Mbledhja e Komisionit të Ligjeve u përfshi nga debatet mes kryetarit Fatmir Xhafaj dhe deputetit demokrat Eduart Halimi.
Ndërsa po diskutonin për projektligjin për eficencën e energjisë, Halimi ngriti shqetësimin e ndërprerjes së energjisë elektrike e cila sipas tij mungon nga 4 deri në 5 orë në zona të ndryshme të vendit.
Ndërhyrja e kryetarit të komisionit Fatmir Xhafa se Halimi po flet për një çështje jashtë rendit të ditës, dhe se deputetët e PD vijnë në komisione pasi marrin detyrat nga PD, bëri që mes palëve të niste debati.
Halimi iu drejtua Xhafës se është rritur me mësimet e Enveri dhe se detyrat e partisë janë praktikë e tij prej Partisë së Punës.
Xhafaj: Këta vijnë këtu pasi kanë marrë detyrat e partisë dhe nuk flasin për pr/ligjin. Vijnë e bëjnë pyetjet e partisë që nuk kanë lidhje me rendin e ditës.
Halimi: Pyetjet e partisë i ke ti, të kanë mbetur praktikat e Partisë së Punës. Fatmir, mos më trego mua detyrat e partisë, ti je rritur me mësimet e Enverit.