Çështja “CEZ” ka mbërthyer politikën shqiptare dhe mediat e mëdha, por çdo gjë po trajtohet vetëm me “bomba tymuese”; dhe në fakt pak ose aspak po kuptohet çfarë po ndodh. PD akuzon kreun e Kuvendit Ilir Meta, se ka marrë para për të lejuar një kompani private që të tërhiqte borxhet që CEZ kishte tek shumë subjekte; ndërkohë që LSI akuzon Sali Berishën dhe Ridvan Boden që me vendim qeverie kanë lejuar që CEZ të përfitonte në kurriz të taksapaguesit shqiptar. Por realisht çka ndodhur me CEZ-in?!
CEZ është një kompani i madhe çeke, e cila në shumë vende të Ballkanit ka arritur të fitojë kontrata në fushën e energjisë dhe të privatizojë pjesë nga këto sektorë strategjikë.
Në vitin 2009, kryeministri Sali Berisha bëri një marrëveshje xhentëlmenësh me qeverinë çeke për të shitur ndërmarrjen shtetërore të shpërndarjes së energjisë, OSSH tek një kompani e madhe çeke.
Në atë kohë, qeveria e Pragës mbante presidencën e radhës së Bashkimit Europian dhe kishte mundësinë e vendosjes në axhendë të BE-së dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë.
Madje me anë të një ceremonie shumë pompoze, kryeministri Sali Berisha, dorëzoi në duart e kreut të qeverisë çeke kërkesën për marrjen e statusit kandidat; kërkesë që u bë në prag të fushatës për zgjedhjet e vitit 2009 dhe pas firmosjes së kontratës së shitjes së OSSH-së.
Më 11 mars 2009, ministri i Energjisë dhe Industrisë, Genc Ruli firmosi kontratën me kompaninë CEZ për t’i shitur 76% të aksioneve shtetërore për një vlerë prej 102 milionë eurosh.
Kjo kontratë u kundërshtua fuqishëm nga opozita e asaj kohe, Partia Socialiste, e cila theksoi se OSSH është shitur lirë për arsye se qeveria ka vepruar në mënyrë klienteliste.
CEZ qëndroi në Shqipëri për 3 vjet pasi nuk bëri asnjë investim, por vetëm vazhdoi serinë e kontratave aforfe ndërsa nuk arriti të zgjidhë problemin e atyre që nuk paguajnë.
Para zgjedhjeve të vitit 2013, Berisha dhe qeveria e tij nisën sulmin ndaj kompanisë CEZ që e kishin sjellë vetë në Shqipëri, duke ndërhyrë – madje edhe ministri i Brendshëm, Flamur Noka – në nënstacionet ku CEZ u hiqte energjinë debitorëve.
Qeveria detyroi Entin Rregullator të Energjisë që t’i heqë liçencën CEZ-Shpërndarjes në mënyrë të njëanshme. Kompania çeke deklaroi se kjo është sjellje e padrejtë dhe ajo do ta hidhte çështjen në arbitrazh ku kërkoi një shumë marramendëse parash si dëmshpërblim.
Berisha humbi zgjedhjet në qershor të vitit 2013 dhe qeveria që do të vinte i duhej ta trajtonte këtë “patate” të nxehtë. Ministri i emëruar i Energjisë në kabinetin “Rama”, Damian Gjiknuri deklaroi së barrën e rëndë të CEZ do ta zgjidhnin me negociata, pasi një humbje në arbitrazh do të ishte katastrofike për arkën bosh të qeverisë dhe nuk mund të merrej mbështetje nga BB dhe FMN.
Më 24 qershor 2014, pas negociatave u arrit që CEZ të heqë dorë nga pronësia e OSSH dhe nga abritrazhi ndërkombëtar. Si shkëmbim u ra dakord që shteti shqiptar t’i paguajë palës çeke një vlerë prej 87.1 milion euro. Kjo vlerë u dakordësua të paguhet me këste, duke filluar nga shtatori i vitit 2014 deri në fund të vitit 2018, me një vlerë të përgjithshme interesi 7.9 milion euro mbi principalin e dakordësuar.
Kjo vlerë përfaqëson kreditë e marra dhe shumat e faturuara e të kërkueshme në çdo kohë nga ana e CEZ a.s. Marrëveshja, parashikonte se palët heqin dorë nga çdo pretendim i mëtejshëm financiar apo ligjor. Pala çeke tërhiqet nga procesi i arbitrazhit, hapur në maj të vitit 2013 sipas rregullave të UNCITRAL, mbështetur në Traktatin e Kartës së Energjisë.
Pas kësaj çështja ra në heshtje. Por ç`ndodhi më pas?
Kuvendi, ose më konkretisht mazhoranca, emëroi në krye të Entit Rregullator të Energjisë, një specialist energjie, Petrit Ahmetin, vëllain e ish-kryeministrit Vilson Ahmeti, i cili ka qenë edhe drejtor i KESH-it për një farë kohë. Zoti Ahmeti ka qenë këshilltar i drejtorit të ERE-s gjatë kohës së qeverisë “Berisha” dhe zotëronte një kompani që mblidhte borxhet e CEZ.
Kjo ka sjellë më pas sulmin dhe rikthimin e çështjes së CEZ duke folur për miliona dhe duke risjellë në lojë sërish Dritan Priftin, i cili po përgatit dokumente e video që të sulmojë armikun e përhershëm, Ilir Meta.
PD-ja nga ana e saj i ka kërkuar zyrtarisht Gjykatës Kushtetuese që të rrëzojë marrëveshjen e qeverisë shqiptare me CEZ-in për t`u larguar nga pronësia e OSH-së, ndërsa akuzon Ramën e Metën se kanë abuzuar me 600 milionë euro. Po nga kanë dalë këto 600 milionë euro?
Berisha dhe Meta kërkuan hetim ndërkombëtar, e më saktë amerikan për këtë çështje, por ambasada e SHBA është përgjigjur se kjo i takon drejtësisë shqiptare…
Tesheshi.com
Dosja CEZ eshte nje nga mega aferat e 25 viteve te grabitjes se pasurive kombetare dhe rjepjen sistematike te popullit-dele.
Vjedhja e pare: Shitja e OSSH tek CEZ nga qeveria Berisha NE VLEREN 102 milion euro, shume me lire nga vlera e saj e vertete, vetekuptohet se eshte bere kundrejt “kafes” qe CEZ i ka dhene Berishes .
Vjedhja e dyte nga CEZ e konsumatoreve shqiptare (atyre drekengreneve qe kane paguar rregullisht) permes faturave afrofe,
Vjedhja e trete: ulja e cmimit te blerjes nga CEZ te energjise elektrike nga KESH
Vjedhja e katert: futja ne loje e shoqerive permbaruese (DIA) per mbledhjen e borxheve te CEZ.Qeveria alokonte fonde per institucionet per shlyerjen e borxheve ndaj CEZ.Borxhet i grumullonte DIA dhe nje pjese e fitimit kalonte ne xhepat e politikaneve qe qendronin pas saj. Vjedhje me “duar te pastra”, me qetsi dhe dashuri!
Vjedhja e peste: Marreveshja e mbulljes se dosjes me CEZ, FALJA E 500 MILION EURO !!! detyrime te pashlyera te CEZ kundrejt KESH.Dhe ketu nje “kafe me bisht” miliona euro ka shkuar per qerasjen e arkitekteve te marreveshjes/
Dhe ti o popull mbaje ne tullum, paguaj ti fukara faturat e energjise, shko edhe burg..se “po bejme shtet”.Shteti kusareve!
O ujk i vetmuar, meqenese dikerke kaq shume gjera, si mund ta hiqte qafe Qeveria CEZ-in, ke ndonje mendim? Nese CEZ i detyrohej 500 mln Euro KESH-it, pse Qeveria Rama duhej ti jepte edhe 85 mln Euro te tjera? Nuk ishte ky 500 mln Eur i mjaftueshem per t’u ndare e per te kenaqur gjithe palet, nese kishte korrupsion, apo duheshin edhe 85 mnl Euro mbi te? Shkruani, por mos shkruani brockulla pa ditur gjerat.
Dhe ti ylli pata pretendon te kesh bere nje permbledhje te aferes?! Militant mediokeeeeeer!
i Dekriminalizim po cke me autorin nuk te pelqen permbledhja? Thuaja se ku dhe pse. a per militantizem duket se ti je jo i thekur por nga ata qe kalon ne orgazem me berishen
Ylli ka bere nje kronologji,por asnje analiz.
Po mir more Yllo,qe i permblodhe gjerat,por si i parashikon ti ngjarjet qe do vijne??
Berisha e zhduku ceshtjen “Trebicka” ne emer te drejtesise amerikane, kur personat e perfshire ne hetim dhe ekspertim ishin private, shume kollaj te korruptueshem. SHBA -te nuk mbrojne hajdutet dhe mashtruesit, kriminelet dhe tradhtaret e shqiperise.
HISTORIA ME CEZ-IN ESHTE TURPI DHE REZILI I POLITIKES SONE KOMBETARE
Sali Berisha eshte fajtori kryesor i largimit te kesaj kompanie nderkombetare qe po punon me sukses ne te gjitha vendet ish komuniste te Evropes, por qe u perzu me dajak nga mafia enveriste shqyptare me pushtet. Ne vend qe politika jone kombetare te filloje urgjentisht te merret me problemin kryesor qe ka nevoje Vatani dhe ai eshte:
TE TERRHEQE INVESTITORET E HUAJ
keta debile dhe dallkauke enveriste te Kohes te Qepes perzene edhe ato kompani qe kane pasur guximin ne riskojne LEKAT ne vende ku jetojne njerez me bisht nga prapa dhe qe akuzojne investitoret me lloj-lloj fyerjesh dhe afezash qesharake. Degjuam dallkaukun e Partise se Punes, Prec Zogaj ne emisionin idiot te Blendi Fevziut te cilesonte CEZ-in si nje firme MAFIOZE pa i bere verrejtje askush nga drejtuesit e ketij emisioni me shikueshmeri te madhe ne publik, nderkohe qe ASKUSH nuk i kerkon llogari Sali Berishes:
PSE SI KRYEMINISTER GANGSTER I BENTE THIRRJE TALEBANEVE TE TIJ TE MOS PAGUANIN DRITAT DHE T’U VININ TRITOL SHTYLLAVE ELEKTRIKE?
Cili investitor ne Bote do t’i perballonte keto gjoba enveriste per firmat e Imperializmit dhe Kapitalizmit te keq? Cila qeveri apo shtet normal ul cmimin e shitjes se energjise elektrike per nje firme private, ne nje kohe qe ky cmim nga viti ne vit rritet me shpjetesi jo te vogel? Cili investitor i huaj do te futet ne Shqypnine enveriste te Kohes te Qepes me kete klase te poshter dhe te qelbur politike antikombetare qe ka ndermend vetem te vjedhe te te vrase popullin e vet?
Çez-eshte nje FIRM Ha-merr-ikone qe po ben kerdin ne Europen Lindore.
Kjo eshte e verteta,prandaj ambasada kineze i rin larg çeshtjes se Çez.
E rropen Shqiperin Ha-merr-ikonet,prandaj e ka gojen hap Sal Bisha.
Eshte nje firme ceke por me perhapje nderkombetare qe po punon me sukses ne te gjitha vendet ish komuniste te Evropes Lindore, por edhe ne shume vende te tjera te Botes, por jo ne Shqypnine enveriste te Partise se Punes qe investitoret e huaj kapitaliste ne pergjithesi HA-MER-IKONET e ligj ne vecanti nga veprat e DULLES i konserideronte si ARMIKU i jashtem dhe bolsheviket e Beogradit, te Moskes dhe te Pekinit i quante si VELLEZER TE PERJETSHEM e duhej te paguanin HARACIN albanez tek pederasti Enver Hoxha, pasi u kishte shitur BYTHEN dhe Vatanin.
Dhe meso se KORAB eshte fjale sllave qe do te thote VAPOR prandaj shko dhe meso do gjuhe te huaja perpara se te kthesh Kohen e Qepes te Partise se Punes.
Mos bre shkrimtar se na e mushe mendjen,..besoj se flet per ato firmat imperialiste qe bene privatizimin e Alb-Petrolit ne Ha-merr-ik…duke kriju kompani fantazma
apo mos don me na tregu per sukseset e Ha-merr-ikonve qe shpartallun popuj te tere ne Syri dhe Irak.
Rrij mbaj vendin more shkrimtar se ti nuk merr aspak vesh nga politika e ha-merr-ikonve te pangopur.
Ruset dhe Kinezet ndertuan Shqiperine e ju dhan mundesine shqiptarve te behen shtet,duke ndertu uzina e fabrika,ndersa tash more shkrimtar shqiptaret kan marre arratine.
Nuk ja vlen me diskutu me ty.
@Arber…përkundrazi, pikërisht KËTA, mbrojnë…(???!!!)
Ngado qe ta rrotullosh del ne skene gjithmone hajdutet e familjes Ahmeti,Vilson e Petrit,te dy bashke vazhdojne e vjedhin ,transferojne para,bejne biznese pa care bythen per PD ose PS,Dritan Prufti e ka vendin ne burg por nuk e fusin sepse kane frike Meten,Sala eshte direkt ne tave por ha cepat ,zemra i takoi tjterkujt,Ismailataj ne burg do vdesi dhe asgje nuk do te thote si Delijorgji qe sfoli fare.Po bejme gallate me hajdutet se kush ka vjedhur me shume dhe kush ka prishur me shume,Lihtenshteini i katunareve,
O njerez… mos humbni me kohe te shkruani komente,(me falni, po mund te shkruani patjeter)po lexoni dy komentet e “ujku i vetmuar” dhe “shkrimtari” dhe ajo eshte rezymeja e gjithe kesaj historie te qelbur.
Na tregon histori,por a mund te na thuash se sa eshte demi ekonomik,grabitja dhe vjedhja? Kjo na intereson,kjo i duhet shqiptareve qe jane ne burg par energjine elektrike te pa paguar,kjo i duhet atyre te tjereve qe jane pa drita sot se nuk kane me se ta paguajn,e nuk na interesojne historite se si behen milionere e miliardere politikanet shqiptare.A MUND TE NA THUASH SE SI DUHET TE VEPROJE NJE POPULL KUR I VIDHEM QINDRE MILIONAT E EUROVE DHE KUR 90% E KETIJ POPULLI VARFEROHET DHE 10% PASUROHEN? KE NDONJE MENDIM? HIDHU SE PO TE PRESIM E MOS NA TREGO PERALLA ME MBRET.
Mllefin qe cfaq ky shkrimtari ne komentin e tij eshte paksa ne adrese te gabuar.Ishte ajo koha kur populli punonte per ndertimin e vendit per fabrika,uzina,forcimin e bujqesise,elektrifikimin e vendit,zhdukjen e alfabetizmit,ngritjen e hidrocentraleve etj…. etj…qe ky dordolec (shkrimtari) mundohet ti mohoje apo ti anashkaloje.Po te ishte AI i kohes se qepes ti z.Shkrimtari besoj se e ke te qarte se cdo ti gjente keta nallbane te politikes shqiptare dhe kelyshe si puna tende.
Keta nalbane injorante pa arsim dhe shkolle, por qe jane kusare dhe vrastare finoke profesioniste te politikes aktuale kombetare jane pergatitur me kujdes ne kudhren e Partise se Punes dhe jane instruktuar ne palestrat e Sigurimit te Shtetit si ta mbajne Vatanin si nje CIFLIG personal te mafies komuniste me pushtet. Le te hapen DOSJET shikoje si do te dalin BYTHEJASHTE te gjithe pushtetaret e sotem spiune te Sigurimit te Enverit, sepse o DUDUM enverist vetem regjmi sadist i Enver Hoxhes i Kohes se Qepes mund t’i bente shqyptaret si skllever me pune te detyruar ne vendin e vet, ndryshe ky pederast pa shkolle dhe pa arsim do ta kishte ngrene tullumin me kohe.
A e pe komunistin Erjon Veliaj si u ngut te publikonte dipllomat e tij fallco me master prej ARTISTI, njesoj si dipllomat e Enver Hoxhes dhe te BOSIT Edi Rama?
Mendoj se:
Rama eshte ngutur me marreveshjen e Cez-it.(duhet te jete keq-keshilluar nga aleatet ose kushtezuar …)
1. i jane falur 500 milion Euro vetem detyrimet qe CEZ i kishte Kesh-it per blerje te energjise elektrike (gjitha me fatura)
2. i jane njohur si dem-shperblim 95 milion Euro per te ashtuquajturat inestime te Cez-it investimet ne rrjet kane qene te paperfillshme, ne fakt kane blere makina, rregulluar zyra etj etj po sa kane qene keto investime… 95 milion Euro ???
3. tani, po sipas marreveshjes te pranuar nga qeveria jone duhet te paguaje edhe 135 miloin Euro per kompanine DIA , kompani qe ka mbledhur borxhet e CEZ …. o zot i madh …
dhe me e bukura eshte qe eshte vendosur me ligj ne parlament qe ceshtja te mos hetohet nga drejtesia
500+95+135= 730 milion Euro qe po i “kercet” mbi kurriz popullit te thjeshte…
a mban kush pergjegjesi ne kete vend? apo pergjegjesia eshte e berbereve?
Shtet bordello …..prandaj ju turren njerzve me ushtrri e polici per te pagu faturat…kishin ne mendje vetem ndarjen e Tortes!
Kam thene me kohe qe jeni rrace per tu zhduk!
ose duhet te shperblejne takspaguesit shqiptar per dallaveret e sali berishes. 81 milion erot t’i paguaj sali berisha ose te futet ne burg!
Cezi si nje nga krimet e shumta te politikaneve gangsterr, te qeverive shqiptare ne shitjen e pasurive publike duhet te hetohet deri ne fund .Gjygji i shekullit , duhet te nise qe me shkaterrimin e ekonomise mbas 1992 .Gansterret i kemi majtas dhe djathtas. ,dhe po u denuan me ligjin antimafia ,Shqiperia do kete borxhin me te ulet ne Europe rreth 10%te GDP .Dy jane shkaktaret e vjedhjeve dhe korrupsionit Nano dhe Berisha si ish kryeministrat ,por nuk qendron larg as Meta. Skandali i Cezit , eshte shitja e pasurise publike per te mbajtur pushtetin kriminal te Saliut ku mbeshtetesit ishin Dritan Prifti , Genc Ruli dhe hajduti veteran Bode .Po kush do ti hetoje keto gangsterra me kollare ,drejtesia jone , qe vetem kur degjon emrat e te perfshireve ne afere tmerrohet ?.Mosndeshkimi i korrupsionit dhe krimit te organizuar , eshte brenga e ketij populli ne keto vite te lodheshme te demokratures . Rama po nuk qe i zoti te drejtoje mazhorancen ne ndryshimin radikal te drejtesise ,qe po i ze frymen Shqiperise ,me mire te japi doreheqe .Me Blushin kryeminister PS do ishte me organizuar dhe me e vendosur per te mbajtur premtimet para elektoratit.Po krijohet opinioni , se Rama po dejton nje parti qe ne krye ka ish bashkiaket e Tiranes dhe Mjaftistet dhe G99 ,ndersa socialiste eshte vetem emri .Rama po te vjen koha te ikesh ,kete tha dhe Ndre Legisi, qe e preve ne bese .Hajdutet e pushtetit para gkjygjit te madh do dalin.