Një skandal në ambasadën shqiptare në Romë

23 Shtator 2015, 18:36Politika TEMA

Gazeta Dita denoncon një skandal të diplomatit Dashnor Ibra në ambasadën tonë në Romë.

Ibra, sekretar i dytë i ambasadës shqiptare në kryeqytetin italian, nëpërmjet funksionit të tij shtetëror ka bërë kërkesë zyrtare që t’i jepet leja e qëndrimit në Itali, kunatit të tij, vëllait të bashkëshortes, Lulzim Ndreu.

Deri këtu çështja do të ishte thjesht një rutinë ndërhyrjesh për sistemimin e familjarëve.

Por problemi është se z.Ndreu është dënuar si pjesë e grupi kriminal shqiptaro-italian që merrej me trafik droge nga Shqipëria dhe shpërndahej nëpër Itali, por edhe jashtë Apenineve.

Sipas njoftimeve të shtypit të karabinierisë, pasqyruar edhe në mediat vendase të kohës (http://ëëë.romadailyneës.it/cronaca/traffico-di-droga-tra-roma-e-terni-9-arresti-035189), më 2 gusht 2011 u arrestuan mes Ternit dhe Romës 9 persona, mes tyre 6 shqiptarë. U hapën hetime edhe për 16 të tjerë. Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 35 kg marijuanë dhe 1.5 kg kokainë.

Hetimet kishin nisur në vitin 2009, kur Ndreu mbërriti në Itali dhe mori leje qëndrimi. Droga (kryesisht kokainë, thuhet në raportimet e kohës) sillej përmes detit nga Shqipëria, dhe Lulzim Ndreu, ndër të arrestuarit, konsiderohej “furnitori roman” i drogës. Në shtëpinë e tij në Ciampino u gjet dhe sasia e marijuanës.

Në 17 nëntor të 2011, mediat italiane (terninrete.it) japin edhe dënimin e parë të këtij grupi, atë për Lulzim Ndreun, që përmes avokatit të tij arriti një marrëveshje për 4 vjet e 8 muaj burgim të kushtëzuar (reclusione) që u transformua në burgim me kusht.

Avokati i fortë i Ndreut apo rrethana të tjera të panjohura, gjithsesi bënë që ai të figurojë i ardhur në Shqipëri pak kohë më pas. Në çfarë cilësish? Ndreu rezulton si administrator i përgjithshëm i një universiteti privat, në ceremoninë e hapjes së kampusit të të cilit mori pjesë dhe kryeministri Berisha, në mars 2013. Këtë ilustrojnë edhe fotot që mund të gjenden në rrjet, ashtu si dhe të tjera me Lulzim Bashën.

Sërish në Itali

Pas skanimit të shkollave të larta private në vend, mesa duket Ndreu nuk gjeti më hapësira në Tiranë dhe kthimi në Itali ishte rruga më e mirë. Në këtë moment, hyn në lojë sekretari i dytë i ambasadës sonë prej disa vitesh, Dashnor Ibra, dhe bashkëshortja e tij, motra e Ndreut, Lozana Ndreu. I pari i bën një

kërkesë zyrtare zyrës së emigracionit në Kuesturën e Romës, duke theksuar cilësinë e tij diplomatike. Kërkon me shumë delikatesë t’i rinovohet leja e qëndrimit qytetarit Ndreu, megjithë gabimin “e përfshirjes për herë të parë dhe të vetme në jetën e tij, në aktivitete të paligjshme”. Ibra citon edhe nevojën e fëmijës së vogël të kunatit, lindur dhe rritur në Itali, për praninë e babait. E motra plotëson në datën 1 shtator 2014 deklaratën e strehimit për Ndreun, dhe adresa është selia e ambasadës në rrugën Eritrea 34.

Ku qëndron skandali

Mes disa përfaqësive tona diplomatike, ajo e Italisë shquhet për rrumpallën që e ka karakterizuar gjatë viteve në fundit. Në vitin 2008 në një makinë me targa diplomatike shqiptare, u kap në Itali Arsen Selmanllari, në posedim të 1 kg kokainë. Ai deklaroi se ishte shofer në ambasadë.

Aktualisht, shteti shqiptar është duke paguar për qëndrim në banesat diplomatike në Itali, një individ të dënuar për drogë në atë vend. Nuk ka asnjë kufizim që Lulzim Ndreu të përdorë makinën me targa kerkesa-1diplomatike të kunatit. Me një staf që (si edhe në përfaqësi të tjera) është nomenklaturë miqësish e nipërish e mbesash nga Tirana politike, rasti i fundit i Ambasadës së Romës i vë një vulë të freskët turpeve tona diplomatike.

Në këtë mes duhet sqaruar se nuk ka asgjë paragjykuese për individin; qytetari Lulzim Ndreu ka çdo të drejtë të kërkojë të nisë jetën nga e para, qoftë ose jo fjala për “një gabim të parë dhe të fundit”. Nga ana tjetër, kuestura e Romës mund të ketë njëmijë arsye për ta pranuar ose refuzuar kërkesën e një qytetari për leje qëndrimi.

Por nëse stafi kryesor i ambasadës ndërhyn për të sistemuar familjarë të kapur dhe dënuar me drogë, që karabinieria italiane i përshkruan si grup kriminal i hetuar për 2 vjet që sillte substanca narkotike, kryesisht kokainë, nga Shqipëria; atëherë çfarë duhet të mendojnë qytetarët, emigrantët, njerëzit e thjeshtë që shohin sesi vazhdon të funksionojë shteti, pra dhe diplomacia shqiptare?

Ku ishte? Hiçgjëkundi

Këtu vijmë në një problem jo më mikro, por makro. Nuk është vetëm Italia, dhe as rasti i vetëm që është përfolur këto vite në shtyp për veprimtari “anësore” shumë fitimprurëse por dhe shumë të paligjshme nën petkun e diplomacisë sonë. Ajo që të befason, është qeveria aktuale që nuk po lëviz asgjë edhe në këtë drejtim. Madje i ka dobësuar me ligj edhe kriteret e emërimeve të reja në ambasada.

Por kryefjala është pandëshkueshmëria. Vetë sekretari Ibra ka me vite të tëra në Romë, dhe këtu nuk është çështja se universitetin privat të kunatit të dënuar për drogë, e inauguroi apo jo Berisha me Bashën. Çështja është se minimalisht, për ngjarje të kësaj natyre këta zyrtarë ndërrojnë vend dhe pozicion, për të shpëtuar ç’mund të shpëtohet nga fytyra e shtetit. Por mesa duket, sidomos ambasada jonë në Romë është principatë e pavarur. Ose qeveria e re po i mbetet besnike parimit të vjetër, “ç’më duhet mua se ç’bëj unë”.

21 komente në “Një skandal në ambasadën shqiptare në Romë”

  1. antienveri says:

    Italia ishte nje nga vendet e destinacionit te kokaines se Xibrakes Komuniste te Ermal Hoxhes, prandaj edhe nuk i vjen zeri Rilindjes Socialiste, as per Fatmir Mediun, as per Sali Berishen dhe as per Lulzim Bashen me banditet e tyre kusare dhe vrastare, sepse o milet albanez dru me pre qe keni mbetur si skllever kukudhe qe nga Koha e Qepes e Enver Hoxhes

    TE GJITHE DERRAT KOMUNISTE NJE NOCKE KRIMINELI KANE!

    1. Sero says:

      Ndreu? keta sikur ishin me Sali Berishen deri dje? Po jane mesuar sa me Serbin sa me Berishen, race muti.

      1. andi says:

        Ky zotnija eshte njeri i SHIK ut dhe e heq e ven Visho Ajazi, po si Vishua ta heqi nga ambasada nje njeri qe i sherben Sali Kriminelit?

    2. Kryederri komunist eshte Sali Berisha.

    3. Apo s’po te vjene mire ty”antienveri” qe je i teri i dhjeri!

    4. Enerjeta says:

      Tu viene turp qe te gjitheve per fare shkruani se jane njerez it me intelektuale qe kemi. Kete e kane bere sta qe kerkojne t’ u zene vendin e punes. Se ka mbaruar universitario ne itali ,e 110 e lode e ne gjermani. Po ai vene do kriminelet qe ka ne krye due ke meriton i hedh balte. Prandaj para se te shkruani informohuni kush eshte familja Nreu ku kane qe e persekutuar e ku kane lumtur geyser it e tyre per nje vend ku del Serbit e ku del komunizmit. Po je i gati te shpifni.
      Ke tu flitet per nje tjeter person….eshte thjesht nje homonimi por nuk kemi si te spiani gazetat.

  2. kevin says:

    Ne nuk Kemi mafje.
    Edi rama

    Ateher Kemi shtet rrompall turkoshakesh.

    Nuk behet shtet me turkoshak kjo eshte e verteta

  3. tomi says:

    Shtet i ndertuar me kriminel ne te gjitha nivelet.

  4. Lymi says:

    Jo c’me duhet mua cfare bej une, por c’i duhet PS-se cfare ka bere PD-ja.

  5. Pelasgian says:

    Ej shalgjate …nuk ke mafie EE ??

    Po thuj qe t’erdhi zor me i thene ; Ne Shqiperi koka mafies eshte vete Shteti!

    1. F.K says:

      Nuk eshte mafie kjo o pellasgian! ,vete fjala mafie eshte shume e komplikuar per trurin e shqiptarit ,keta jane hajdute ordinere dhe kriminele qe kane perfituar nder vite, nga postet qe kane pasur dhe kane per tu trashur .Dhjete shqiptare nuk ulen dot ne tavoline pa u zene e share,,,,e lere me te krijojne organizata te stampes mafioze.Mire e ka thene shalgjati ,,nuk ka mafie sepse vete fjala, e kalon kapacitetin e shqiptarit 10 here

  6. XXX says:

    Ibrahim, dashnor, lulezim emra leshi dhe drogmene

  7. ARGITA says:

    KU ESHTE E KEQA KETU ,PSE KERKON LEJE PER KUNATIN KUNATI KA BERE NJE GABIM E KA DENIMIN PER GABIMIN. PO KJO NUK DO TE THOTE QE AI NUK DUBET TE KERKOJE TE JETOJE ,DHE NUK KUPTOJME SKANDALIN KETU

    1. albani says:

      ARGITA
      jo moj shpirt jo,nuk eshte ashtu si mendon ti.
      Konsullatat dhe konsujt me sekretare ne vendet e tjera nuk i kemi qe te bejne trafiqe dhe ti perdorin konsullatat per te rregulluar familjaret e tyre,por per ti sherbyer Shqipetareve.
      Perse per ty apo per mua nuk ben nje kerkese ambasada ne kuesture qe te na pajisin me leje qendrimi Italiane?
      Pra eshte SKANDAL qe te perdoret funksioni shteteror per te rregulluar dhe legalizuar trafikantet ose dhe jo-trafikantet familjare,sepse ai e ka bere kerkesen ne emer te ambasades Shqipetare ne Rome,dhe per ta strehuar k.

  8. Shefi pa master says:

    Nuk eshte i njejti person ky ne foto (qe ne fakt ka qene adm i nje universiteti privat) me ate qe pretendon shkrimi o Mero!

  9. enter''" says:

    Shteti me I felliqur ne gjithe Europen persa I perket korrupsionit

    1. KATOLIK says:

      He, se me te flliqur jane turqit ortodokse te Evgjitistanit. Aty ka lindur “korrupsioni”, keta veç sa e imituan. Te fala motres dhe mamase.

    2. albani says:

      Nuk e luan as topi,shto dhe ate qe eshte shteti i vetem ne bote ku pothuaj te gjitha konsullatat e tij jashte shtetit dhe personelet e tyre jane te perfshire direkt ose indirekt ne trafikun e narkotikeve.
      Veshtire se do te rregullohet kjo rrumpalle.

  10. Altun says:

    Ky person ka qene administratori i cmendur i Universitetit Amerikan te Tiranes. Nder shume cudira te tjera, ky psikopat ka rrahur nje here me grushta nje pedagog ne kete universilesh.
    Nje matrapaz i tmershem qe vidhte leke nga te gjithe dhe kishte borxhe kudo. Mbrapa ketij personi ka qene dhe nje njeri shume i afert me Ilir Meten ish kryetari i gjyktes se apelit, Tirane!

  11. Ali says:

    Uuuuaaa, na habitet. Keta qe thote Mero i kemi para syve, se po te shkojme me larg,psh ne Kine,familjaret e atij qe kemi ambasador, e tymosin hashashin si me e pat cigare DS apo Partizani. Pale kerkesat qe u ben ai shokeve te Maos per ti rregulluar e sistemuar, jo vetem familjaret, por edhe veten e vet. Lum si ne per keta qe kemi.

  12. zhaku i pamposhtur says:

    pse vetem aty ne itali bejne pislliqe te ambasades?.. hajdeni ketu ne athine dhe ta shikoni se si e kane kthyer ambasaden ne prone private…me radha te gjata dhe me ‘menaxher’ tek dera qe te ‘ndihmon’ kundrejt pageses…ky konsulli i athines nje pallosh i gjate(permetar ne s’gaboj) e ka kthyer ambasaden ne prone private

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje