Ndryshimet kushtetuese, ja 10 nenet që propozon të ndryshojë PS

24 Shtator 2015, 18:13Politika TEMA

Dhjetë nene të kushtetutës duhet të ndryshohen nga Parlamenti për të bërë të mundur zbatimin e ligjit të dekriminalizmit.

Ky është propozimi i ardhur nga 28 deputëtë të  PS që parashikon disa ndryshime në ligjin themeltar të shtetit, propozim që deri tani nuk ka marrë mbështetjen e LSI, raporton Ora News.

Kuvendit i propozohet të ndryshojë nenin 45 të Kushtetutës, ku përjashtimet nga e drejta për t’u zgjedhur,dhe ushtrimi i mandatit të deputetit do të përcaktohen me një ligj të posaçëm të miratuar me 84 vota.

Po ashtu, kryeministër dhe nëpunës publik  nuk mund të emërohet një shtetas që është i përjashtuar nga e drejta për  të mbajtur një detyrë të tillë.

Edhe gjyqtarë, nuk do emërohen individët që janë pjesë e këtij përjashtimi.

PS propozon edhe që  në nenin 149 të Kushtetutës, të përcaktohet se  Prokuror i Përgjithshëm apo prokuror, nuk mund të emërohet shtetasi që është përjashtuar nga e drejta për të  ushtruar një funksion publik, sipas përcaktimeve të bëra me ligj  posaçëm të miratuar me tri të pestat e të gjithë antarëve të Kuvendit.

Neni i fundit që duhet të ndryshojë sipas socialistëve është 167 që përcakton se  Ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore, të marrin pjesë në parti ose veprimtari politike, apo kur janë përjashtuar nga e drejta për t’u zgjedhur ose emëruar në një funksion publik sipas përcaktimeve të bëra me ligj të posaçëm të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

2 komente në “Ndryshimet kushtetuese, ja 10 nenet që propozon të ndryshojë PS”

  1. pilo says:

    nuk kuptova asgje, apo ishte per te kaluar radhen.

  2. Bureto says:

    Po te jete vetem per keto, me mire te mos lodhen kot. Jane te gjitha nje vrime ne uje. Kushtetuta ka te tjera difekte serioze, sidomos ne ate qe kerkon reformimi i drejtesise dhe ato per partite politike dhe sistemin zgjedhor. Pa keto, demokracia eshte e rrezikuar seriozisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje