Ristani humbet qetësinë pas talljeve: Rama, një fundërrinë e pashembullt

23 Shtator 2015, 13:49Politika TEMA

Nuk e kanë mbajtur më nervat deputetin e PD Arben Ristani pas talljeve të kryeministrit Rama.

Kryeministri iu drejtua Palokës dhe Ristanit duke i pyetur ironikisht “nëse e kishin marrë garuzhden me vete pasi do hanin edhe sot”.

“Besoj që e mbyllëm herën e kaluar përsheshin, me lugën e madhe se jeni dy veta që duhet të hani në një tas, jepi përsheshi, se di sa e ke kuotën sot, sa do flasësh për ta ngrënë në darkë, apo e ha në mëngjes ti, se di, ne dhe populli jua bëjmë hallall se ushqeheni, je shumë i lumtur dhe ha përshesh …”, u tha Rama deputetëve të PD-së.

Në foltore Ristani e ka lëshuar gojën duke e quajtur fundërrinë kryeministrin.

“Që Rama është mashtrues shqiptarët e shohin përditë, që është arrogant këtë nuk ka pikë dyshimi, po ky fundërrinë e pashembullt duhet të ndalet”, ka thënë Ristani.

Më pas drejtuesja e seancës Valentina Leskaj i ka kërkuar Ristanit të moderojë fjalorin pasi është një gjuhë e papranueshme për Kuvendin.

Ristani ka vijuar akuzat e tij për ministrin Tahiri dhe lidhjet e tij të supozuara nga PD me trafikun e drogës./a.l

7 komente në “Ristani humbet qetësinë pas talljeve: Rama, një fundërrinë e pashembullt”

  1. Ilir says:

    Hahaha, vetem Rama i bie hakut ketij makuti qe +10 e barazon me -100 (Sic beri ne zgjedhjet per kryetar bashkie, ku na solli njeriun me te pa afte qe ka lindur kombi)

  2. TJ says:

    Ne ka funderine pas Berishes mund te vije Ristani! A e di Ristani si mendojne shqiptaret per Ristanin? Pijanik,nuk lan dhembet, hajdut ,genjeshtar, mercenar i Berishes,plehre,mashtrues etj etj.!

  3. duno says:

    Per te bere diferencen midis Rames dhe Ristanit mjafton nje detaj i vogel .Ristani adopton nje femije te huaj dhe e rit si femijen e vet,R ama mohoi femijen e vet dhe ja faturoi ate babait te vet . Nuk i doli per zot vite me radhe dhe e afro vetem per fasade Nje monster qe zdo pjellen e vet si mund te doje shqiperine dhe shqiptaret.

    1. Neandertalasi i Vucidolit says:

      Do kesh thithur llullen e thare te cjapit te Vicidolit sot ne megjes aty tek fortino ku eshte mbyllur – Aba centre. I lave dhembet se mos te kane mbetur bretkosat e plakura te doktorit ne goje.. se te prishen dhembet si Ristani, he xhan

  4. Kuvendi i Laberise se Kuqe says:

    Krrenarre! Krrenarre! Kjo eshte ajo qe duhet te beje I Madhi! Jemi mirre! Jemi shuuuuume miiirrrrre!

  5. emy says:

    Arben Ristani eshte marke e regjistruar. Eshte nje kompozim “cilesish” qe quhet thjeshte Ristan.

  6. arben says:

    Turp. Po nuk keni turp qe deformoni. Ristani tha keto fjale duke cituar Ilir Meten, pra nuk jane fjalet e tij. Ju thoni qe humb qetesine Ristani… Kaq leshko i dini njerezit….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje