Hartuesi i ligjit "Severino": Shenjat e gishtit dhe testi i drogës, kërkesa pa lidhje

24 Shtator 2015, 20:11Politika TEMA

Në mesin e debateve lidhur me ligjin e dekriminalizimit në Shqipëri, Antonino Gullo, këshilltari juridik i ish-ministres së Drejtësis italiane, Paola Severino dhe një ndër hartuesit e këtij ligji, në një intervistë telefonike për Top Channel tregon për fillesat e këtij ligji në Itali, funksionimin dhe rezultatet e arritura.

I pyetur se a ishte e nevojshme që në ligjin e ashtuquajtur “Severino” të përfshihej edhe marrja e shenjave të gishtave apo testi i droges, siç kërkohet në Shqipëri, Gullo është përgjigjur:

“Ligji Severino disiplinon moskandidimin e parlamentarëve dhe anëtareve të kabinetit qeverisës, nuk parashikon terma të identifikimit të përmendura nga ju, por duke patur një dënim të formës së prerë për nje subjekt të caktuar, natyrisht që vlerëson që këto subjekte tashmë janë identifikuar. Në këtë pikë, ligji nuk parashikon masa të tilla si ato që ju përmendet”, thotë ai.

Por sa mund të jetë i përshtatshëm një ligj i tillë në një tjetër vend, në këtë rast në realitetin shqiptar?

Përsa i përket mundësisë për të transferuar në një tjetër vend pikat e ligjit Severino, mua më duket se nuk ka asnjë pengesë. Natyrisht që më pas do të bëhet fjalë për të adoptuar këtë akt me nevojshmërinë që kane ligjet e tjera. Dy aspektet me te lehta  jane seleksionimi i krimeve per te cilat, pasi eshte dhene nje vendim denimi, vihet ne pune “moskandidimi” dhe koha e moskandidimit. Edhe në ligjin tonë është e përcaktuar që duhet të identifikohet subjekti, por tek ne fakti që kërkohet një vendim gjykate e përmbush këtë detyrim”, sqaron Gullo.

Gullo ka konfirmuar se qeveria shqiptare ka kontaktuar me hartuesit e ligjit “Severino” për t’u njohur më nga afër me specifikat e këtij ligji dhe mënyrën sesi ai mund të zbatohet në Shqipëri.

10 komente në “Hartuesi i ligjit “Severino”: Shenjat e gishtit dhe testi i drogës, kërkesa pa lidhje”

  1. ??? says:

    Normal qe eshte pa lidhje. Te prezumosh qe te gjithe jane fajtore dhe te droguar eshte ne shkelje te te drejtave te njeriut.

    1. Zigur Qarri says:

      Ketu nuk behet fjale per qytetare te thjeshte,por per ligjvenes dhe predikues te moralit,per eliten e nje kombi.
      Ne nje vend si Shqiperia,ku politikanet jan pothuaj te gjith te dyshimte,
      duhet te testohet patjeter kupola politike.
      Perse duhet te jene kundra,nese ndjehen te paster?!!!
      Te jeshe kundra,ngren me shume dyshime,dhe i jep te drejte gjithkujt te
      presupozoje.

      1. ??? says:

        Dmth ne qofte se akuzohet nje vajze 16 vjece qe eshte kurve, i duhet bere testi i virgjerise? Nuk ka rendesi ne se merresh me politike apo me lyrje pallatesh, eshte e drejta e cdo individi te prezumohet i pafajshem deri ne nje vendim gjykate, ne te kundert shkelen te drejtat themelore te njeriut. Ajo qe pretendon ti eshte problemi yt qe nuk pranon te bazohesh ne fakte por ne thashetheme dhe jo problemi i atyre qe akuzohen.

  2. Lili says:

    Po kjo na kishte mundesuar mos me pasur pashaporte per Mediun e per Medihoxhen !Edhe ky nuk thot dr eshte kerkese pa lidhje po vetem se kjo kerkese nuk eshte vu ne ligjin italian!

  3. nini says:

    Dy kerkesat e opozites ,per testin e droges dhe shenjat e gishtave ,jane kerkesa idiote ,qe mbajne firmen e Bylykbasdhit.Ky politikan pa taban eshte nje megaloman ,qe i duket vetja si juristi me i vecante ne Shqiperi. Ky eshte gjoja juristi qe drejton cdo kerkese te opozites per problemet e drejtesise.Mazhoranca mos te merret shume me kete kastravec ,por te votoje ligjin Severino qe i permbledh te gjitha kerkesat per dekriminalizimin. Shenjat e gishtave jane tek karta e identitetit ,kurse testi droges i behet cdo personi, kur personi kryen nje krim .

  4. antispiuni says:

    Mero, le koqen e namit!
    Te kam ndjekur ne vijimesi ne kete gazete, por drejt me thene; pak ndryshon nga fort i perndershmi Fahri Balliu. Shkurt nuk po i ben sherbim gazetarise se paanshme por po ben servilin e pushtetit.
    Salih Gerdeci eshte nje bolshevik hillbilly dhe nuk ia vlen te merresh me të, por ama te dalesh ne mbrojtje te perdoruesve te droges qe qeverisin, eshte skandaloze. Gjithsesi nuk pritet ndonje gje e madhe prej teje sepse me Hillbilly-n u prishe, jo per parime por per pazare.

  5. elton says:

    Pse ndihen te ofenduar ca plehra kur mund tu kerkohet testi i droges politikaneve? Para se ti votoj dua te di kush pi droge. Ku eshte e keqja ketu?
    Apo se mos dali ndonje bythqir qe pi?

    1. GerdecBomba says:

      baxhnakun snjof mth gruja ish nmigrim tthem un tyja absolut tgarrrantojj

  6. Nje shqiptar says:

    Nuk mund ti besohet fati i popullit, femijeve tane e drejtimit te vendit nje drogaxhiu, nje te semuri qe nuk eshte i zoti te komandoje e te drejtoje vehten.

  7. Kris 1 says:

    Testi I droges nuk I ofendon dhe as I ul hunden deputeteve dhe qeveritareve.Ne amerike dhe puntor te pranohesh te kerkojne testin e droges.E don me ligj PD rilindasit qe nuk kane probleme ta votojne.
    Kryeministrit per ngarkesen nje punet e partise e te shtetit ti lejohen doza droge shendetesore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje