Kryeministri Edi Rama ka qënë i ftuar në një emision shumë të ndjekur të Deutsche Welle, të titulluar “Conflict Zone” (Zona e konfliktit).
Gjatë këtij emisioni, Rama është pyetur edhe për drejtësinë shqiptare.
Ai ka thënë se nuk janë vetëm gjyqtarët e korruptuar, por gjithë sistemi, që funksionon si një kompani.
“Shqipëria nuk ka vetëm gjyqtarë të korruptuar, ne kemi një gjyqësor tërësisht të korruptuar, që operon si një kompani fitimprurëse,” tha Rama për gazetarin britanik Tim Sebastian.
Rama ndërkohë ka folur edhe për nevojën që Europa ka për shtetet e Ballkanit, ashtu siç edhe vendet e Ballkanit kanë nevojë për Europën./a.l
SI NUK KA TURP QE LESHON KESHTU INTERVISTASH .. BEJ NDRYSHIM SHOKU RAMA … HIQI TE KORRUPTUARIT …. VENDOS NJE MINISTER TE JUSTICES …DHE FUTI NE BURG TE KORRUPTUARIT …. PERSE TE ZGJOLLI POPULLI …. PER TE BERE PIKTURA ? ?? 0 INTILIGENTCE .
Po nga kush pret Rama ta rregulloje kete rrumpalle apo te mbushe xhepat e vet dhe pastaj vari ……. .
Ky argumenti i evropes eshte bere bajat, dhe per me teper pa lidhje. Per shembull; pse paska nevoje evropa per nje vend me gjyqsor si korpprate????!!!!!
ne shqiperi mos prisni te vije mrekullia per 1,2,3 4 5 vjet ,duhen shume mbi 10 vjet qe te futet ne binare te ligjit e rregullit e pastaj te shikojme frtutat e nje sakrifice te madhe nga te gjithe qytetaret ,reformat nderrimi i gjerave ,ne fillim kane shume veshtiresi per tu kuptuar dhe zbaruar sepse jemi mesuar ne nje shoqeri anarkike ku sundonte rremuja e fitonin vetem uqerit e pushtetit e te shtetit,jo se keta tani jane te miret e te mireve por ca gjera po i bejne mire ,si ne drejtim te energjise ,ujit ,informalitetit ,administrimit te mire te territorit,po tentojne te hedhin nje hap per drejtesine e cila bashke me politiken jane ne bisht te shoqerise.Por ka shume per te bere per punesimin ,shendetesine ,ambientin, arsimin,trasportin publik,korrupsionin ,sigurine publike ,ndarjen e prones ,informacionin
O lexues.. qe ai te bej reformen ne drejtesi i duhet konsensusi i t egjitha paleve pasi kjo reforme perfshin edhe ndryshime ne kushtetute. Sistemi gjyqsor nuk varet nga qeveria dhe kjo detyron berjen bashke te te gjitheve dhe nuk mund te kryeht vetem nga Rama.