“Kastriot Ismailaj do porosiste dikë nga Kosova apo ndonjë serb, të më vrisnin për 20 mijë euro”

25 Shtator 2015, 09:40Politika TEMA

Elvis Mataj është kthyer në personazhin e ditës.

Ish-drejtori ekzekutiv i kompanisë së Kastriot Ismailaj, në dëshminë që ka dhënë në gjyqin e Arbitrazhit mes DIA-s dhe OSHEE-së, ka thënë se është kërcënuar me vrasjen.

Ai thotë se një njeriu i Kastriot Ismailaj i ka thënë se ky i fundit mund të porosiste vrasjen e tij për 20 mijë euro.

Mataj ka dhënë se është kërcënuar disa herë, madje edhe direkt nga Kastriot Ismailaj.

Dua të sjell në vëmendje të Gjykatës së Arbitrazhit faktin se z. Ismailaj edhe më ka kërcënuar mua dhe të tjerë që kishin lidhje me çështjen DIA. “Ismailaj më tha se ai ishte shumë i afërt me një nga ‘Kumbarët’ kryesorë të Shqipërisë”. Z. Ismailaj ishte shumë i inatosur me mua se unë nuk rashë dakord më me të me mospranimin e targetit nga ana e DIA-s të mbledhjes së borxheve në nivelin 45 milionë dollarë për periudhën e dytë sipas Marrëveshjes së Shkurtit.

Unë mendoja se targeti ishte i pranueshëm. Gjithashtu, disa herë unë i kërkova Ismailajt që të paguante shpenzimet e stafit të DIA-s, gjë të cilën ai nuk pranonte ta bënte. Për më tepër, pas përfundimit të Marrëveshjes së Shkurtit, unë e kundërshtova Ismailajn disa herë në planin e tij për t’ua kaluar kontrollin e DIA-s, rumunëve.

Incidenti i parë ishte kur ish-drejtuesi i DIA-s, z. Andi Spahiu erdhi tek unë në vitin 2012 dhe më tha se ai ishte takuar me z. Ismailaj dhe se ai z. Ismailaj mund të porosiste dikë nga Kosova, apo veriu i Shqipërisë apo ndonjë serb që për vetëm 20 mijë euro të më vriste mua, ndërsa vetë ai, z. Ismailaj ndodhej jashtë. Unë vlerësova se ky ishte një kërcënim serioz për jetën time. Kërcënimi i dytë ndodhi gjatë 12 qershorit 2012 në rrugët e Tiranës.

Kësaj here kërcënimi ishte psikologjik. Z. Ismailaj më ndoqi me makinë dhe më jepte sinjale me drita. Z. Ismailaj ishte ulur në të djathtë të makinës së tij që drejtohej nga shoferi. Kur u ndaluam, z. Ismailaj doli jashtë makinës së tij dhe erdhi tek unë. Ai më kërkoi një kopje të Marrëveshjes së Shkurtit, që ai vetë ma kishte besuar mua dhe më kërcënoi. Unë nuk e kujtoj ekzaktësisht se çfarë më tha aty për aty. Unë e vlerësova si një provokim dhe nuk reagova.

Qëndrova i qetë sepse nuk doja të debatoja në publik. Por aty ai më tha gjëra, si për shembull se do më vriste familjen etj. Z. Ismailaj më kërcënoi mua edhe një herë tjetër, në mars të 2014-s, kur ai e kuptoi se nuk do të më binte që të dëshmoja në favor të DIA-s. Situata precipitoi dhe z. Ismailaj më tha ‘dy duart për një kokë i kam’. Kjo është një shprehje shqiptare, që e përkthyer do të thotë ‘unë do të mbroj interesat e mia me çdo kusht” dhe ky është një kërcënim serioz në Shqipëri. Kërcënimet e tij ishte indirekte dhe të sofistikuara.

Ai fliste për aksidente të mundshme që mund të më ndodhnin mua apo familjes sime. Z. Ismailaj ka thënë gjëra të këqija edhe për dëshmitarin tjetër në këtë çështje, z. Elvis Gjergji. Një nga gjërat që ai tha ishte: ‘Kush e merr vesh nëse ai helmohet?’. Kjo ndodhi gjatë një udhëtimi tonë në Vjenë, kur ne po hanim drekë në restorant ‘Procaçi’. Ai e tha atë si një shaka, por mua nuk m’u duk aspak për të qeshur, nisur nga konteksti dhe nga eksperiencat e mia të mëparshme. Dhe sigurisht, dikush me shumë para mund të bëjë shumë gjëra. Për aq sa di, z. Ismailaj ka kërcënuar edhe z. Hysenaj, ish-drejtuesin e përgjithshëm të DIA-s, z. Ardian Suku, ish-drejtorin rajonal të DIA-s në Fier, z. Ëilliam Dhrami. Z. Dhrami vdiq 1 vit e gjysmë më parë nga ataku në zemër. Njëherë, gjatë një prej takimeve të mëparshme me Dr. Hauser, z. Ismailaj ma bëri shumë të qartë se si ai kishte ndërmend të garantonte interesat e tij në arbitrazh. Një herë tek po qëndronin te bar-restoranti i gruas së tij, Ismailaj më tha se ai ishte shumë i afërt me një nga “Kumbarët” kryesorë të Shqipërisë. Ai me tha se ky “Kumbar” mund të bënte gjithçka për z. Ismailaj më qëllim që të eliminonte të gjitha pengesat që ai mund të haste në çështjen DIA përballë OSHEE-së.

Gjithashtu z. Ismailaj me tha se një “mik” i tij në Serbi ishte në pritje të merrte urdhra nga z. Ismailaj. Ky për mua ishte një tjetër kërcënim, pasi unë e dija mirë që vite më parë z. Ismailaj kishte marrë pjesë në një proces privatizimi në Maqedoni (një manifakturë që prodhonte tuba për gazsjellës), aferë e cila përfundoi në një skandal të madh mashtrimi, ku disa njerëz u arrestuan e madje disa të tjerë edhe u vranë. Z. Ismailaj më tha se ai kishte marrë pjesë në këtë proces dhe prandaj mua me vinin ndërmend kërcënimet kundra meje dhe të personave të tjerë”, ka thënë Mataj në dëshminë e tij.

16 komente në ““Kastriot Ismailaj do porosiste dikë nga Kosova apo ndonjë serb, të më vrisnin për 20 mijë euro””

  1. tfgs says:

    vazhdojne telenovelat turke per sunitet shqipfoles………..

    1. Tironci Lugano says:

      Gojor
      Ketu ke te drejte…

  2. lulja says:

    Niveli zero…
    Llogjika me e ulet se e nje femi kopshti..
    Kshu po duket ky person qe gjysmen e faqes se gazetes e ze vec koka e stermadhe e tij plot …TUL E DHJAM !!!

  3. nostradamus says:

    Z. ”Tigs” nuk jane ”telenovela turke” por banda mafioze te kryesuara
    nga ‘kumbari’ Sali Vicidoli ….! Mos u habisni o shqiptare, nje dite kjo
    bande me siguri do te shkaterrohet ashtu si Al Capone, Gotte, Gambino dhe
    te gjithe keta bandite malokerie ….!!!

  4. Led says:

    Ore, dakort qe me the dhe te thashe… dhe vazhdon historia, Por ne finale fare cfare del? A denohet njeri? A sekuestron parate/pronat e dikujt te vendosura ne kete rruge te piset? Apo do vazhdojme te rrime tek degjojme se mafia ka zene rrenje tek gjithe shtetaret tane.

  5. TJ says:

    Arestoni Berishen Bashen dhe Boden dhe me pas Ilir Meten dhe me rradhe! Shqiperi o vend i bekuar {mallkuar}!

  6. Liu says:

    Kur ra jevgu nkos lyu ne bythën, kshu ne puna ktyne gjith jetën morracak vodhën si derr popllin tëshi që po i dalin horrlliqet qesin njoni tjetri, kaptinën honkshit

  7. Bardhi says:

    Jo kosovaret nuk vrajne askend me leke,aq me pak diken ne Shqiperi.Ju shqiptaret e Shqiperise ,fatkeqesisht keni mjaft vrases me pages dhe jo vetem sot por edhe historikisht.kete fakt e kan shkruar j edhe te huajt gjate historise andaj mos u mundo tu hedheshish kopilin tek dera kosovarve.

  8. pilo says:

    Kush e gatoi Shqiperine keshtu? Profesor doktor Sali Berisha. Atehere hidhni hekurat atij se i tregon te gjitha.

  9. kollodoku says:

    Po pse mer Mataj… hongre dhe pive mire e mire, vodhet sa deshet, tashi thu deshen me m’vra. Po kujt I plasi trapi, kur e di qe po vjedh ta kishe do hesapin mire se qeke edhe me shkolle.

  10. mireli n says:

    Ky eshte kokrra e hajdutit.Shikojeni si i shkelqen fytyra.Tani bene lojra fjalesh si femije.Po te hetohet me themel do te nxjere xhevahire.Fajin ja hedhe ISMAILAJT.Kurse vete zoteria eshte viktime.
    Te kalbet ne burg maskarai.Vetem gravata i kushton 3000 euro.POPULLI i shkrete vuan,rropatet duke mare borxh per te ushqyer femijet me buken e gojes.

  11. Mali-bardhe says:

    Bravo Kosova, mbrohesh mire por akuza vlen per te deshiruar. Nje verejtje; komentet bej ne ndonje gjuhe tjeter (nese dini gjuhe te huaj) pasi duhet ta lexojme 3-4 here qe te kuptojme ate ç’fare doni te thoni.

  12. Tunxh, bir says:

    Po gjithe keto bema meqenese po thua se kan dash me te vra, a i ke denonxuar? Se tani ti mund te thuash shume gjera po ku ta dime ne se jane te verteta? Si thua ti te pyesim ismailajn, jane te verteta apo jo.

  13. Uskania says:

    Kastrioti ka vjedhur paratë bashkë me Ilir Metën, “Kumbarin”, disa “komentues” merren me kravatën e këtij tjetrit.Allashqiptarçe.Apo janë komentues nga rradhët e LSI-së?

  14. zonja Milo. says:

    Ke do porosiste Ismailaj nga Serbija? Patjeter ndonje nga miqet e Berishes.Ja Keshtu i bente vrasjet Berisha ,vrasesit i pajtonte nga Serbia apo Kosovsa me qellim qe te mos zbuloheshin ,kurse vet dilte dhe cirrej duke fajsuar te pafajjshmit .

  15. S'te mor vesh fare says:

    Duket qe nga kercenimet serioze por indirekte ky tipi paska humbur oreksin, leri keto po thuaj kush te futi ne kete valle qe te deshmosh dhe pse?
    E boll me kete “Kumbaret”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje