardhë-Gjirokastër
Nan’ Shqipnija po qan djalin
Ku i ka prilli karafilat?
Kjo pranver’ ku i ka bylbylat?
Ku asht kanga e kallijve?
Pse u shu buzqeshja e fmijve?
Pse nga dhimbja u bluka guri?
Pse hesht shqipja te flamuri?
N’mal rënkojn’ e thahen ahet,
lulja n’shkam s’duron e thahet.
Shqipet n’bjeshk’ fluturimin ndalin,
nan’ Shqipnija po qan djalin.
Çou bir, fërkoma ballin!
Kam hap gjoksin me pjshtjell’ malin.
Trimi i nanës, i urtë, i mirë,
çou, buzqesh e mos rri shtrirë!
Çou, prij luftën e përpjekjen,
o vigan qi sfidon vdekjen!
S’t’ shohim dot kështu stolisë,
pran’ flamurit n’gjysëmshtizë.
Sa nji det asht pika e lotit,
sa nji mal asht shtrati i topit.
Të gjith’ sot betimin e bajmë,
veprën tane ma lart ta çojmë.
Kabash-Pukë
Kët’ flamur për Bacë Enverin
Ta dërgon Kosova trime
kët flamur, baca Enver,
qi ta mbash në zemrën tande,
siç na kishe ne përherë,
se asht gjak nga gjaku ynë,
se asht zemër kosovari,
se asht dritë nga syri ynë,
se asht besë shqiptari.
Ta çon djali, ta çon nana,
ta çon lulja e rinisë
ta çon lulja e burrnisë,
në ballë të Dardanisë,
ta çon gryka e Kaçanikut,
mbar’ Prishtine Traboini,
ta çon Rrafshi i Dukagjinit,
Plavë, Gucia dhe Prizreni
ta çon bacë Sulejmani,
Mic Sokoli e Haxhi Zeka,
dada Shotë e bacë Bajrami,
Sef Koshorja e Azem Bejtja.
Aty asht Kosova mbarë,
që së largu po loton.
Po t’dërgojm’ veç kët flamur,
përfaqsues të zemrës sonë.
Koman-Pukë
Jetën Kombit ia kushtoi
Shqipëria e përlotur,
birin e saj po përcjell,
peshë si kjo e ksaj dite,
kombi kurrë s’ka për të ndierë.
Dridhet zemra e qerpiku,
dridhen fushat,kodrat, malet,
se iku Enveri, iku,
e me ne s’vjen të çmallet.
Dielli sot nuk shkëlqeu,
edhe ai sot vajtoi,
sepse trimi, që kur leu,
jetën kombit ia kushtoi.
Zhamë-Lushnje, 1985
O Enver flamur epoke
Malet seç e ulën kryet,
dritën seç e humbën yjet,
lotët seç na i mbushën sytë.
Ç’gjëmë na solli kjo ditë!
Oh, i zi ç’na erdhi lajmi,
sytë i mbylli Enver djali,
O Enver flamur epoke,
na dhe frymë nga fryma jote,
dritë i dhe gjithë Shqipërisë,
gaz dhe plakut dhe fëmisë.
Ti jeton, ti nuk ke vdekur,
nuk vdes fjala jote hekur,
se në ballë na prin Partia,
në gjoks të ka Shqipëria.
Në çdo vepër, si pishtar,
do t’na rrish përherë, në ballë,
në rrugën që çele vetë,
yll karvani je përjetë.
Vlorë 1985
Sjell ndërmend vetëm pranverë
Ç’kanë malet që rënkojnë?
Ç’kanë vatrat që mbajnë zi?
Ç’kanë nënat që vajtojnë?
Ç’ke kështu, moj Shqipëri?
Nënës i ka vdekur djali,
qan e qan e e merr malli,
e merr malli këtë herë,
Shqipërinë për Enverë.
Nuk të shohim dot të shtrirë,
ndaj dhe jemi si të mpirë,
por na del përpara ti,
e na mbush me trimëri.
Kur këndoj, shokë, për Enverë,
sjell ndërmend vetëm pranverë.
Korçë – 1985
Zemra jonë priti belxhikun
Pse s’duroi dot Besniku
dhe varrin desh e zbërtheu?
Qysh harroi ç’plagë pati?
Ç’dhimbje mbi të tijën ndjeu?
Sëmdunja trupin ta shkriu,
syri yt uli qerpikun,
akull Shqipëria ngriu,
zemra jonë priti belxhikun,
nuk u përlot veterani,
kur shokët në luftë i ranë,
nuk iu drodh as bebja nënës
kur të katër djemtë u vranë.
Kjo gjëmë që nuk pyet për forca,
që shpërthim në gji.
Ngreu, bir, vajton një popull!
Ngreu, Komandanti ynë!
Ngreu, drita jonë e syrit!
Hape edhe njëherë synë!
Ngreu, flamur që u rëndove!
Ngjitu, ku të shpu Enveri!
Tërbaç-Vlorë 1985
O flamur i kuq i nderit
O flamur i kuq i nderit,
mblidhja mirë gjoksin Enverit,
mblidhja floktë, mblidhja ballin,
shuaja etjen, shuaja mallin!
O flamur, gjaku me okë,
rriji Enverit ndën’ kokë!
O flamur, gjakun me shtëmba,
rriji Enverit tek zemra,
se merakun ia dimë mirë,
e do pranë Shqipërinë!
Berat 1985
Enveri ç’u ngre në këmbë
Shokë, do t’u them një këngë,
Si ka qenë historia;
Si ka qenë dhe si është sot.
Pesë shekuj Turqia.
Zogu kur sundoi vëndë,
Bëri shumë të këqia,
Na shiti me gjithë rrënjë,
Na shiti tek Italia.
Enveri ç’u ngre në këmbë,
Foli: Nga vate rinia?
Merrini armët në dorë,
Të çlirohet Shqipëria!
Rexhin-Tepelenë, 1981
Kush e çliroi Shqipërinë
Kush e çliroi Shqipërinë?
Enver Hoxha me Partinë.
Kush luftoi me fashistat?
Enver Hoxha me komunistat.
Kush luftoi me gjermanët?
Enver Hoxha me partizanët.
Kush luftoi me tradhtarët?
Enver Hoxha me shqiptarët.
Floq-Librazhd, 1983
Pesmbdhejt’ vjeç të nisa malit
Pesmbdhejt’ vjeç të nisa malit,
Zemëra ime, djal-o,
Yll të kuq të vura ballit,
I vogli i nënës-o!
Veshe opingat me tela,
Të thash ec drejt maleve,
Buzët nga janari – thela,
I vogli i nënës-o!
Ti na erdhe me lirinë,
Ta thura vetë këngën-o,
Mbete dritë për Shqipërinë,
Trim, o trim i nënës-o!
Nuk të qaj se të kam gjallë,
Kam Partinë unë, bir-o,
Kam Enverin sa një mal,
I vogli i nënës-o!
Vëlçë-Vlorë, 1983
Shqipja sot për ty këndon
Shatdhet’ vjet para ksaj dite,
në shtëpin’ gjinokastrite,
në mes trimash, një trimneshë,
heroinë e luaneshë,
lindi djalin, bash shqipojën,
trim mbi trimat Enver Hoxhën.
Ty moj nan’, të qofshim falë,
që na e fale ne kët djalë,
kët’ sokol, kët’ trim me fletë,
që na nxori n’drit’ përjetë!
O Enveri i shqiptarve,
o flamur i proletarve,
edhe foshnja kur belbzon,
emrin tand ma par’ mëson.
Shqipja sot për ty këndon,
Jet’ në shekuj të uron!
Shalë-Shkodër,1978
Bir i shtrënjtë i vegjëlisë
Do ta hedh vallen të plotë.
Të këndoj zemra ma thotë,
gjashtëmbëdhjet tetor si sot
lindi një diell në botë,
diell me rreze të fortë:
Enveri, kok’ e Partisë,
bir i shtrënjtë i vegjëlisë.
O shok’, në valle të madhe
Do thërras dhe këta male
Të larta e shum’ krenare,
që jan’ dëshmitar’ në halle;
iso të mbaj’ Shqipëria,
në përvjetorin e tia.
Vajzë-Vlorë,1978
Kur t’shikoj ty Puk’ nga bjeshka
Kur t’shikoj ty,Puk’,nga bjeshka,
m’njan si nuse rreth me kreshta!
I shof malet mbush’ me drita,
e shof Drinin mbush’ me prita,
i shof grusht gra e burra,
qendisin toka, male, curra!
I shof pyjet valle-valle,
nga Komani në Iballe;
edhe bjeshka ka hap’ gjinë,
minerali flori ndrin.
Ty, Parti, t’paçim gjithmonë,
me Enverin n’zemrën tonë!
Pukë,1978
Jemi gati kurdoherë
O Enver, ill i karvanit,
shpëtimtari i vatanit;
o Enver, ill i pashuar
në gjith’ botën i dëgjuar!
Lumturi neve na solle,
ka armiqtë na shpëtove,
planet ua shkatërrove,
nëpër plehëra i hodhe.
Rrofsh, Enver, me gjith’ Partinë,
Lumturi për Shqipërinë!
Me Partinë dhe Enverë
jemi gati kurdoherë
Shqipërin’ ta zbukurojmë,
socializmin të ndërtojmë.
O Enver, ill i vërtetë,
të na rrosh njëmilë vjet!
Vlorë,1982 Grup çam
Karafila nga Kosova
Si nji fllad i freskët vere,
si nji gurr’ që s’di të shterrë,
uragan timpani i lodrës,
çudit skenat e Evropës.
Janë kangt e vallet tona,
t’reja e t’lashta sa vet’ bota.
Lule njom’ me pika vese,
dhurojn’ miqt’ me buzëqeshje;
përshëndesin me fjalt tona:
«Tungjatjeta, Enver Hoxha!»
Në mes miqve nji vlla,
mbushun syt’ me lot gëzimi,
n’gjuh’ të nanës ai tha
do fjal’ t’thjeshta, fjalë urimi:
“Qysh nga malet, pyjet tona,
ku këndojn’ mijra bylbyla,
ju kam sjell’ sot nga Kosova,
këtë tuf’ me karafila.
Të m’ia çoni këto lule
Bacë Enverit në Shqipni;
për ditlindjen ta uroni,
iu baftë dita njimijë!”
Fushë-Arrëz-Pukë, 1983
Ty parti ta lumsha synin
Moj parti, ta lumsha synin,
s’duron kend me t’prek’ kufinin!
Kush mendon me t‘prek’ ndër tela,
prek shqiponjën me dy krena.
Forca jote asht unitet,
Parti popull e pushtet;
Kush kujton se na kap zapin,
pa hanxhinë e ban hesapin.
Kufit’ tan’ jan’ gur mermerit,
Piramidë e roje nderit,
i ruen forca e Enverit;
i ruen puna vetmohuese,
që asht vesh’ Shqipnia nuse.
Moj Parti, moj rreze dielli,
je si lule drandafilli,
të gith’ bota kërkojnë erë;
lum Shqipnia që t’leu n’derë!
Rrajt’ e tua e kan’ marr’ tokën,
kan’ qit’ lule në tan’ botën.
Dhe kto lule plot aromë
do të bashkohen, sa do vonë.
Anemban’ na vjen jehona,
rrofsh, Parti, sa malet tona!
Lezhë, 1968
Enver Hoxha t’kndojm’ Lavdi
Enver Hoxha, t’kndojm’ lavdi,
Që nga Jugu në Veri;
për ty kndon fushë e malsi,
burrë e grue, plak e i ri.
Tan’ Shqipnia zien prej gzimi,
festojm’ ditën e nji trimi;
trim marksist, si e njeh gjith’ bota,
msuesi ynë, Enver Hoxha.
E fuqishme asht Shqipnia,
n’krye të saj qëndron Partia.
Enver Hoxha në Tiranë,
n’Kongres t’Frontit, ai ka thanë:
Shqiptart han’ barut me dhamë!
Tan’ kem’ dal’ prej çarkut t’pushkës
e kurkuj nuk ia dim’ tutën.
Dy milion jem’ si e ham’ bukën,
për dyqind e kapim pushkën.
Tropojë, 1968
Zemrat tona na i çon peshë
Madhështor qëndron Shkëlzeni,
mbush’ Valbona krenari,
gzim ma t’madh s’kan’ pas’ kto male,
Enver Hoxha n’Dragobi.
Gzimet tona nuk përshkruhen,
n’zemër ruejm’ nji t’madh kujtim,
tek na erdhi ma i shtrenjti,
Enver Hoxha trim mbi trim.
Enver Hoxha zgjat shikimin,
thue se n’shpell’ po flet me trimin;
thue me bacën ndrrojn’ kutitë,
nji rig’ lot ia njomi sytë.
Me kto tela t’çiftelisë
Do t’i kndojm’ përjet’ Partisë.
Kur Partia grushtin shtërngon,
shkambi i bjeshkës zjarr lëshon;
Enver Hoxha kur buzqesh,
zemrat tona na i çon peshë.
Tropojë, 1973
Jetën lidhe me vatanin
Gjirokastër heroinë,
lum për djalin që ti rrite!
Ke rrit’ trim, ke rrit’ dai,
për kët trull, për kët Shqipni;
Zemrat tona gzojn’ njiherit,
në ditlindjen e Enverit,
urojn’ t’bardhat nanat tona:
T’njefshim t’mirën, o Enver Hoxha!
Si ortek që zbret prej malit,
derdhëm n’sofër t’festivalit
fjal’ prej zemre, bardh’ si bora:
Bir i popullit të lumt’ dora!
N’lule t’ballit gjujm’ tradhtinë,
qelibar e rujm Partinë.
Gjumi kurrë nuk të zuni,
vepra jote armiqt’ tundi;
çove lart grushtin e zanin,
jetën lidhe me vatanin.
T’lindi kombi burr’ të rrallë,
lum Partia që t’ka n’ballë!
Pukë,1983
Kem’ lidh’ zemrat n’shtiz’ t’flamurit
Mijra zemra, si vargmal,
ia shkrujn’ emrin Partis’ nanë;
çdo gja plaket përmbi dhe,
veç ti je gjithmonë e re.
Ty të paçim, o Enver,
prina, prina si përherë!
Fjala jote – gur’ i bjeshkës,
s’luajm’ prej vendi përjet’ t’jetës!
Kem’ nji fjal’ që peshon tokën,
e bajm’ kang’ për Enver Hoxhën.
Me Partin’ kem’ bes’ prej guri,
kem’ lidh’ zemrat n’shtiz’ t’flamurit!
Bajram Curri, 1983
Sup me sup jem lidh si malet
Jam nji çik nga Dragobia,
hije m’ka sot çiftelia;
vetë e gdhenda me dru malit
n’dern e shpellës t’bac’ Bajramit;
vetë e thura kangën time,
Enver Hoxhës me i sjellë urime:
O vetim’ që shkrep mes reve,
lavdi vendit ku ti leve;
pa ty vendi digjej eshkë,
trim mejdanesh, burrë i thjeshtë!
Ti qëndron në ball’ t’çdo shqote,
E skuq botën fjala jote.
Pyet Evropa e pyet Ballkani:
Kush po i prin këtij karvani?
Nji Parti trimneshë e rrallë,
Enver Hoxha gjithmon’ n’ ballë.
Me të shekujve ngjeshim hapin,
me rrufet’ forcat i matim.
Dhe njiher’ qe besa jonë:
na ke mbrapa njishkollonë.
Vrulli yn’ nuk mund të ndalet,
sup me sup jem’ lidh’ si malet.
Për rrethimin n’katër anët,
kemi zemrat bash si armët.
Le ta dij’, pra, mir’ tradhtia,
pushkën top e ka Shqipnia!
Dragobi, Tropojë 1973
Urim zemre
Në ditlindjen tande,
nji kang’ do këndoj,
kanga-urim zemre,
anekand t’jehojë.
Ti, udhëheqësi ynë,
diell i lirisë,
jet’ të gjat’ t’uron
Peza e Partisë.
Kndoi sot, o Pezë,
Enverit petrit,
se me te në krye
emri nalt na u ngrit!
Pezë-Tiranë, 1974
Mir’ se erdhe Enver djali
Atë dit’ që erdh haberi:
Dilni, se po vjen Enveri!
Çelen portat, ndritën lagjet,
feksen sheshet dhe sokaqet.
Mir’ se erdhe Enver djali
se neve na mori malli.
Anetë të mira shumë
Në çdo hap, në rreth e vunë.
Gazi yt me shatë nure,
mbi çdo gur lëshoi lule.
“Këtë radh’ do flas pa kartë,
thot’ udhëheqësi i Partisë”,
t’i zë të gjitha me radhë
kujtimet e vegjëlisë.”
Te furra e Haso Imerit
ia kthen këngës vetë Enveri;
këngës seç ia merr Partia,
iso mban gjith’ Shqipëria.
Mir’ se erdhe Enver djali,
se neve na gëzoi xhani!
Gjirokastër, 1978
Partis’ besën ia kam dhanë
Jam një vajzë kosovare,
le e rrit’ në tok’ shqiptare,
në kët’ votër, djep i nderit,
n’koh’ t’Partisë e t’bacë Enverit.
Babë e nan’ më kan’ mësue
ça kan’ vuejt’, mos me harrue,
m’u ba trime porsi Shota,
bash si Bulja e Mrik Lokja.
Paj, për prind e për Shqipni,
e fal jetën, bahem fli;
Partis’ besën ia kam dhanë,
se m’ka bij’ dhe e kam nanë.
Si gjith’ shoqet, plot gëzime
asht e mbushun jeta ime.
Dorën grusht, paj, si përherë,
na buzqesh baca Enver;
prej mallngjimit, s’mahem dot,
pa kuptue, na shkon ndoj lot.
Paj, përball’ kur m’asht afrue
e m’shtrin dorn me m’përqafue,
peshë u çova, n’grykë e mora,
bash si babë e përqafova.
Durrës, 1980
Lum nanlokja që t’përkundi
Palorto, o djep prej guri,
o kala, o djep flamuri;
t’bukrat ngjyra t’hedh ylberi,
sot ditlindjen ka Enveri!
Gurt e kshtjellës kur kan’ ndie,
zanin e ambël t’nji fmie,
“U rrit me hajr, gjithkush ia bani,
për Shqipnin’ me zemër luani!”
Lum nanlokja që t’përkundi,
tuk e tuk në djep prej druni!
Lum gjith’ nanat e Shqipnisë
për kët’ bir që i prin Partisë!
Lum e lum Partia e Punës,
Enver Hoxha n’ball t’tribunës!
Urojn’ malet e Atdheut:
T’u rrit ndera, burr’ i dheut!
Ti i ndez zemrat shqiptare
në beteja fitimtare.
Synin pushk’, dorn ke prodhimi;
Tungjatjeta, Enver trimi!
Në çdo dallg’ si sot e mot,
me ty n’ball’, topi s’na lot!
Blinisht-Lezhë, 1978
Ku ka kangë që e merr kët’ burrë
Kjo Shqipni ka qit’ kaq trima,
si qet qielli bubullima.
Nji kreshnik kan’ rrit’ kta male,
pushkë e madhe, besë e madhe,
nji kreshnik, nji lis me rrema,
Enver Hoxhën me shtat’ zemra.
Kërcet pushka në Tiranë,
djemtë e Shqipes jan’ me nanë,
djemtë e Shqipes s’janë jetima,
vend për vend vetojn’ vetima.
N’ball’ vetimash kush po prin?
Enver Hoxha me Partinë,
pesdhjet’ vjet në luftë e punë,
pesdhjet’ vjet per ne pa gjumë.
Shpata kurr’ s’e shpoj Skënderin,
s’guxoi kush me e prekë Enverin.
Sa jan’ malet rreth e rrotull,
garda e tij asht mbar’ nji popull.
Siç jan’ mbush’ malet me gurra,
kjo Shqipni asht mbush’ me burra,
kurrnjiher’ s’ka njoft’ ky vend,
Enver Hoxha mal me mend.
Gjith’ kreshnikët tan’ të lashtë
te ky burrë jan’ bashkue bashkë.
Duhet kanga nji mij’ rreshta,
tan’ ortiqet që ka bjeshka,
duhet t’vij’ deti me valë,
duhet malet t’ishin fjalë,
prap’ s’do t’bahej kanga kurrë.
Ku ka kang’ që e merr kët’ burrë!
Bajzë-Shkodër 1988
Enver Hoxha të qofshim falë
Enver Hoxha të qofshim falë
çdo furtune i bane ballë.
E godite rreptë tradhtinë
si vigan e mbrojte Partinë
shembull bote bane Shqipninë.
Kur prej lajkave s’u gënjeve
t’ligit shpinën kurrë s’ia ktheve.
Shumë komplote të kanë kurdisë
renegatë edhe titistë.
Deshën t’na fusin në qorrsokak
e t’na bajnë republikë t’shtatë.
Krejt gabim jau mori mendja
për me marrë kalanë nga mrena.
Koci Xoxe me klyshët e tij
shpresa e Titos ke n’Shqipni.
Kur ata i muloi plehu
në skenë doli Mehmet Shehu.
Karta e fundit shteg nuk gjeti
vet ia kthej revolen vetit.
Ne jem’ kala e lashtë
s’merrëm mrena as nga jashtë.
Shpata e mprehtë e Enver Hoxhës
çdo armiku do t’i bje kokës.
Grupi i Hasit
sa te trash keto hasjan
Unë jam këtu për të ndarë përvojën time me të gjithë ju. Për mënyrën se si e ktheva burrin, u martuam për më shumë se 9 vjet dhe morëm dy fëmijë. Ai shkoi mirë me ne dhe ne jemi gjithmonë të lumtur. Derisa një ditë burri im filloi të sillet në një mënyrë që ai nuk mund ta kuptonte, isha shumë e hutuar nga mënyra se si ai trajtoi mua dhe fëmijët. Më vonë në të njëjtin muaj ai nuk erdhi në shtëpi dhe më bëri thirrje që ai të donte një divorc, e pyeta atë që bëra gabim për ta merituar këtë nga ai, gjithçka që ai thoshte se dëshiron një divorc që më urren dhe nuk dëshiron të më shohë përsëri Jeta e tij, isha i çmendur dhe gjithashtu i irrituar Unë nuk e di se çfarë të bëj, unë isha i sëmurë për më shumë se 2 javë për shkak të divorcit. Unë e dua atë aq shumë saqë ai ishte gjithçka për mua pa atë jeta ime nuk është e plotë. I thashë motrës sime për gjendjen time aktuale dhe më tregoi për dhomën e mjekut, e kontaktova për kthimin e burrit tim tek unë, ai më tha se burri im është marrë nga një grua tjetër, që gruaja e ka shkruar atë, kjo është arsyeja pse Ai më urren dhe dëshiron që ne të marrim një divorc. Më pas, ai gjithashtu më siguroi se në 48 orët e ardhshme burri im do të kthehet tek unë dhe fëmijët, pasi ai ka përfunduar duke hedhur magji në 48 orët e ardhshme, burri im më thirri mua një kërkesë falje në telefon. Dhe Said ai ende do Mua aq shumë ai nuk e di se çfarë ka ndodhur me të. Por sot burri im dhe gjithë familja ime janë përsëri të lumtur. Faleminderit Dr.chamberc për atë që keni bërë. Ajo nuk do të kishte qenë asgjë sot, por për ndihmën tuaj. Kontaktoni atë nëpërmjet emailit [email protected]
(1) duan ish tuaj mbrapa.
(2) Keni gjithmonë ankth.
(3) Të promovohet në zyrën tuaj
(4) A doni një fëmijë.
(5) Doni të jeni të pasur.
(6) doni të mbani bashkëshortin tuaj vetëm për vete.
(7) nevojën për ndihmë financiare.
8) A doni të jeni nën kontrollin e asaj martese
9) A doni të tërhiqni nga njerëzit
10) Mungesa e fëmijëve
11) ka nevojë për një burrë / grua
13) SI TË MERRNI LOTËRINË TUAJ
14) SPELL PROMOTIVE
15) MBROJTJA E SPELL
16) NJOHJA E BIZNESIT
17) JOB HOBI JOB
18) shërim për çdo sëmundje.
(19) Zgjidhja e rastit E.T.C
Kontaktoni ata në tempullin e emailit tuaj [email protected] dhe zgjidhni të gjitha problemet tuaja të zgjidhura.