DOSJA CEZ/ Ja kompanitë seksere që rropën CEZ në emër të Berishës

25 Shtator 2015, 19:04Politika TEMA
DOSJA CEZ/ Ja kompanitë seksere që rropën CEZ në emër

 

Të paktën shtatë kompani ndërmjetëse shqiptare dhe dy të huaja, janë angazhuar gjatë vitit 2012 në një fushatë për mbledhje të borxheve të CEZ, sipas një kontrate dypalëshe me të. Kompanitë, në shumicë lidhje politike me qevrinë Berisha, kanë përfituar miliona euro, në varësi të fuqisë politike që ato kanë pasur.

“Debt International Management” me administrator Kastriot Ismailaj, ka përfituar nga CEZ-i 649 milion lekë, ose gati 6,5 milion dollarë.

Në janar të vitit 2013, kur CEZ u rikthye nën administrimin shtetëror dhe anuloi kontratën, kjo kompani hapi padi, duke kërkuar dëmshpërblim për prishje të njëanshme, padi e cila solli faktet që po debatohen sot.

Në vend të dytë, për nga shuma e përfituar, vijnë  kompani të tjera, përkatësisht “CE 2 Services”,  “CE 2 Debt Management” dhe Co2 Dept Collection, “CE 2 Services”.

Dy nga këto kompani kanë përfituar nga CEZ-i 3,2 milion dollarë, në gjysmën e dytë të vitit 2012.

“Elite Consulting”, kompania e gruas së Elvis Mataj, e cila është në proces gjyqësor për skemë mashtruese, ka përfituar rreth gjysëm milion euro .

Pas tij vijnë Astin, ATU, dhe Constal me shifra të përafërta poshtë një milion euro fitim.

Pas kompanive shqiptare janë dhe ato me pronarë e administratorë çek, si Mercl, EOS, të cilat kanë pronarë të huaj çekë dhe duket se janë lidhje të pronarëve çekë të CEZ.

Praktika normale dhe korrupsioni

Gjatë emisionit të djeshëm në Opinion, u vu re një dukuri interesante, ndoshta nga prania e Frangajt në studio, larg kamerave, që u shfaq disa herë si rastësisht. Sa herë flitej për kompaninë DIA të Kastriot Ismailaj konsideroj skandal dhe vjedhje, ndërsa për kompanitë e tjera çdo gjë konsiderohej normale, pasi siç thoshte dhe Fevziu, janë marrëdhënie private mes dy kompanive.

Formalisht të gjitha kompanitë janë në të drejtën e tyre të punojnë si kompani për blerje borxhi, por këtu skandali është së pari tek përzgjedhja, që është bërë me marrëveshje dypalëshe dhe në disa duar të vetme.

E dyta është përdorimi i pushtetit për të mbledhur borxhet e CEZ.

Gazeta TemA ka siguruar dokumente që çojnë para drejtësisë Sali Berishën, i cili përmes një urdhëri që u ka dhënë ujësjellsave të Shqipërisë të paguajnë borxhet, si dhe disa ndërmarrjeve të tjera publike, ka lejuar që disa nga këto kompani të përfitojnë nga këto fonde. Rasti më flagrant është Albpetroli, por dhe ujësjellsat dhe disa bashki e komuna. Kjo është një praktikë tipike e kapjes së shtetit. Gazeta ka zbardhur dhe po zbardh dhe emrat formal që janë në krye të kompanive, të cilat nëse i kryqëzon me punët e tyre reale, të çojnë pranë njerëzve me ndikim pranë ish- qeverisë Berisha.

Manuali i fitimit nga kjo praktikë korruptive

Sipas dokumenteve që kemi zbuluar nga një prej kompanive shtetërore Albpetrol, kompania ndërmjetëse kishte këto përfitime:

Tarifa e suksesit është 28 për qind për detyrimin e mbledhur, dhe të derdhur në llogaritë e CEZ, nga debitorët buxhetor dhe jo buxhetore, përvec Albpetrolit, për periudhat e rëna dakord.

Tarifa e suksesit është 50 për qind për kamatvonesat e mbledhura nga debitorët, buxhetor ose jobuxhetorë, përjashtimisht Albpetrolit, për periudhat e rëna dakord.

Tarifa e suksesit është 32 për qind e detyrimit të mbledhur nga Albpetrol sh.a sipas periudhës së rënë dakord për mbledhjen.

Tarifa e sukesit është 50 për qind për kamatvonesat e mbledhura nga Albpetrol sh.a.

Sipas dëshmive që gazeta ka siguruar nga drejtuesit e financave të asaj kohe në Albpetrol, ekzektuimi është bërë me telefonata kërcënuese nga një botues i afërt me Berishën dhe bllokim të llogarive të Albpetrolit, duke kaluar lekët direkt në llogaritë e kompanisë.

Kështu është vepruar dhe me ndërmarrjet e tjera publike.

38 komente në “DOSJA CEZ/ Ja kompanitë seksere që rropën CEZ në emër të Berishës”

  1. Marky says:

    Eee… doli huq me DIA dhe me Liken, hajt se po ngreme pluhur me kèto te tjerat.

  2. E. Kaballa says:

    Po MERCL, me kontrate identike thuajse si DIA, pse nuk e permend o Mero?
    Leki leki parapagim? ???

    1. realisti says:

      Po dhe vete Dia ne fakt, ka patur nje konrate dhe ne zbatim te saj ka punuar. A e ka shkelur ate konrate? Nqs jo, ai eshte po aq fajtor sa drejtuesit e cez. Dhe drejtuesit e cez nuk jane ne Burg

  3. Asllani says:

    Aha,shume vone. Kenge e vjeter.
    Merruni me DIA.
    Ndryshe ti gellon me shantazh huq e goditje poshte rripit

  4. Barist ne Vucidol says:

    Nuk u mjaftojne vjedhjet qe bejne vete, por krijojne Kompani edhe me grate, nen bekimin e Padrinos Sali, e kthyen edhe e trajtuan Shqiperine dhe shqiptaret ne mall e ciflig si trofe te LUFTES. I kudondodhuri per GRABITJE eshte vetem nje Kriminel me Emrin Sali Zehere Bisha dhe nga pas vijne lakejte. Cfare hetimi nderkombetar kerkon Sali Bajga, ne shesh kane dale te gjitha horlleqet dhe vjedhjet e paskrupullta te kesaj Mafie Shteterore. Eshte koha per veprim nga Prokuroria e drejtuar nga Kosi+Uje per te bere arrestimet, jo vetem per vjedhet e miliardave por edhe per krimet e kryera ndaj Qytetareve Shqiptare. Saliut dhe bandes se tij perfshi edhe familjaret i eshte mbledhur laku keq dhe hidhet dege me dege, nuk ka gjethe fiku qe e shpeton kete KRIMINEL.

  5. gazetari says:

    Albpetrol ja ka paguar cezit vetem nepermjet permbarimit, asnjehere ska kaluar lek me llogari kompanish private. Kjo eshte lehtesisht e vertetueshme. Kush citon te kunderten abuzon me fjalen!

  6. V.K. Shtet Leshi says:

    Ore, pse behet ky lloj k*r diversioni?
    Kto kompani kane funksionuar. Po.
    Po pse i krahasoni me DIA? Ajo parapaguhej dhe nuk bente pune.
    Po MERCL ku k*rin e keni? Pse nuk e permendni? Apo ju paguan Hejsek legeni???

  7. La Felicita says:

    Ore po ku eshte faji te keta ta tjeret, se qe ndryshojn nga Dia ndryshojn katerciperisht se borxhe mbledhin dhe kompanite e tilla ne gjith boten

  8. Besnik mediatiku says:

    Kamat vonesat si per faamiljaret ashtu dhe per bizneset ne ate periudhe kane qene subjekt amnistish se ishin te pambledhshme. Dhe sot vijojn amnistohen. Te mbledhesh dhe sot kamatvonesa per kredite e keqia ne parim shperblehesh me shume se per principalin. Nuk dua te mbroj askend nga ta Mero. Po po pergojoset gjith aktiviteti I kompanive te kesaj fushe sot, vetem nga sa ka bere Dia dje

  9. Birn says:

    Eshte kthyer tema ne prokurori dhe hetusi .Perse nuk duroni moooo.

  10. XXX says:

    kur i dini pse nuk veproni ?

  11. SuloKapedani says:

    Hajdutet perdorin forma te ndryshme o Mero per te vjedhur kedo qe i del ne shteg sidomos shtetin.Kontrolli i larte i shtetit i ka keto verfikime o mero.?dhe nqs po pse nuk i padit me dokumentacion konkret?Vetèm nje kontroll i rrepte nxierr ne skene vjedhjet reale dhe me fjale se eshte bere kjo e ajo nuk zgjidhet gje,ne fund te fundit prokuroria eshte e pafuqishme per te zbatuar ligjin e te veje para pergjegjesise ligjore fajtoret dhe hajdutet bashke.

    1. Gadafi i Malsise says:

      I nderruar SuloKarpedani:
      Nuk lexon mes rreshtash perpjekjet e pashpresa per t’i futur te gjithe ne nje thes!?
      Nuk kupton pse po shperndahet vemendja?
      Nuk nuhat marifetin e rritjes artificiale te emeruesit, per te zvogeluar peshen e fajit?
      Mos u beni kaq naive!

  12. V.K. Shtet Leshi says:

    Po Berisha ku k*** hyn?
    Ky muhabet eshte hajdutlleku u CEZ puro, bashke me DIA! Fut edhe MERCL qe s po e shohim gjekundi

  13. Vrana Konti says:

    Pse i bini ne qafe DIA???
    Beri kontrate, gjeti ca gomere e hajdute, e perdoren, i perdori, shtet pe kari!

  14. Patrioti says:

    U be terkuze ky muhabet.
    Njeriun e keni ne burg.
    Kini per te pare, ose do i pushoje zemra nga emocionet e konkurrences, ose do behet kaps nga komenyet tona, ose do i vije nirvana dhe do terheqe padine . Po beri kete, del. Po nuk beri kete… pisk e ka… horizontalisht

  15. Naftetari says:

    Ferdi i AlbPetrol nuk te jepte gur per te çare koken, jo me t’i merrja aq e kaq evro!!!
    Futja pordhes, muhabet kot

  16. Muhabet Ka*daifi says:

    Hahahahahahahaahaha

    Akoma nuk ka marre ndonje lek Mero?
    O Mero, po kot hallakatesh mo burr i dheut, shko direkt tek Meta dhe beja muhabetin

  17. Gadafi i Malsise says:

    “Debt International Management”…
    Joooo!
    O gazetaruc!
    Ke pasur ndermend tjeter gje!
    Shkruaj o hajvan tamam, DIA, DEBT INTERNATIONAL ADVISORY, shkurt D-I-A!!!!
    Po keshtu eshte kur ju zihen syçkat nga makuteria!

  18. Elettricista Camorrista says:

    Po ia fusni pordhes me gjithe gazetari leshi!
    Atu UJKU ben muuuuuu, e ju kerkoni gjurmet!
    Ore karabusha, vjet u be me ligj amnistimi i te gjithe kesaj histori te tharte e te hidhur. Doli sivjet me porosi per te goditur Meten. Kjo sidomos pas zgjedhjeve lokale ku LSI u fuqizua por edhe u tradhetua.
    Kaq e thjeshte eshte. Bjeri fort te leshoje pe.
    Futen edhe Kaç karin brenda se ia mbushen mendjen se mund t’ia marre kollaj Rames 135 milionet.
    Kot mbahet Meta per trim se ndaloi Berishen.
    Rama eshte hem i zgjuar, hem finok, hem bir kurce e hem karderr. E zhyt Liken me gjithe seli ne Rrogozhine.
    “Prisni se nuk keni pare asgje akoma”!

  19. SOS, SOS, SOS ..... says:

    Atehere pse nuk denohet Ai qe per 25 vjet rrejsht vodhi,

    dhunoi dhe vrau SHQIPERINE ?

    1. Tarzani i medias says:

      ‘Bashkefajtore dhe bashkevuajtes”
      Kujtohu pak kush e tha dhe pse!
      Do mbetet e vertete sa kohe qe kasta e vjeter dhe kelyshet e tyre te jene verdalle!

  20. Tarzani i medias says:

    E rropen???
    Mire ia bene!
    Kur ska shtet!
    Ska as ligje!
    Ska gjykata!
    Gjithnje e kane rrjepur!
    Historikisht!
    Qe nga Ahmet Zogolli! Dhe kelyshet e tij qe pa turp erdhen e pretenduan pasurite e vjedhura nga medemek Zogu I!!!
    Shtet kar!!!!!!

  21. Mero po Shoqerine CSC sh.p.k(CERTIFIED SOLTIONS CORPORATION sh.p.k) ku e ke,kjo firem me 7 shtator 2012 u kane hequr sahatin e dyqanit dhe te shtepive nje invalide si dhe nje cifti pleqesh e nje plake te ve duke i detyruar te paguanin 75 % te gjobes 4000 kw brenda tre diteve qe tu lidhej sahati i ri,po te shohesh trendin mbas sahatit te ri nuk ka ndryshim ne konsumin e energjise.
    Drejtori i atehershem i Filialit Rajonal te CEZ-it F.D kur ju ankova dhe e kisha pasur koleg me tha se me te dhene ty te drejte me iken vendi i punes mua qe kam 10 dite qe filluar .Jane 7-8 firma qe kane mbrapa mbeshtetje politike qe nga maja e deri minimalja nivel ministri.
    I jane sulur Energjitikes me lopate se te tre krahet,edhe socialistet e kane firmen e tyre te Vilson Ahmetit.
    Kur une e pyeta se se flitej qe prapa firmave fshihej Ilir Meta e L.S.I me tha seMeta nuk eshte aq budalla sa te kaloj dy here ne ate rruge e te hapet me lloj-lloj alabakesh kur ka Engjell Zeqon drejtor te KESH -prodhimit.
    Me lezetshmja ishte se kur iku ceku dhe erdhi Sahit Dollapi u mbush OSSH me militante dhe faturistet nxirnin evidenca se kush ishte votus i P.S e kush i P.D,keshtu ne korrik 2013 nje muaj mbas zgjedhjeve me urdher te Sahit Dollapit te tere ata qe mendohej se kishin votuar majtas u kerkohej te zbatoheshin penalitete dhe kontrates 38192 i vjen proces-verbali se duhej te paguante Gjoben e plote me kamat vonesen prej 507454 leke duke e kercenuar me prerje te energjise ,megjithse gjoba ishte paguar brenda tre diteve.
    Kontaktoj me Sahit Dollapin direkt dhe shkurt i tregoj grabitjen qe me beri shoqeria CSC sh.p.k dhe manada-arketimin nr.0152377 date 10.09.2012 ne vleren 43920 leke paguar ne arkene e CEZ ne qender te Restorant Durresi si dhe proces verballine rilidhjes se sahatit
    Sahit Dollapi me tha se me leket e tua Ilir Meta bleu votat e une sa erdha i sikterisa firmat e tij.Ne fakt nuk e besova ,mbasi drejtori rajonal i Cez .F.D me kishte thene se nje nga keto firma qe mbledhin borxhet e ka nje polic tropojan,pas tyre eshte Sahit Dollapi qe ishte drejtor i Ujesjellsit ne ate kohe(shtator2012) e keta jane me te dhunshmit.
    Por me e bukura ishte me ardhjen e rilindjes e cila nuk me njeh diferencen prej 25 % qe mu ul per pagese te menjehershme dhe ne sistem ngelem debitor per te dhe interesat rreth 36000 mije,Ankeses sime ne ERT ku ishin te njejtat fytyra dhe me shokun e Shkelzenit Sokol Ramadanin mbasi paraqita letrat ne formularin qe nisen OSSH-se i kerkonin qe ti rimbursohet sasia e energjise se paguar,dhe jo heqja nga sistemi te penallitetit te paguar.
    Kam dy vjet qe vij verdalle dhe dhe nuk po gjej zgjidhje,nje koshiu im qe i ndodhi i njejti problem me CSC,por qe eshte militant i thekur i P.D e pagoj gjoben brenda 5 diteve me 25% ulje e hoqen nga sitemi dhe nuk i ka ngelur njolle e kuqe ne sistemin e OSSH sikunder mua si njollat e biografive te kohes se Enverit.Nuk kam lene njeri ,depuet,gjiknur e Brace pa i shkruar,Arben Sefer ky i riu,Cdo tre muaj shkoj te kujdesi ndaj klientit ku me japin te drejte me thone se do hiqet nga sistemi por ne kompjuturat e OSSH eshte pergjigja kthyer ERT se nuk mund te rimbursohet energjia e paguar ne gjobe mbasi eshte bere nderhyrje ne sahat,me nje fjale te paguaj dy here.
    Mos paste fatin e zi njeri te bjere ne tentakulat e oktapdit shtet qe per te zgjidhur nje padrejtesi has ne beton e te flitet me gjuhe te drujte.
    Kur une Kerkoja te takoja Sokol Ramadanin ,kryetar te ERT nje punonjes i saj dashamirese kur e pa se kisha te drejte me keshilloj te takoja Petrit Ahmetaj,keshilltar i titullarit pasi sipas tij prej vitesh ai e drejtonte ate agjensi qe kur Bujar Nepravishta ishte matufepsur nga mosha dhe ky Ramadani eshte axhami e nuk di na lidhet gomari.
    Kjo eshte historia e nje viktime te ketyr firmave hajdute qe na i beri peshqesh Saliu,Ruli,Bodja,etj

    1. Tarzani i medias says:

      Veri b3nzine sahatit!
      Denonco demin.
      Lidh kontrate te re.
      V.k shtetit!

  22. Fshatunari says:

    Muhabet leshi!
    Gazetare preshi!

  23. tomorri says:

    Sa te jete dhalla prokuror mos prisni gje o te mjere. Tosit i gjeten ca gjera dhe e rrasen ne burg atehere kurse sala do te ngujohet ne keshtjellen qe po ben ne vicidol.

  24. Preke says:

    Ku èshtè “drejtèsia” qè nuk i nxjerr nè dritè njè pèr njè tè tèra kèto paçavure tè ndyra-pista tè kètyre ish qeveritarève tè djeshèm, e tè kètyre tè sotèm???

  25. BeniGni says:

    Nje pyetje: po Ceket a Jane ankuar e trajtuar si abuzim punen e ketyre te tjereve?
    Apo vetem kete kompanine Dia?

  26. zonja Milo. says:

    O zot ; Nuk pa skan te sosur hajduterit e Berishes.Ne cdo skandal apo vjedhje emri i tij eshte i pranishem dhe prap ky kriminel ka fytyre te dal para popullit e te bertas per hakmarrje.

    Zoti mos durofte me!

    1. Dardan says:

      Prit moj zonje.
      Se doli edhe CSC

  27. Dardan says:

    Kto jan hesape ose tendencioze, ose profsne tip KRISTAL.
    Ato miljona jan t ardhurat. Po shpenzimet? Se nje kompani ka te hyra e te dala. Ka te ardhura e shpenzime. Diferenca jep fitimin apo humbjen e kompanise.
    Pastaj pse patjeter duhet shenja e barazimit? Po krahasohen mollat me morrat dhe jo pa qellim

  28. Miushi says:

    Doli edhe Vilson kapedani.
    Ky di shume. Ky ka qene shkesi i letrave. E ka ngjyer per vete dhe te tjerat

  29. V.Duka says:

    O Prokuror i Pergjithshem, beje edhe ty nje gje qe te mbahesh mend, ndryshe do kesh turp te futesh neper klube te pish kafe kur populli te marre veshe sa here eshte masakruar nga vjedhesit, banditet, mafiozet, vrasesit etj. te veshur me pushtet edhe gjate peridhes qe kini mbreteruar ju. Ju jini fajtori kryesor qe nuk ka ilace na spitale, qe demtohen nga mjeket aparaturat qe te semuert qe jetojne me asistence te shkojne per te marre shebimet mjekesore te privatet qe kane nxjere shpatat per te bere “menjehere” miliardat; ju e kini fajin qe kryeministrat vjedhin ne mes te dites….. i dini me mire nga une sepse po s’dini as kaq ….mjere Shqiperia.

    Me respekt per lexuesit, V.Duka.

  30. Dreni says:

    Erdhi radha e Vilsonit.
    Pastaj Petriti.
    Pastaj vjen shoku Koço Kokedhima. Ky po qe ka bere goxha tregeti me ceket CEZ

    1. Dramaturgy says:

      Jo more, por po iku Koco, me ke ta mbaje Rama qeverine???
      Me Bracen? Klosin? Apo baba-Takun????

  31. Franci says:

    Koço Kokedhia me tenderat e transformatoreve. Ai duhet te prononcohet

  32. Dramaturgy says:

    Po nese ik Koçua, bie qeverria!
    Joooo, buk e lejojme ne kete!
    Aman o Koço, mos ik!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje