ÇEZ/ LSI i përgjigjet Bashës: Të mbështesim t'i shkosh deri në fund çështjes, se kështu do pastrohet dhe Partia Demokratike

25 Shtator 2015, 16:11Politika TEMA

Pas deklaratave të Kreut të PD-së, Lulzim Basha ndaj Ilir Metës ka reaguar Lëvizja Socialiste për Integrim. Nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani i ka quajtur shpifje akuzat për çështjen e CEZ duke theksuar se kjo është një përpjekje për të fshehur kryeveprat penale që ka bërë Basha.

“Unë jam sot këtu në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim për të sqaruar një herë në radhë të parë opinionin publik se shpifja ndaj Ilir Metës, që z. “200 milionësh”, shtetasi holandez, Lulzim Basha konsumoi ndaj Ilir Metës, sigurisht është një vepër penale e serisë së veprave penale që e shoqërojnë Partinë Demokratike.

Sigurisht që kjo është thjeshtë një bukë me djathë, ose buka me djathë e rastit që konsumoi zotëria e tij, në përpjekje për të fshehur kryeveprat penale që ka bërë ai, shokët e tij dhe udhëheqësi i tyre politik. Sigurisht, që kjo nuk fshihet. Tashmë është në sytë e gjithë publikut, në rreze të diellit e dukshme, e qartë dhe krejtësisht e verifikueshme, se çfarë kanë bërë zotërinjtë e tyre në krye të shtetit shqiptar, në sektorin e energjisë, në sektorin e transporteve dhe në shumë sektorë të tjerë. Kështu në këtë pikëpamje shpifjet që ai hodhi sot në emër të Ilir Metës bën mirë t’i marri mbrapsht.

Kështu që nga kjo pikëpamje ne jemi këtu për të ndërtuar një raport komunikimi me opinionin publik në radhë të parë, por sigurisht edhe me Partinë Demokratike në këtë rast për t’i bërë thirrje që të kthehet në normalitet dhe të bëj politikë”, tha Manjani.

Numri dy i LSI-së theksoi edhe njëherë gatishmërinë e kësaj force për një hetim ndërkombëtar për çështjen e CEZ dhe se mbështet PD-në në katarsisin që po bën për të pastruar partinë nga ish-ministrat dhe ish-kryeministrat.

“Unë jam këtu për të konfirmuar edhe një herë që: Po! Po! E mbështesim fuqimisht hetimin ndërkombëtar, mundësisht me prokuror amerikan, hetimin e çështjes të ashtuquajtur “CEZ”! Patjetër që po! Nga fillimi deri në fund! Nga dje deri sot, të gjitha, pa përjashtim, çdo detaj. Si erdhi CEZ, kush e solli, në ç’afar, me ç’marrëveshje, si u bë kontrata, pse u zgjodh kjo formulë privatizimi dhe një tjetër, çfarë ecurie ka pasur CEZ-i, si u lidh kontrata me DIA-n, po patjetër, por edhe me 7 të tjerë si puna e DIA-s që i kanë aty rreth e rrotull dhe nuk e di, prandaj them shtetasi holandez, sepse kam përshtypjen që nuk i ka pyetur personat rreth e rrotull për të kuptuar disa të vërteta të mëdha që kanë ndodhur këtu në Shqipëri, kuptohet edhe me kontributin e zotërisë në fjalë. Të gjitha duhen sqaruar një e nga një, pa asnjë lloj ndroje, pa asnjë lloj frike.

Ne sigurisht që e përshëndesim, përveç pjesës së shpifjes, Partinë Demokratike, Partinë zyrtare Demokratike, e cila ka marrë një nismë, e cila duhet përgëzuar për hir të së vërtetës, që është nisma për të bërë katarsis, ose për të pastruar Partinë Demokratike nga ish-ministra dhe nga ish-kryeministri. Pse të mos e mbështesim?! Duhet mbështetur! Me çdo çmim duhet mbështetur kjo nismë e Partisë Demokratike, sepse nëse kjo nismë do të shkojë deri në fund dhe duhet të shkojë deri në fund, dhe tashmë do të shkojë deri në fund, patjetër që do të dalin shumë të vërteta, ashtu siç janë, në rreze të diellit, “crystal clear”, holandisht nuk e di si i thonë, tha Manjani.

5 komente në “ÇEZ/ LSI i përgjigjet Bashës: Të mbështesim t’i shkosh deri në fund çështjes, se kështu do pastrohet dhe Partia Demokratike”

  1. B says:

    Nuk po marrim vesh kush eshte pozita e opozita, vazhdoni keshtu dhe naja 20 vjet te tjera

  2. Labi says:

    LSI si dhe PD te korruptuar deri ne palce. Bertet hajduti kapedini hajdutin. Pune qafirash.

  3. Toni says:

    Kur e di LSI se cfare ka ndodhur me CEZ-in pse pret PD per te hetuar, pse nuk behet inisiatore e hetimit dhe ta shohim se kush eshte bere me shume pis nga kjo histori.

  4. Jugu says:

    Cdo dite po del me shume ne drite fakti qe Meta eshte pas ketij hajdutizmi gjigand. Besoj qe do e kaloj por shume I dobesuar pasi Rama nuk e mbron dot hapur sic e mbrojti Berisha kur morri 700,000 euro nga ish ministry I ekonomise, Dritan Prifti.

    Eshte fatkeqesi te prishet gjendja ne vend, pasi njerezit duan qetesi dhe rregull, por sic po vijne punet pushteti mund te bjer para kohe ose do kete perberje tjeter.

  5. LORA says:

    Edhe pse me ben sens dhe dua t’a besoj deklaraten e Manjanit,si per te vertetatat ne rreze te diellit,sec me jep nje shije te hidhur shantazhi.
    Qofsha une gabim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje