Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, ka qenë shumë i ashpër në mbledhjen e djeshme.
Ai ka kërkuar nga deputetët që të jenë të pranishëm në seancat plenare, sidomos kur ka votime.
Ruçi tha se seancën e shkuar, për shkak se mungonin disa deputetë socialistë, dekretet e Nishanit janë rrëzuar falë votave të PDIU-së.
“Nuk duhet të ketë mungesa të tilla që vënë në rezik procesin e votimit për projektligjet ap dekretet.
Nuk duhet të përsëritet situata e një jave më parë, ku dekretet morën vetëm 71 vota,” mësohet të ketë thënë Ruçi në mbledhjen e djeshme./b.l