Publikohet videoja e paralajmëruar e Mataj: Grinden 7 minuta të heqin celularët nga tavolina

24 Shtator 2015, 18:14Politika TEMA

Publikohet më në fund videoja e paralajmëruar e juristit të KESH, i cili është pjesë e ekipit shqiptar që mbron cështjen kundër CEZ, i cili i ka kërkuar takim Elvis Mataj me 11 shtator të këtij viti.

Nga aq sa shikohet në video, i gjithë debati është përqëndruar tek fakti që Mataj të largoj celularët nga tavolina, përfshirë dhe celularin e vet.

Mataj nuk ka pranuar të largojë celularët dhe pas kësaj juristi i ka thënë se “nëse ti largon celularët, ne bisedojmë, përndryshe nuk do të flas”. Përpjekja ka qënë këmbëngulëse e juristit.

I gjithë ky debat ka zgjatur 7 minuta.

Elvis Mataj është drejtues i kompanisë së Kastriot Ismailaj, i cili është përfshirë në konflikt me të për adminsitrimin e kompanisë së tyre, por ka dhe një kompni tjetër në emër të gruas së tij, e cila është duke u ndjekur penalisht në Gjykatën e Tiranës për fshehje të TVSH.

Kompania e tij ka pasur punë direkt me borxhet e pambledhura të CEZ dhe duket se ka fshehur dhe fitimet, duke u përballur prej një viti me një gjyq që e akuzon për skemë mashtruese për fshehjen e TVSH.

Vetë juristi Ruci ka pranuar në një debat televiziv se e ka kontakuar Mataj dhe i ka kërkuar të mos publikojë dëshmi nga dosja që është në gjykim kundër CEZ, pasi dëmton procesin.

16 komente në “Publikohet videoja e paralajmëruar e Mataj: Grinden 7 minuta të heqin celularët nga tavolina”

  1. armand shkerdhaku says:

    nuk degjohet gje ska element prove Artan Hoxha perdoret nga te tjere

    1. TJ says:

      Keni te drejte ky qe kam pas respekt per 21 janarin eshte vene ne sherbim te dikujt! Sic ka koken do te kete edhe trute!

    2. emigranti says:

      esht vetem nje pordh me rigon .. kush kupton pak nga drejtesia e kupton se e gjitha eshte e bazuar mbi nje spekulim gjigand .. perkundrazi juristi tashme ka te drejte te ngreje akuze kunder TV apo gazetes a kujtdoqofte qe e ka publikuar me keto elemnte kete vidjo, sepse ajo ka brenda “shpifjen ” publike etj .. askush nuk mund te vertetoje se deshmitari u kercenua, vetem e vetem pse “avokati” la çanten dhe cel ne nje tavoline tjeter .. ashtu siç spekulohet se u kercenua deshmitari, ashtu fare mire mund te spekulohet se ky veprim ju kerkua juristit nga deshmitari, nga frika se mos ky i fundit rreshqiste gjat bisedes dhe kompromentonte veten .. zhuuuurm zhuuuuuurm sa shum zhuuurm ka 25 vjet qe per ushqim te perditshem na serviret fabula, hej more heeej, e kapa hajdutin po nuk me leshon … thjesht nje kove manipulimi e hedhur mbi koken e qytetarit per te vazhduar shperlarjen e trurit, qe ky i fundit te mos merret me hallet e veta, te mos ngrihet te kerkoje te drejtat e veta, por te kaperdije si çdo dite urt e but mutin qe i serviret me shpresen se mbas kapjes se hajdutit dite te mira pasketaj vijne …

  2. Sit back and relaks says:

    Nje mut morem vesh nga lajmi. O gazetar koqe kandari, o zere muhabetin nga koka o lere fare e mos e zer per bythe.

    1. Mirela Jubani says:

      Profesioniste leshi qe duan te na hedhin hi syve!!
      Nese ky deshmitari..donte te zbulonte kercenimet e juristit vepronte sic thoshte ai..hiqte celularin..se ne fakt rregjistrimi eshte bere me mjete te tjera!!Ketu duket perlyerja e deshmitarit..qe sdo te vazhdoje muhabet..duke pretenduar qe nuk heq celularin…

  3. pilo says:

    Ja e pame dhe videon, por nuk degjuam asgje. U bene keta sot me keto video sikur jane metastaza te Saliut kur flet ne parlament. Video kot, vetem per te krijuar zhurme dhe rremuje, thashetheme dhe paqartesi qe pastaj te interpretojne si duan vete seicili. Per mua eshte nje turp per ata qe e heqin veten gazetare dhe duan te paraqesin gjoja prova me veprime te tilla. Ne kemi pare direkt ne parlament vrasje, direk Fullanin te arrestuar, direkt 21 janarin apo gerdecin dhe ja: kane fshire b… me to se drejtesia eshte ne krahun e krimit.

  4. Noli says:

    Nga sa pame nuk del asgje. Artani qe eshte specialist ne investigime nuk ka nxjerre gje nga ky takim. Duket interesante qe vjedhja prej miljona euro ne CEZ perfundon me vidio te ketij lloji. Ky spostim i vemendjes e zhurme mediatike kerkon te “percaktoje” kush ka vjedhur CEZ Sala apo Meta. Secili ka pjesen e tije. Si mjeshtra te mashtrimit kerkojne te dy hetim nderkombetar duke e ditur mire se kjo nuk behet mbeten te paster e te pa ndeshkuar te dy.

  5. ABC says:

    Po mire i ka thene juristi Ruci. Hiqi celularet, kerkese shume e drejte. Duket bllof i Artan Hoxhes kjo, gjasme ka regjistruar dicka te madhe. A u ftohte ne tajare ky Hoxha. Eshte bere gazetare koti kohet e fundit. Po perdoret.

  6. emigranti says:

    akoma bejne punen e shtetit neper kafenete keta? ah po ai vend ska per tu bere kurre ashtu si duhet!

  7. ARGITA says:

    NUK U KUPTUA ASGJE ?????? NUK E KUPTOJE GAZETARIN HOXHA KU DO TE DALI ,???????O GAZETAR ERDHI AI IKU KY HOQI CELULARIN MORI CELULARIN NE KAFE SHKOJNE TE GJITHE ORE ZOTERI CFARE U THA KONKRETISHT

  8. sami bego says:

    Gjëja është shumë e madhe dhe, kur të dalin faktet një nga një, do të tmerrohemi.
    Ai Tepshi që ka vdekur, mos kujtoni se ka qenë sëmurë…Shkoi me shokët dhe si shokët…Krimi mbulohet me krim

    1. mozi says:

      Tepshi hiku për lesh siç iku Gramozi,prandaj bën qef Genc Ruli, iku siç iku vjehrri i Aldo Bumçit, prandaj bën qejf aldo bumçi, siç hiku azem hajdari, prandaj bën pordhë zonja hajdari, hiku siç hiku gazidede etj. Nuk bedoj se krimineli sali di ndonjë gjë për këta, sepse ai nuk dinte për baxhanakun dhe jo më për këta që ska lënë pisllëk pa bërë.

  9. Jimi says:

    Kjo vidio qe shofim nuk na lejon te kuptojme se c’ka ketu per tu alarmuar!? Ku qendron kercenimi ketu? Apo pse juristi i thote qe te heqe celularet, pasi nje publikim i mundshem i bisedes perbente dekonspirim te hetimit gjyqesor?
    Mbase Artani e konsideron si skandal ngritjen e tonit te juristit, gje qe nenkuptoka implikime te mundeshme per palen e juristit ne nje mega afere?
    Kush pordhi e kush mori groshen?

  10. enter''" says:

    Meshkujt shqiptare me cantat ke brezi…o sa te shpifur

  11. Albani says:

    Shume zhurme per asgje, ka thene Shekspiri. Ajo qe me habit dhe me vjen keq eshte qendrimi i gazetarit Artan Hoxha, jo ai Artan spiuni i Saliut! Gazetar Artani po e tregon veten te paditur, te verber dhe po ben me shume sforco lojen e Berishes! A eshte e mundur qe ky gazetar se krye-ishi Sali nuk lejonte qe njerezit te pirdhnin pa lejen e tij! Harroi ky gazetar faturat 10 fish e ato aforfe qe paguanin shqiptaret ne kohen e Saliut! Perse? Sepse mbi fitimi i faturave ndahej me xhepin e Saliut (30 %) dhe te tjerat atyre mbas Saliut! I di Tani keto, i di, por nuk i vjen zeri! Turp, turp! Dikur ka shkruar se po te ndeshej me Artan Spiun Hoxhen, do e peshtynte, tani eshte bere ku per ta pedhtyre! Turp perseri!

  12. Mëno says:

    U grumbulluam ne TV Klan per te pare kete vidio. Por nuk pame asgje. Z. Hoxha e kam ndjekur ne disa debate, por ketu duket se e ka blere dikush, apo me sakte e ka pagur dikush qe vetem te beje zhurme si ne gjith emisionet e Fevziut. Ndersa analiste vrasin kohen ose shpifin me hamendesime, se skan se ç’thone. Ajo qe nuk u tha ne gjithe emisionin dhe qe tregon per fallcitetin e emisioneve te Fevziu, eshte fakti qe ky “deshmitari” eshte vellai i keshilltarit te Berishes. Interesant, por çdo gje ne kete vend shkon e vjen dhe perfundon te plaku, apo me sakte te bajraktari Berisha. Se dyti eshte pyetja: Perse ruhet ky njeri? Ai eshte nje person pa vlera si gjithe nepunesit servil te kryeminitrave tane. Ne fund do dali vetem nje gje: Qeverritaret vjedhin, populli paguan pa u penduar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje