“Drejt kryengritjes” me këtë titull sa absurd aq dhe qesharak e hapte faqen e saj të parë këtë të mërkurë organi zyrtar PD-së, “Rilindja demokratike”. Në fakt gazeta kishte shpënë në skaj një paralajmërim të Lulzim Bashës i cili tha një ditë më parë se vendi gjendet në prag të mosbindjes civile. Le të jemi të qartë që në fillim. As Basha dhe askush tjetër me mend në kokë, nuk e merr seriozisht titullin kërcënues të “RD”-së. Ai është treguesi i një gare të shfrenuar rivaliteti në selinë blu, se kush është më tepër ekstremist kundër qeverisë. Asgjë më shumë. Nëse Berisha del dhe bën thirrje për rrëzimin e kleptokratëve, nëse Jozefina i kërkon njerzve të ngrihen në këmbë e të shporin për zhelesh qelbësirat edhe Basha nuk mund të mbetet pas. Shpesh në vështirësi, fjalimet e tij për[ojnë këtë frymë që e bëjnë edhe me groteske titujt e RD-së.
Por e gjithë kjo butafori ka një problem të madh. Ajo po e shndëron opozitën një një entitet që dialogon me vetveten. Ajo po nxjer në sy të publikut, se lidrët e PD-së, më shumë po e shfrytëzojnë tribunën e partisë për të mposhtur njëri -tjetrin sesa për të komunikuar realisht dhe urtësisht me njerzit.
Një situatë e ngjashme para revolucionare ndodhi edhe pak muaj më parë në prag të zgjedhjeve lokale. I nxitur nga trysnia e brendëshme, Lulzim Basha bëri fushatë duke i kërkuar shqiptarëve një referendum plebishitar kundër dyshes Rama- Meta. Ai nuk la qytet dhe provincë të vendit pa përmendur se qershori i shkuar do të qe dita e dënimit të madh politik për këtë shumicë. Dhe kur kjo nuk ndodhi, vetë Basha doli për të thënë se i kish fituar zgjedhjet dhe se PD-ja kish bërë një hap të madh përpara. E njëjta situatë groteske rrezikon të përsëritet edhe disa muaj më pas kur me të drejtë gjithkush mund të pyesë: “Hë ku e keni kryengritjen”?
Ky denatyrim i opozitës është krejtësisht i pafalshëm dhe i pa tolerueshëm. Më shumë sesa të mposhtë kundërshtarët brenda llojit dhe të motivojë militantët, ai riskon ta bëjë qesharake PD-në.
Sfida reale e kësaj opozite nuk është ti vërë në provë njerzit për revolucion, sfida e reale e saj është ti bindë ata se në rastin më të keq, është pak më e pastër dhe e ndershme se rivalët. Dhe për këtë ka ende shumë punë për të bërë.
Kur kryediplomati amerikan në Shqipëri thotë se për dekriminalizimin të dyja palët duhet të shikojnë nga vetja, njerzit e dëgjojnë. Kur plas skandali i vjedhjes së CEZ, ata e shikojnë se të dyja palët janë të implikuara deri në grykë. Kur herë pas here rihapet tema e shkatërrimit dhe betonizimit të Tiranës, ata e dinë se të gjithë janë njësoj pis . Prandaj këto dhe dhjetra histori të ngjashme i neutralizojnë “turmat të marrin armët” për të përmbysur njërën palë në favor të tjetrës.
Pikërisht për këto arsye njerzit nuk u ngritën në kryengritje as kur u pa se tragjedia e Gërdecit qe një krim i pastër shtetëror. Ata nuk e bënë këtë as kur pushteti vrau katër të pafajshëm ditën për diell (po të marrim të mirqenë faktin se 21 janari, ashtu sikurse unë mendoj, nuk qe një kryengritje, por një protesë e sponsorizuar partiake).
Pra, pas lëvizjeve të viteve ’90 dhe ’97 shqipëtarët e kanë kuptuar se diferenca mes të keqes dhe të mirës nuk është kurrë aq e madhe sa ata të investohen idealisht për të përmbysur njërën dhe për të sjellë tjetrën. E këtu mbyllet edhe historia e përrallave me kryengritje nga e cila opozita duhet të heqë dorë .
Sepse pavarësisht nga kjo, opozita ka shumë për të bërë. Me këtë qeverisje së cilës i plasin skandalet përditë, më këtë pushtet që po degradon me shpejtësi, me këtë katastrofë ekonomike, papunësi, kriminalitet, mungesë investimesh, shprese dhe besimi, misioni i saj është tepër i kollajshëm. Mjafton tu flasë njerzve realisht dhe të presë reflektimin e tyre. Sepse po të ëndërrojë revolucionin, vetëm sa do ti zgjasë vetes kohën e qëndrimit në pakicë. Pasi ai vërtet mund të mbërijë një ditë, por kur kjo të ndodhë, rrezik se nuk do të jetë në favor të PD-së. Nëse vjen ai do ti marrë të gjithë me vete.
Lapsi.al
Uaaaaaa,mi goca.
Andi po na “kritikon” opoziten.E njifni Andin,apo jo?! Eshte ai gazetari qe lufton kunder Opozites.Edhe kur ishte PeDe-ja ne fuqi,Andi me kete Pune merrej.Luftonte opoziten.Formule e sakte,nuk e kritikon dot djaloshin capken te gazetarise Shqiptare.
Dean o kokrra e boles po normale qe sju pelqen Andi ju se jeni mesu duke i lepi torren Sales/Rames/Metes/Berishes dhe sju pelqejne te paanshmit se jeni mesu me llogore. Te qifte baca Sali sumen ty
Te qi…t,kina motren.
Kush te shau ty mer b…r?!
..ky na ben te besojme e saliu na la te dyte pas gjermanise…e tani shpitaret rane ne varferi…..kuptohet qe duhet te kete renje…droga masive qe prodhohej e qarkullote ka rene ne menyre drastike….Kete na thuaj morrrre…!! qe vendi kishte shkuar ne falimentim total..ekonomiK…moral…e kulturor..SA per PD…te thuash jane qeshareke eshte ti perkedhelesh ..KETE BANDE KRIMINELESH…
Sa here qe ta shoh surratin o Bushat,me kap diarrea,se di pse!
Ky nipi i shoqes Vito mund te behet nje dite edhe krye.ar shteti por ‘gazetar’ kurre.Edhe gazetari me medioker nuk meret me ‘opoziten’ natyrisht ne vende ku funksionon pluralizmi.Ky ashtu si tere KO… e ketyre 25 vjeteve ngelen kalamaj qe luajne nuse-dajash me pluralizem me parti me te majte me te djathte,me …pordhi kali ne der te hanit….
Revolucion o Andi ,revolucion. Tu biem ku jane e ku s’jame keta qe u pasuruan per dhjete vjete.
Si ka thene Marksi te cilen e perserit edhe shoku Sali. Nga revolucioni proletariati humbet vetem prangat.
-Prandaj, na prini ne revolucion, t’ju zhdukim e t’ju permbysim juve te krimburit me pare, juve qe keni nga pese shtepi ne Shqiperi dhe nje ne Holande e nje tjeter ne Spanje.Dhe shumica mendojne se cfare do ti japin femijes per te ngrene para se ta vene per te fjetur.
mbyllja ecelente.
ky eshte shkrimi nga me i miri midis me te mirve qe bene ndonje here andi
Andi eshte nje pusht apo plehere! Artikulli eshte porositur nga Berisha! Tani plani berishian eshte t’i beje te gjithe pis, qe te thone jane njelloj te gjithe! Mundet Meta -Berisha jane njelloj por jo Rama! Ku qendron plani mafios i Berishes kur thote “hetim nderkombetar per CHEZ?! Kerkon te mbyte veten apo kerkon qe Europ e korruptuar dhe disa nderkombetare njelloj te zhytur ne llum do te mbyllin ceshtjen CHEZ?! Mos harroni “krokodilin”!
Loja topaluftash midis bandave dhe banditeve te vertete ne Shqiperi do te vazhdoje per sa kohe nuk do te vije nga jashte nje pale e trete qe te beje gjykatesin e rrepte dhe te paanshem. Pa ndeshkim te hajduteve mos prisni te rregullohet Shqiperia. Ne jemi akoma ne fazen e papjekurise demokratike.
Mos merrni pjese ne rivalitetin fallco te bandave ne pushtet! Injorimi dhe bojkotimi i banditeve mund ti asfiksoje ata. Kerkoni gjykates nderkombetare!
Sa me shume te perfshihet populli ne lojen e bandave dhe banditeve te pushtetit aq me shume ata do te perfitojne dhe aq me keq do te jete per njerezit e thjeshte. Banditet mund te mbijetojne vetem ne nje shtet te percare dhe ne anarki.
çe publikoni kete imperialist dhe provokator ketu? ?
Z. Bushati, ju qe e dini kaq mire luften brenda PD-se mund t’na sqaroni pak me shume rreth saj? Perse sot Z.Bushati?! Perse sot ju duket opozita qesharake?! Kush jane elementet thelbesore qe e bejne ate qesharake?! Me siguri ju mendoni se i pari eshte kryetari aktual! Pra sipas mendimit tuaj opozita eshte qesharake sepse ka kryetar Lulzim Bashen! Perse nuk na e thate kete me pare Z.Bushati?! Perse sot?! Perse na hodhet kete rrufe ne qiell te hapur?! ?
Po mire opozita qesharake,po ti o bushat pse nuk kapesh e t’i kerresh binane “skandaleve” te perditshme te qeverisjes???Kjo do te shkonte me shume per shtat,nese e quan veten gazetar ,,sepse nuk po lodhesh tuj bo keshilltarin e nahijes kusaro-bandite shqup-se.
Daje pra I vogli bushat,je gazetar a keshilltar I kudondodhur per nevojtaret e shqup-it????
E SAKTE!!!
Se cjane ca komentues qe vertet ta shpifin …
“Serveti”, (psh) Nga gjuha qe perdor duket qe nuk merr vesh nga gazetaria . Atehere pse fshihet pas kompjuterit dhe ben pedagogun per ANDIN qe per hir te se vertetes duhet thene se eshte vertet gazetar , dhe analist I mire, I mprehte dhe I paanshem si rralle ndonjeri… “Jepi Cezarit ate qe I takon Cezarit”…..