Nëse Mesdheu do të shpërthente: Pasojat e pathëna të krizës së refugjatëve

23 Shtator 2015, 21:30Politika TEMA

Prioriteti dihet që është mikpritja e mijëra emigrantëve të dëshpëruar që kanë braktisur vendet e tyre të shkretuara nga lufta dhe persekutimi. Kjo është një gjë mjaft e qartë. Dhe nuk ka nevojë për leksione morale nga liderë mediokër dhe teknokratë që të kuptojmë se civilizimi ynë europian mbështetet pikërisht te solidariteti.

Ajo që po përjetojmë nuk është thjesht një fluks i jashtëzakonshëm migracioni në rethana të caktuara, por është një destabilizim total i një pjese të botës e cila po precipiton drejt kaosit. Këto rethana po çojnë në një eksod të përmasave biblike.

Por cilat mund të jenë pasojat e vërteta të pathëna të këtij eksodi masiv drejt Europës të qindra mijëra emigrantëve?

Për ta analizuar do të mbështetemi në të dhënat zyrtare dhe informacione që do të në lejojnë të lexojmë fenomenin në mënyrë të filtruar.

Epiqendra: Siria

Në dy vitet e fundit me intensifikimin e luftës civile dhe avancimin e ISIS, Siria u shndërrua në epiqendrën e një shkatërrimi të paralajmëruar. Në korrikun e kaluar katër milionë sirianë u arratisën nga vendi i tyre. 7,6 milionë të tjerë ndenjën brenda vendit por braktisën shtëpitë e tyre duke u strehuar ku të munden. Komisioneri i OKB deklaroi se “jemi përballë eksodit më të madh të parë ndonjëherë nga një luftë e vetme”.

Siç është normale të ndodhte këta emigrantë u drejtuan drejt vendeve kufitare për t’u shpërndarë më pas në Europë.

Eksodi më i madh

Refugjatët janë një problem botëror që nuk shkaktohen vetëm nga lufta por edhe globalizimi që lejon emigrimin lirshëm. Në 2014 në total kanë emigruar 59 milione persona nga Afrika, Lindja e Mesme dhe Azia. Pas Sirisë vebndet me më shumë emigrantë janë: Iraku, Afganistani, Somalia, Sudani, Kongo, Eritrea, Pakistani dhe Republika Afrikano-qendrore.

Ardhja në Europë

Sipas të dhënave të UNHCR nga fillimi i 2015 deri tani kanë emigruar në europë 442 mijë e 421 persona, 70 përqind më shumë se vitin e shkuar. Pjesa më e madhe kanë zbarkuar në bregdetin grek, italian dhe disa të tjerë në Spanjë dhe Maltë. Ata vijnë kryesisht nga Siria, Afganistani, Eritrea etj. Sipas Eurostat vendet më të kërkuara nga emigrantëtn janë :Gjermania, Suedia, Italia, Franca, Hungaria, Holanda, Belgjika dhe Britania e Madhe.

Jane emigrantë, refugjatë apo azilkërkues?

Në të folurën e përditshme tre fjalët asimilohen, por në fakt janë tre kategori të ndryshme. Emigrantë janë ata emigrantë që lënë vendin e tyre me vullnet për të kërkuar kushte më të mira jetese. Azilkërkues janë njerëzit që lënë vendin e tyre për shkaqe si luftërat apo katastrofa natyrale. Refugjatë janë ata njerëz që persekutohen në vendin e tyre për shkak të racës, fesë apo përkatësive në grupe të cakturara shoqërore.

Po ia mbathin nga kaosi

Miliona refugjatë nuk ikin nga diktatura por nga kaosi që ka përfshirë vendet e tyre. Sirianët nuk ikin nga Assadi por nga gjendja kaotike në vend. Europa nuk ka diutr të reagojë ndaj një situate tashmë të paralajmëruar. Është gjetur e papërgatitur kur dihej që kjo ditë do të vinte.

Humanizmi nuk do të mjaftojë

Europa duhet të mendojë për Mesdhenu si një hapësirë jetike e saj, jo si një laborator për eksperimente gjeopolitike nga lobistët atlantikë. Duhet të nisë një proces ndërmjetësimi me Rusinë, Izraelin dhe gjithë botën arabe për të gjetur një zgjidhje që të sjellë të paktën një rend të përgjithshëm në një kaos të prodhuar nga liderët amerikanë dhe britanikë, edhe pse kjo do të sjellë kërkesat për aleanca të reja.

Duhet ta bëjë sa më shpejt nëse nuk do të dojë të përfshihet nga dëshpërimi i asaj për të cilën ka kontriubuuar për të prodhuar dhe që tashmë është e qartë: humanizmi nuk do të mjaftojë për ta shpëtuar nëse Mesdheu shpërthen! / Përshtati në shqip Amarildo Lumani

*Il Giornale

3 komente në “Nëse Mesdheu do të shpërthente: Pasojat e pathëna të krizës së refugjatëve”

  1. Rrofte BE, te drejtat e njeriut says:

    ke shume te drejte ja mafia dhe BE-ja

    Hoffenheim 1 – 1 Dortmund
    Celta Vigo 4 – 1 Barcelona
    Carpi 0 – 0 Napoli
    Juventus 1 – 1 Frosinone
    Sampdoria 2 – 1 AS Roma
    Liverpool 1 – 1 Carlisle

  2. ***** says:

    David Kameron (dashnori I doses) shpreh hapur ne parlamentin Britanik se per 5 vjet vendi I tij ka per te marre 20 mije emigrante siriane, nderkohe qe ne 2014 ne Europe kane hyre 59 million aliena.
    Emigrantet turren per ne Angli, Kamerun thote te shperndahen neper Europe perfshire dhe Shqiperine.

    Propaganda qe bejne anglzet eshte mjaft e ulet. Tek nje artikull te The Economist thuhej qe nese vendet e Europes lindore duan te kapin mireqenien e atyre perendimore duhej qe ato te parat te pranonin emigrantet qe te punonin si krahe I lire pune.

    Nderkohe qe e vetmja gje qe e ben diferencen midis lindjes dhe perendimit eshte teknologjia dhe jo mungesa dhe deshira per te pasur mireqenie.
    Nese Anglia do me te verete te ndihmoje vendet e Europes lindore por edhe ato te botes se trete, te eksportoj teknologjine tek to dhe jo arme per lufte.

    Dyndja e valeve te emigranteve te pakontrolluar ne vendet e Europes lindore perfshire dhe Ballkanin jo vetem qe do krijonin regres ne cdo fushe sociale, ekonomike, e shkencore, por do krijonte edhe destabilizminin e popujve.

  3. Realist says:

    Ahhahahahahhaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje