Ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë që kërkon nga çdo titullar apo funksionar i adinistratës publike të marrë miratimin e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati për çdo vizitë jashtë vendit apo takim me diplomatë e ambasadorë të huaj.
Vendimi mban datën 9 shtator, por sot është botuar në fletoren zyrtare, shkruan Respublica.
Sipas këtij vendimi Ministrat e zëvendësministrat, drejtuesit e institucioneve qendrore në varësi të kryeministrit e të ministrave, drejtuesit e institucioneve të tjera të administratës shtetërore dhe të organeve të pushtetit vendor, në deklaratat verbale e të shkruara dhe intervistat për probleme të rëndësishme të marrëdhënieve me jashtë duhet të jenë në përputhje me programin e qeverisë për politikën e jashtme të Republikës së Shqipërisë.
Funksionarët e lartpërmendur, në deklarimet e tyre publike duhet të konsultohen paraprakisht me Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Të gjithë këta funksionarë, në korrespondencën me ambasadorë e përfaqësues të tjerë të huaj, të akredituar në Republikën e Shqipërisë, për çështje me karakter politik ose me rëndësi për marrëdhëniet e Republikës së Shqipërisë me shtetet e tjera apo organizatat ndërkombëtare, duhet të njoftojnë paraprakisht Ministrinë e Punëve të Jashtme, e cila jep me shkrim mendimin e saj për qëndrimin që duhet mbajtur.
Të gjithë këta funksionarë e realizojnë korrespondencën e tyre zyrtare me misionet diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Vizitat zyrtare dhe të punës së anëtarëve të Këshillit të Ministrave jashtë shtetit zhvillohen me miratimin e Kryeministrit, pasi ministri i Punëve të Jashtme të jetë shprehur me shkrim. Kërkesa për miratimin e vizitës i drejtohet njëkohësisht, kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme. Anëtarët e Këshillit të Ministrave brenda çdo tremujori paraqesin me shkrim pranë kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme planin e vizitave jashtë vendit për tremujorin në vazhdim.
Të gjithë këta funksionarë nuk mund të pranojnë ose të refuzojnë ftesa zyrtare nga homologët e tyre si dhe nuk mund të dërgojnë ftesa zyrtare, pa u këshilluar më parë me Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Ministritë, institucionet qendrore në varësi të kryeministrit e të ministrave, institucionet e tjera të administratës shtetërore dhe organet e pushtetit vendor në ushtrimin e veprimtarisë me jashtë, kanë për detyrë:
a) të njoftojnë menjëherë Ministrinë e Punëve të Jashtme për çështjet në fushën e marrëdhënieve me jashtë, që trajtohen gjatë takimeve të drejtuesve të institucionit me përfaqësues të trupit diplomatik të shteteve dhe me përfaqësues të organizatavendërkombëtare, të akredituara në Republikën e Shqipërisë, apo në letrat dhe mesazhet që autoritete të huaja i dërgojnë drejtuesit të institucionit.
Hahahaha ta gezoni Erdoganin e ri !
Po ne Turqi te pakten njerezit nuk vrasin veten se nuk kane per te paguar
dritat……….
Sic duken bathet, shpejt do kemi zgjedhje se udheheqesit tone i ka thene
mendja hike pirdhu!
duhej te ishe ne dijeni te kodit te heshtjes ?!!!
Te rrime shtrember e te flasim drejt. Me gjithe mufkat qe po ben administrata e rilindjes, ky te pakten eshte nje hap qe perputhet me nje shtet funksional. Enveri thoshte se Shqiperia nuk eshte han me dy porta ku te futet derri dhe dosa. Tani porta e futjes nuk ka me kanata. Eshte hapur e shkelyer fare. Po me keq eshte ajo dera e daljes ku nuk ka mbetur derr, dose e buce pa dale me parate e atyre qe do te hanin bar dhe parimet nuk do t´i shkelnin, shqiptaret.
Po mor Kapterro! Por mufkat i leshon nje administrate jo profesionale.
Prandaj fajin nuk e ka nepunesi, por ai qe e emeron dhe e kontrollon.
Nje minister i afte dhe me personalitet do ta kishte per turp qe te
merrte leje tek nje minister tjeter se cfare duhet te deklaroje ne
publik, qofte ai i brendshem apo edhe publik i jashtem. Apo jo?
Po pra do bejm zgjedje qe te vidhni energji elektrike dhe mos te paguajm asnje task se keshtu e do demokracia,hajde gallat hajde.
ti z bushati je ende i ri ne moshe per te bere politiken e jashtme te shqiperise,ka dikastere te posacme qe organizojne dhe kontrollojnetakimet e ndryshme midis punonjesve te ministris,ti je minister dhe nuk mund te merresh me punet dytesore,jeni kujtuar vone qe te terhiqni litaret dhe te kontrolloni ministrine qe ju drejtoni,pastaj ju po mbusheni me diplomatet te dale nga shkollat greke,sa te besueshem mund te jene keta studente te infiltruar nga asfalia greke..
po cligj eshte ky ,kane shkare politikanet,e flitet per liri ,iniciatve e autonomi po ecim drejt nje sistemi autoritar,.me kaq sa informon gazeta e cila shpesh boton lajme gjysmake
rama po ben si enveri ;;; asnje contakt me te huajt ;;;; la name ky diktatori i ri ;;;tani i ngelet qe ti pergjoje shqiptaret ;; edhe ne banjo ;;duket qe nuk ka asnje te mire per popullin shqiptar ;;; asnje te ardhme ;;; vetem vendime si ne kohen e enverit ;;; vjedhje ;;;; korrupsion ;;; dhe egoizem ;;;
Avanti diletanti!