Batutat pa mikrofon në Parlament: Kaq vite sa do rrini në opozitë, do habiteni dhe vetë

24 Shtator 2015, 14:46Politika TEMA

Seanca e djeshme e Kuvendit ku po diskutohej projektligji i ri i procedurave tatimore është përfshirë nga debate të shumta të cilat natyrisht nuk u fokusuan vetëm në rendin e ditës.

Diskutimi u shoqërua me akuza dhe batuta nga të dy krahët.

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij për të ardhurat ekonomike, nuk ka lënë pa thumbuar të djathtët, të cilët i ka bërë përgjegjës për situatën ekonomike dhe borxhet.

Kryeministri ka ironizuar dhe me deputetët Paloka dhe Ristani, të cilëve u tha se do të vazhdojnë “të hanë përshesh”. Ndërsa deputetit Asllan Dogjani i ka sugjeruar të kërkojë azil në Gjermani.

Ish-kryeministri Berisha, gjatë replikës tha se fjalorin e Ramës e kanë zili dhe gratë e moshuara, dhe se me qëndrimin e tij po i çon të djathtët drejt bojkotit të fjalimit të tij.

Pas fjalës së Mimi Kodhelit Edi Rama i kërkon fjalën Valentina Leskaj: E kam unë fjalën pas…

Sali Berisha: Të lutem lëre, mos komuniko me të, se ai tani kujtohet të vijë në Parlament dhe do të na ndërpresë fjalën. Se si më dukeni sot, si qeveria e Gates.

Saimir Tahiri: Po ti Gaten e ke shok….Shoku i Gates je.

Sali Berisha: Si me qeverinë e Gate Mahmutaj të gjithë këtu, vetëm se Gatja ka qenë burrë më i mirë se ju…Ju me gjeneral-trafikun i lejuat vetes me bë ndryshime të thella antikushtetuese, dhe ndaj duhet të bëni një ndjesë publike.

Bashkim Fino: Kjo nuk ishte një fjalë për procedurë, ishte një diskutim.

Sali Berisha: Nuk ishte diskutim, ishte për procedurë.

Edi Rama: Bashkim mos u shqetëso, Ti ke zgjidhë ’97, kur të qante atje në prehër.

Edi Rama: Siç e morët në 2015-ën përgjigjen për gjithë atë nxitje të kusarisë, të hajdutërisë, të vjedhjes së energjisë elektrike, do ta merrni edhe për këtë të informalitetit. Njësoj! Më keq! Ju siguroj se do ta merrni edhe më keq, sepse nuk është e mundur, nuk ekziston që një parti politike që do të qeverisë dhe që ka qeverisur deri dje vendin, të bëjë thirrje haptazi “mos u regjistroni, mos merrni kasat, mos paguani taksat”.

Edi Paloka: Po mashtron mo, pse mashtron?

Asllan Dogjani: Harrove kur u thoshe qytetarëve mos merrni kasat fiskale?

Edi Rama: Nuk është e mundur që përfaqësuesit e një partie, që është alternativë qeverisëse, të dalin nëpër protesta në qytete të ndryshme dhetë mbështesin pseudobiznesmenë, të cilët jo të mbyllin qepenat, por edhe po u mbyllën pas qepenave, nuk kanë për t’ia dalë dot të zmbrapsin këtë operacion. Nuk keni parë gjë akoma, absolutisht. Ju siguroj për këtë. Çfarë do të shikoni, kaq vite sa do të rrini në opozitë, do të habiteni dhe vetë. Besoj se një ditë të bukur, kujt rri kot, se në fakt duhet të ishte me ndihmë ekonomike në shtëpi, me asistencë sociale për pleqëri të tepruar, kur të ndaheni nga ai, atëherë do të thoni: Po çfarë kemi bërë ne 8 vjet në pushtet?!

Edi Paloka: Këtë e besojmë edhe ne.

Edi Rama: Si ka mundësi që ndenjëm 8 vjet në pushtet dhe e bëmë shtetin rrumpallën më të madhe që mund të imagjinojë mendja e shfrenuar e dikujt që jeton në zemër të Europës?!

Sherefedin Shehu: O Oerd, se kalon testin ky. Po t’ia bësh testin e drogës.

Edi Rama: Sigurisht që analfabetizmi fiskal që ju latë pas, me punonjës tatimorë që nuk ia kanë haberin se për çfarë nisen dhe ku shkojnë, por që dinë vetëm një gjë, që t’u shkojnë te dera biznesmenëve dhe t’u marrin pjesën, do kohë që të kurohet. Por, pa dyshim, ne sot jemi në kushtet kur kura ka filluar të japë efekte.

Sali Berisha: T’u kërkosh falje qytetarëve për këtë fjalim të dobët që po mban…

Edi Rama: Ju jeni në një stad aq të avancuar të ndarjes nga realiteti dhe të nivelit të papërgjegjshmërisë në gjykim, sa që ju skuqeni kur qeshni. Por, normalisht, duhet të skuqeshit dhe të kishit minimalisht mirësinë që të mos flisni fare…

Asllan Dogjani: Ke premtuar heqjen e taksave për biznesin e vogël, ndërsa tani ushtroni dhunë e panik ndaj biznesit, shqiptarët po ikin prej jush e po kërkojnë azil.

Edi Rama: Unë mendoj që të paktën ti duhet të nisesh për në Gjermani. Je subjekt i ligjit gjerman. Ti Llane (Asllan Dogjanit), edhe për emrin që ke, e merr padyshim nënshtetësinë gjermane.

Asllan Dogjani: Jam shumë krenar që e kam emrin Asllan.

Edi Rama: Se të bëhesh gjerman nga shqiptar, është shumë më e lehtë se të bëhesh anëtar i PD-së nga anëtar i PS-së. Nuk diskutohet kjo. Kush e bën atë kapërcim, se frenon më asgjë. Kështu që në këtë pjesë unë të inkurajoj.

Sali Berisha: Vazhdo fjalimin aty, lëri këto…

Edi Paloka: Ik tani, se fole gjatë…

Edi Rama: Me ty besoj që e mbyllëm herën e shkuar. Përsheshin me lugën e madhe, sepse jeni dy veta që duhet të hani në të njëjtin tas, me garuzhden që të ka dhënë shtëpia e oficerëve.

Edi Paloka: Unë përshesh? Po ti ha atë që e dinë të gjithë, që e ha përditë…

Edi Rama: Jepi përsheshit, nuk e di se sa e ke kuotën sot, sa do flasësh përt të ngrënë në darkë, apo e ha në mëngjes ti? Nuk e di si ta japin ,si i kanë oraret, por ju të dyve (Palokës dhe Ristanit), ne dhe gjithë populli shqiptar jua bën hallall, se do të ushqeheni. Jetoni e atë përshesh, kështu që nuk iu ndihmoj dot. Je shumë i lumtur, kështu që ha përshesh.

Edi Paloka: Ty të duhet të ndihmosh veten kur shkon në shtëpi…

Edi Rama: Shko ha përshesh…shiko, qeshin ata prapa, se e dinë dhe ata atë që di unë, se unë nga ata e di.

Asllan Dogjani: Replikë!

Edi Rama: Ik në Ambasadën Gjermane. Atje bëji kërkesat, jo këtu! (qesh).

Asllan Dogjani: Për emrin tim jam shumë krenar, ik ti në Gjermani, jo unë.

Sali Berisha: Që të vijë kryeministri dhe të flasë pa kontroll, të flasë me një zhargon që ia kanë lakmi edhe më të moshuarat e këtij vendi. Dhe t’ia mbathë Kryeministri!

Taulant Balla: Po e pret Obama.

Sali Berisha: Pse ia mbath kryeministri juaj? Vjen lëshotë një sallatë fjalësh dhe ia mbath.

Sadri Abazi: Ka ardhë për punë ai, ska ardhë me të dëgju ty.

Sali Berisha: Erdhi këtu dhe foli përçart. Vetëm një analfabet në ekonomi mund t’u thoshte shqiptarëve se mosimporti i energjisë na uli të ardhurat. Rrini ju, dëgjoni turkoshakë. Këtë emër ua ka gjet mirë ai. Ne të tjerët, po vazhdoi kështu, absolutisht sa të dalë ai aty, do t’i themi mirupafshim sa të mbarojë sallatën dhe pastaj do kthehemi. Po vazhduat kështu ju dezintegroni Parlamentin dhe jeni përgjegjës.

 

9 komente në “Batutat pa mikrofon në Parlament: Kaq vite sa do rrini në opozitë, do habiteni dhe vetë”

  1. Katunari says:

    Ore ju jeni bo të gjithë pa perjashtim si plakat e lagjes, mos them si k.rvat.

  2. Lul Kungulli says:

    O Sali o njeri , po i ke mbush ditet per te gjitha a derezi ik ore shko ne shtepi, nuk ka me lider deri ne vdekje si Enveri e ke kuptu kete apo e ke ala zor.

  3. enter''" says:

    Edi Rama I vje hakut bandes se horrave te PD

  4. 24092015 says:

    mjere ne per opoziten qe kemi, komplet injorante, qari i rames.

  5. nini says:

    Kur ben vrejtje Sala ,se Rama po perdor fjalor te pa pershtatshem , mos ngelte njeri pa bere kritike . Harrove o Sali ,se ke arrit rekord ,duke detyruar shqiptaret te mbyllin televizionin ,kur del ne foltore ,apo ka efekte psiqike memorja jote .Ti i ke share me liber shtepie te gjithe opozitaret ,i ke rrahur ,i ke vrare (kujtojme ketu deputetin Xhindi dhe kryetarin e komunes Novosej ne Kukes qe ish ministri I rendit te asaj kohe ,tha qe jemi afer zbulimit ter autoreve ) dhe qeke i pa kenaqur nga Rama . Nuk ke faj ti ,por Meta ,qe nuk zbaton rregulloren ,dhe kur e tepron te nxjerri jashte parlamentit .

  6. Sit back and relaks says:

    Bukur, edhe per sot i zgjidhem hallet e popullit. Fundja per cfare u votua kjo qeveri, per te na thene batuta se te tjerat shkojne vaj. Kenaqu e ngopu o popull me shaka plot kripe te Duçe Padhoshit.

  7. RILINDJA e vdekur says:

    SALI NUK ESHTE RAMA EKONOMISTE I DOBET JA TE MIRAT CE I KA BERE RAMA
    1 ka 5 fishuar numrin e azilanteve shqiptar
    2 tritol ka bere shqiperia sa te don me shume ndertesa rrezohen se n
    ndertohen
    3 varferia eshte trefishuar
    4 kanabisi lulezon ne tere shqiperine
    5 rruge ka ndertuar po ato nuk shifet
    6

  8. Siguria says:

    Asllani po,kur flet ky duhet pjerdhur me falni per shprehjen.

  9. Cecua me Mustaqe says:

    O Asllan kapedan,hidhi breket ne tavan,hidhi e priti,o asllan evgjiti. Aman o sali protopapa,si ste pushoi ajo Hale Goje,a i uruar. Po ik a i uruar,se dhe Pinocetin e zuri ligji,e jo me ty nje cop hale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje