Multimilioneri 32-vjeçar, shqiptari më i urryer në botë

22 Shtator 2015, 09:13Politika TEMA

Multimilioneri 32-vjeçar Martin Shkreli blen monopolin e një ilaçi jetik kundër SIDA-s dhe kancerit dhe e çon brenda ditës çmimin nga 13 në 750 dollarë për një pilulë të vetme – shpërthen zemërimi publik

Ka shkaktuar një stuhi kritikash të zemëruara kërcimi i çmimit të një ilaçi vendimtar në luftën kundër kancerit dhe SIDA-s në SHBA, nga 13 dollarë në 750 për një pilulë të vetme.

Në qendër të zemërimit është një shqiptaro-amerikan, 32-vjeçari Martin Shkreli, i cili vetëm një vit më parë po lavdërohej për suksesin e tij në botën e të ashtuquajturve “fonde gardh”, ku ishte bërë multimilioner më moshë fare të re.

Në krye të kompanisë Turing Pharmaceutical, Shkreli ka mbikqyrur blrerjen e të të gjitha të drejtave për shitjen e ilaçit të quajtur Daraprim dhe menjëherë ka njoftuar rritjen stratosferike të çmimit.

Shumë kritikë po e shohin si një nga rastet klasike të kompanive farmaceutike që fitojnë miliarda në kurriz të pacientëve që nuk mund të jetojnë pa këto ilaçe. Kritikat drejohen në planin moral nga këto kompani, por në planin pragmatik kritikat shkojnë drejt politikanëve që mbushin xhepat me paratë e të të ashtuquajturës “Farmas së Madhe” dhe nuk ndërhyrjnë në tregun e lirë duke lënë pacientët por edhe vetë shpenzimet shtetërore në shëndetësi në ëshirën e grykësisë së firmave që bëjnë miliarda.

Kandidatja për presidente Hillary Clinton bashkoi gjithashtu zërin kundër këtij veprimi dhe ka paralajmëruar se nëse zgjidhet do të marrë masa që ky lloj abuzimi ga tregu të pushojë.

Deklarata e ankesa nga grupe mjekësh, organizatash humanitare e aktivistë të shumtë janë kapur pas këtij rasti.

Stoqet e bioteknikës kanë pësuar rënie në bursë, sepse ata që investojnë në këtë fushë janë trembur se zemërimi nga kjo ngjarje do të sjellë masa që do të pakësojnë fitimet në fushën farmaceutike.

Në rrjetet sociale me mijëra vetë sonte i uronin AIDS ose sëmundje të tjera të tmerrshme Martin Shkrelit për këtë veprim.

Kritikat janë të padrejta, thotë Shkreli

Drejtuesi i Turing Pharmaceutical ka dalë në disa intervista televizive sot për të mbrojtur vendimin e tij. Ai thotë se kompania e tij është e detyruar të ngrejë çmimin për të subvencionuar studime të tjera që po bëhen në kët fushë.

“Domethënë paratë që do të dalin nga shitjet e këtij ilaçi do të paguajnë për të prodhuar një ilaç më të mirë”, përsëriti Shkreli në shumë nga këto intervista.

Ai pranoi se tregu është i shpesh i ashpër por tha se është e padrejtë që po veçojnë rastin e tij. Turing nuk është kompania e parë që merr një vendim të tillë duke ngritur çmimin e një ilaçi dhe se kompani shumë më të pasura e më të mëdha sesa kompania e tij kanë ngritur çmime shumë më lart se sa po e ngre ai çmimin e Daraprimit.

Pasanikë të rinj, me sytë te paraja dhe pa ndjenja në zemër

Argumentet e Martin Shkrelit nuk i kanë bindur kritikët. Mjekët që po ankohen thonë se ilaçi po funksionon shumë mirë kështu siç është. Dhe se kërkimet shkencore për një ilaç më të mirë nuk janë urgjente dhe mund të financohen me mënyra të tjera, pa rritur çmimin kaq shumë. Ky kërcim çmimi praktikisht dënon me vdekje, sipas tyre, të sëmurët e tanishëm, me premtimin bosh se po mendohet për të sëmurët e të ardhmes.

Zemërimi niset edhe nga figura e pasanikëve të rinj në bursën amerikane, sidomos ata që si Shkreli vijnë nga këto fondet gardh, të cilët janë pasurur tepër shpejt, tepër në kontrast me zhvillimet e ekonomisë amerikane, duke përfituar nga dora e lehtë përkëdhelëse e shtetit që nuk po nxjerr ligje më të forta e më të ndershme në këtë fushë.

Kritikët vënë në dukje se Daraparimi nuk është ndonjë ilaç i ri. Ai zbulua dhe po përdoret për 62 vjet me radhë, plot 30 vjet përpara se të lindte Martin Shkreli në këtë botë. Çfarë ishin thonë ata kompanitë që e shitën për 62 vjet me çmime normale? Budallenj? 13 dollarë e 50 cent për një pilulë të vetme duket çmim jo i vogël. Të gëlltisësh 750 dollarë më një veprim, të ngec në fyt. Kjo është e rëndë për xhepin e kujtdo të sëmuri, po sigurisht edhe për kompanitë e sigurimit shëndetësor, apo buxhetit të shtetit për të varfërit.

Për 62 vjet, ky ilaç ka qenë në treg, derisa Shkreli dhe kompania e tij kanë blerë të drejtat e kujtdo që e prodhonte dhe shiste dhe tani pa asnjë konsideratë për pacientët kanë rritur çmimin kaq shumë.

Kritikët thonë se grykësia për të bërë miliarda sa më shpejt dhe jo ambicja për përparim në kërkimet shkencore ka qenë arsyeja e vërtetë për rritjen stratosferike të çmimit. Ngushëllimi i vetëm i kritikëve është se kaq shumë ka rënë në sy pangopshmëria e kapitalistëve në këtë fusha, saqë zemërata do të prodhojë mundësisht ndonjë masë ndreqëse dhe korrigjuese për tregun.

Nuk është hera e parë

Një numër shkrimesh vënë në dukje se nuk është hera e parë që Martin Shkreli blen të drejtat e shitjes së ilaçeve dhe ua ngre jashtëzakonisht çmimin, ndonëse kjo rritje 5,440 herë më shumë është e paprecendentë për të. Po në një rast të mëparshëm, të cituar, ai e ka ngritur 2,000 herë më shumë çmimin.

Nuk është për ta ngatërruar Martin Shkrelin, një emër që e kanë shumë shqiptarë, me Martin Shkrelin e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, një veprimtar i komunitetit dhe biznesmen në fushën e ndërtimit.

Martin Shkreli i urryer është pjesë e një brezi të rinj shqiptaro-amerikanësh që në dy dekadat e fundit janë punësuar me sukses në fushën bankare dhe financiare, duke krijuar rrugë suksesi të ndryshme nga ato tradicionale në komunitetin shqiptar në SHBA. Mes tyre, Shkreli është nga më të suksesshmit.

Vjet, Shkreli ishte më shumë në lajme për veprimtaritë e tij filantropike. Ai dha një milion dollarë për shkollën e mesme ku ka studjuar si dhe për një numër fondacionesh të tjera. Por të paktën autori i këtij shkrimi nuk di ndonjë rast kur ai të ketë dhuruar para për veprimtaritë e komunitetit shqiptar këtu në SHBA. Për komunitetin tonë këtu, Shkreli është shqiptar, vetëm në emër.

Illyria

31 komente në “Multimilioneri 32-vjeçar, shqiptari më i urryer në botë”

  1. sala says:

    I lumte Palla.
    Po kur Apple shet 1000 usd nje telefon me kosto 50 usd prodhuar ne Kine kush revoltohet ? Po kur Nike shet nje bluze 150 usd te prodhuar ne Indonezi per 50 cent ?
    Ne fund te fundit, a nuk eshte kjo thelbi i kapitalizmit : raporti kerkese -oferte vendos cmimin.
    Zgjidhja : stop drogave, stop homoseksualizmit,stop kurverise.
    Kush po i promovon ato ? Nuk hapim dot nje televizion, reviste apo qofte edhe nje gazete se shohim vec bythe e kofshe, lajmi kryesor sa i ka bythet Kardashiani apo cicat Andersoni, me ke u nda me ke u bashkua x aktor apo kengetar. Te jesh homo je trendy,te jesh hetero je demode, te martohesh dhe aq me shume te mos divorcohesh brenda disa vjetesh je anakronik. Ky eshte cmimi i degjenerimit.

    1. Jasha says:

      Pa iphone jeton cdokush, pa bluze Nike jeton cdo kush, por nje ilac qe ndihmon pacientet me KANCER ose SIDA per dike eshte jetike.

    2. anticensurë says:

      fillimin e ke kapur bukur!
      thjeshtë kapitalizëm!!
      spekullim quhet ky variant!!ka pasur miliarderë që me spekullimet e tyre kanë shkaktuar kriza botërore,rajonale o shtetërore!por askush se ka vënë ujin në zjarr!!
      sot kemi një spekullant shqiptar që përfiton nga sistemi!!përfiton ligjërisht dhe të gjithë fillojnë e hidhen përpjet!!
      nëse ky nuk ka shkel ligjin ti rruajnë bolet!!
      nëse shtetit,shoqërisë nuk i interesojnë spelulime të tilla!?
      ti nxjerrë jashtë ligjit!!
      kjo është me e thjeshta!!
      zgjidhjen që ke dhënë ti o sale,më duket pak injorante,ose më mirë të themi më shumë moral fondamentalist fetar i përzier me injorancë!!
      si drogat dhe kurvërnë vështirë se i ndalon!!ka më shumë se 3 a 4 mijë vjet që nuk është e mundur të çrrënjosen!!janë pjesë e njerzimit!!
      sa për “homoseksualizmin”,si e quan ti,nuk ke çti bësh!!është një nga mënyrat e krijimit të njeriut!!
      në të tërë këto raste që ti thua “STOP”duhet bërë diçka tjetër!!
      duhet bërë e mundur të mirë informohen njerëzit për pasojat që vijnë nga përdorimi i gabuar,abuzimi me to!!
      drogat,në rastin e AIDS,mund ta trasportojnë sëmundjen vetëm nëpërmjet shiringave të ricikluara dhe të pa sterilizuara!
      në rastet e mardhënjeve seksuale,si etero dhe homo,vetëm kur këto mardhënje janë të pambrojtura!!
      nëse njerzit nuk i kuptojnë ose në një momnt të caktuar dëshira për ti pasur,është më e fortë se ndërgjegjia se mund të infektohesh!?
      atëherë më vjen keq!!
      punë e tyre!!

      1. illyrians says:

        That’s talking, man..!!!

    3. Na bashkoj kenga popullore says:

      tert myth sala

    4. Zeus says:

      Eh,more njerez te varfewr!
      Kur thoshte ENVER HOXHA se ne KAPITALIZEM ….”NJERIU PER NJERIUN ESHTE…..UJK”,ju nuki e besuat!
      Tani provojeni ne kurrizin tuaj KANIBALIZMIN KAPITALIST,qe te shkoni sa me pare ne boten tjetyer!!!
      Ne SOCIALIZEM nuk donte t’ia dinte njeri as per ILACET,AS PER APARATURAT e as per cmimin e trajtimit mjekesor!
      Te gjithe qe shtroheshin i kishin mjeket ne dispozicion 24 ore,ilacet te gjitha ,aparaturat ne funksionim dhe diagnoza caktohej me komision mjekesh nga analizat qe beheshin FALAS!!!
      Ja pse SOCIALIZMI ISHTE NJEREZOR,ndersa KAPITALIZMI eshte KANIBAL!!!
      Do ta kerkoni SOCIALIZMIN DHE ENVER HOXHEN,o popull fukara por nuk do ta gjeni dot!
      Se miliarderet e rinj nuk kane nevoje per ate se i kane xhepat plot!!!
      KY ESHTE NJERIU I RI KAPITALIST:MALOKU MARTIN SHKRELI nga Malesia e Madhe e mbi Shkodres!!!

    5. Ansi says:

      MJAFT MOR *AR ME ZILE! APPLE Iphone nuk i hyn ne pune kujt per mbijetese kurse ilaçet po. Injorant i ndyre!

  2. shaban says:

    vetem bullenjet e bklejne keto ilaqe se jan akomsa 4 vjet shkolle

  3. shaban says:

    po nuk ka qar te beje ky busnes men duke mashtruar popullin amerika hhahaha i lumte kute gjaje bualla

  4. shaban says:

    hajde e merreni tek mua se va jap une me 5 dollare ket ilaq ,e kam gjet vete ne mal edhe e perpunoj me te gjitha cilsite e makinerise

  5. stela says:

    Pasanik leshi eshte ky….

    Edhe ket’ ilacin e paska ble shqiptari, qenkan zhdukur miliarderet e botes edhe i paska ardh’ rradha shqiptarit me e ble..,..

    1. anticensurë says:

      motra jo të gjithë shqipot kanë lindur me ndjenjë inferioriteti si ti!!
      ti nuk mund të shkosh asnjë hap përpara me këtë copë druri që ke mbi shpatulla!!
      vetëm kopaçe prodhon!!

  6. tom says:

    Jo po do ti lepije bythen shqiptareve llafazane,qe pine kafe neper shoqata dhe marrin neper goje boten.Keta jane talente,qe cajne me forcat e tyre dhe jo duke u lepire bythen politikaneve ne Amerike.Respekt atij dhe vetem fakti qe eshte shqiptar ,te ben krenar.
    Vetem nje gje:Ne 5 apo 10 vjet atje dhe ne ca vende te tjere, do te jene me shume si ky dhe ne nje menyre apo tjeter, nje tjeter vizion do kete per shqiptaret.Bravo ,Martin!

    1. To Tom says:

      Keta nuk jane talente por sharlatane. Imagjino sikur neser ti zoteri te kesh nevoje per ate ilac, jam kurioze do te flisje ne kete menyre?
      Zotesi eshte e atij qe e ka shpikur 60 vjet perpara dhe jo e ketij palacos. Por Amerika eshte e mbushur me abuzues e sharlatane te ketij lloji. Flasim per te semure me kancer o njerez idiote.

  7. Megi says:

    po ku jane mbledhur me idiotet ketu tek komentuesit e temes.Kur degjon qe inteligjenca, kultura dhe ndjeshmeria e njerezve eshte ZEROOOOOOO, te vjen te qash me te madhe. Nuk dua tju uroj me te keqen por provofshi edhe juve ate stresin e prinderve te shkrete qe i kane femijet me HIV ( se u jane infektuar neper spitale)edhe qe do u duhet ta blejne ilacin me 750 $. Turp tju vije per kete mungese ndjeshmerie edhe injorance qe e lidhni HIV vetem me homoseksualitetin dhe pervesitetin( kur 95% e atyre me HIV jane heteroseksuale dhe nje pjese e konsiderueshme jane femije).

  8. sabriu says:

    E ka ngritur cmimin 5000% jo 5000 here .

    NE biznesin e farmacise nuk ka zemer (zemer mire apo zemer keq ) .Nese eshte monopol ky eshte perfundimi .
    Nuk eshte vetem ky qe ben biznes ,por i gjithe Farmaceutika ja ka kaluar Droges me kohe si biznes fitimprures .

    ZULLUMI eshte ne max .
    Rrezik dhe vaksinat jepen me qellimin qe te kete perqindje te vazhdueshme te femijeve qe demtohen dhe duhen kura periodike deri ne fund te jetes …..(ne 100 femije jane rreth 20-30 qe kane imunitetin e dobet.Keta e pesojne ..) Dhe biznesi eshte me “klientele te rregullt ” qe rritet ,e rritet .

    Robt jane si DELET ,qe bejne muhabete leshi gjithe kohen dhe nuk e vret njeri mendjen nese nuk eshte apo ka njeri te semure

    leshllik ….

  9. Lil Toronto says:

    Me siguri do dale ne qarkullim nje ilac thuajse ngjashem me cmim me te lire.Eshte tregu qe e kerkon, dhe ky te mbaje 750$.

  10. Loran shehu says:

    Rrac e poshter

  11. enter''" says:

    Ja cilet jane shqiptaret e Amerikes, shumica e tyre jane ca maskarenj, ca njerez te ndyre.

    1. illyrians says:

      Shumica e shqiptareve te Amerikes qenkan njerez te ndyre dhe maskarenj?? Nuk u ngope duke share shqiptaret e Shqiperise o grekqir, fillove te hash mut edhe kunder shqiptareve te Amerikes? Ca paskeni qene ju minorikaret grekqira, kellira te ndyra fare.
      Personi ne fjale eshte pis, i poshter, por sepse eshte kapitalist, i pasur dhe ne te gjithe boten te pasurit arsyetojne njesoj,jane te pashpirt te gjithe, pa dallim rrace dhe ngjyre, nuk ka te beje fare origjina o vrimshqyer sufllaqexhi!! Si nuk u lodhet duke ngrene mut o aziatike te qelbur..!!

  12. fieraku NGA ferrasi says:

    Po cke moj stella
    Te vjen keq qe ka dale me i Zoti shqipetari se miljarderet amerikane
    Apo te ka nel ora te
    Kulaketdhe armiqte e kllases.

  13. taku says:

    ky qenka nje rob q… i ndyre

  14. Era says:

    Piece of shit! Hope you get Aids soon bastard! Ngordhsh!

  15. SuloKapedani says:

    Ky qenka nga maloqerit e sales,prandaj nuk pyet se do te rroje tjeter njeri apo jo.

  16. shqiptari prej bote says:

    pse,a ka shqiptar qe nuk urrehet neper bot a?!
    thuami njerin qe e don bota!
    apo kemi salen na,e don krejt bota
    der dje donin enverin

  17. perivolo says:

    Ne vazhdim imazhi i tij do rregullohet,mbase po pergatitet per te marre timonin e Shqiperise kur te vij ora e pershtatshme.
    Me sa kuptoj duket nxenes shembullor dhe ploteson kushtet qe konsiderohen te domosdoshme nga qendra ku meren vendimet.

  18. nuk mund te lozesh me fatin e njerzve per tu pasuruar ti je nje plere,me keq se isis te zencin ty hallet e atyre qe kane nevoje per keto ilace.

  19. DD says:

    Cfare lidhje ka se nga eshte apo si e ka emrin. Eshte nje legen, nje pleh qe nuk mund ti thuash njeri, por kafshe e qelbur dhe i etur vetem per pasurim te shpejt. E ka gjetur formulen. Keta tipa ndalen vetem kur i merr Zoti.

  20. Paul Catellano says:

    Ky shqiptari eshte vetem 32 vjec dhe ka hedhur 55 milione $$$$ ne kete biznes.
    Sa 32 vjecare shqiptare i kane pare me sy 55 milione $$$$?
    Po ua them une:
    Vetem Shkerdheni prej Vicidoli dhe Al Skrapar Meta Trumpeta.

  21. BRITISH says:

    WISH HE WILL HAVE CANCER FOR HIM SELF AND DIE AND SPEND ALL THE MONEY IN HOSPITAL

  22. Tirana says:

    Po si ka mundesi tan amerika paska mbet me ble ilace vetem te ky por edhe ne qofte se eshte ashtu pse e lane mu ba multimiljoner tash e denencojne me duket si rren

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje