RREFIMI i Donald Lu: Unë, vullnetari që jetova në Afrikë pa ujë e energji

22 Shtator 2015, 11:16Politika TEMA

Ambasadori amerikan Donald Lu gjatë një aktiviteti të organizuar nga qendra rinore dhe ministria e Mirëqënies Sociale ku ka qënë i pranishëm edhe ministri Klosi ka rrëfyer historinë e tij të jetës si vullnetar duke i bërë thirrje të gjithëve në Shqipëri që të aplikojnë një përvojë të tillë pasi është nnjë velerë për secilin dhe shoqerinë.

Vullnetarizmi i mirfillte me ka ndryshuar jetën.

Në gjimnaz kam qënë vullnetar në një shkollë të fëmijëve me aftësi të kufizuara, ku pashë dëshirën e tyre për të jetuar jetën pavarësisht kufizimeve fizike.

Pasi mbarova shkollën e mesme edhe në fakultet isha vullnetar.

Pas universitetit u bashkova me korpusin e paqes në Afrikën Perëndimore ku kam jetuar në një fshat pa energji elektrike, pa ujë, pa kanale shkarkuese, dhe kjo ka qënë pjesa më e vështirë e jetës time larg familjes dhe jo vetëm“, tha Lu gjatë fjalës së tij në aktivitet, raporton A1 Report

Ambasadori amerikan në Tiranë rrëfeu historinë e tij si pjesë e korpusit të paqes duke theksuar se të gjitha vështirësitë që hasi atje ishin një përvojë e mjaftueshme për vazhdimësinë e jetës dhe sfidat e saj

“Larg familjes, larg vendit tim, ishte pjesa më e vështirë, ndërkohë perjetimi i kulturave te tjera të reja, mësimi i tyre kanë që pervojat të cilat më kanë ndihmuar të mendoj se çdo gjë që beja do me ndihmonte gjatë rrugës së jetës rruge në të cilën do të takoja dhe gruan time të mrekullueshme”– u shpreh Lu.

Ai shtoi në përfundim se do të ishte i lumtur dhe me kënaqësi do të kthehj në Shqipëri pas disa vitesh, kur këto vajza pjesë e aktivitetit, të jenë drejtuese të vendit dhe të shohë se si do jetë Shqipëria dhe si do funksionojnë gjërat.

5 komente në “RREFIMI i Donald Lu: Unë, vullnetari që jetova në Afrikë pa ujë e energji”

  1. Aurelius says:

    Ja te tille diplomate na dergon mema usa ne shqiperi.

  2. wwww says:

    Shqipetaret nuk kane nevoje per keto pervoja ,pasi kemi nje pervoje shume traumatike ate te komunizmit .Te jetosh ne xhungel e je njeriu me i lumtur ,se sa ne terrorin e diktatures ,pervec skamjes ishte frika e burgut ,ku mijra te pafajshem i ka hikur jeta ne qeli dhe te tjere neper internime .

  3. Katolik says:

    Ky eshte shembulli qe duhet te ndjekin te rinjte shqiptare: vullnetarizem. Kjo qasje do t”ua hiqte cinizmin gjenetik.

  4. stela says:

    Po ene ne mo Lio, e bome Shqiperine bahce me lule me pune vullnetare. Ishte vullnetar i gjithe populli, i madh ene i vogel.

    Ooo Lio, liri-demokraci ene poshte diktatori…..

  5. LORA says:

    Eshte e qarte qe me “vullnetarizmin”tuaj Lu-efendiu po mbajme peshen e mostres se Vicidolit,qe nga 1990.Une s’kam hic nevoje per kete lloj mesimin tuaj,qe ka vene ne pikepyetje te plote mendimin tim mbi rolin tuaj ne lesh-demokracine ,qe I kushtoi teper rende Popullit Shqiptar.
    Po te ndiqnim keshillat tuaja ,do te ktheheshim ne epoken e shpellave.E dime vete rrugen qe duhet te ndjekim per prosperimin dhe modernizimin europian te Shqiperise.
    Tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje