“Metës po i bëjnë atentat politik, Durim Bamin e kanë zëvendësuar me Kastriot Ismailaj”

23 Shtator 2015, 09:10Politika TEMA

Nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani, ka mohuar çdo përfshirje të Ilir Metës në çështjen korruptive të CEZ.

Duke folur në emisionin “Opinion”, Manjani tha se Metës, njësoj si në rastin e Doshit, po i bëjnë një atentat politik.

“Vetëm se në këtë rast, Durim Bami është zëvendësuar me Kastriot Ismailaj”, tha ai.

Sipas Manjanit, akuzat dhe emisioni i djeshëm janë porositur në hotel “Sheraton”.

“Ilir Meta e dha njëherë dorëheqjen pë Shkëlzen Berishën.

Nuk e jep dhe për djalin e Stefan Fules”, tha Manjani, duke iu referuar një akuze sipas së cilës, marrëveshja me CEZ u bë për të punësuar pikërisht djalin e ish-komisionerit për Zgjerim, çekun Stefan Fule.

Manjani tha se Meta dhe LSI janë vënë në qendër të sulmeve, për shkak të peshës që ka në politikën shqiptare.

Pyetjes nëse këto sulme ndaj Metës, janë të koordinuara mes Ramës dhe Bashës, Manjani iu përgjigj “nuk e di”./b.l

8 komente në ““Metës po i bëjnë atentat politik, Durim Bamin e kanë zëvendësuar me Kastriot Ismailaj””

  1. Dean says:

    Meta e meriton Burgun,zoti Manjani.Por ti je fut ne politik me bekimin e Metes,prandaj edhe nuk te pelqen.Per ty Meta eshte:Kumbara.

  2. daku says:

    A thua ky Manjani mendon vertet qe Meta eshte njeriu me i ndershem ne Shqiperi?

  3. ariff says:

    Ilir Meta KRYEAJDUTI i Ballkanit.

  4. Pupi says:

    Ilir Meta e ka rrjepur kete popull si pak kush.

    Dhe me leket e vjedhura ka blere pushtet nga ata qe i ka lene me breke!

    Kurse plehrat e tjera Berisha, Luli, Rama etj vetem kane vjedhur.

    Nuk e gjej dot kush eshte me faqeziu nga keta te kater……….

  5. TJ says:

    Te vjen keq qe krimet kane mbrojtes! Meta po patjeter duhet te dale para drejtesise! Por cudia eshte qe vetem Meta e paska bere jo Berisha! O shqiptare dhe komentuesa :-Ju befsha mutin te tereve!

    1. nick says:

      Ja na e bere..po pastaj..nje me shume nje me pak, nuk na mbetet hatri. Paskemi patur stomak me 4 dhoma, si te lopes

  6. B says:

    Komenti i Pupit i bukur. Gazeta te hape nje sondazh kush eshte ” Faqeziu “

  7. emblema e dikurshme says:

    Manjani e paska ulur shume veten duke bere avokatin e Metes, si njeriu me tinzar i Shqiperise . Sa te jete ai ne politike ,ky vend nuk do te beje hajer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje