Ambasada Amerikane në Tiranë i është përgjigjur kërkesës së kryeparlamentarit Meta për një hetim amerikan mbi çështjen e CEZ-it.
SHBA vlerëson se përgjegjës për hetimin e çështjeve që ndikojnë popullin shqiptar janë vetëm policia dhe prokuroria shqiptare.
Ndërkohë, ambasada amerikane thekson se SHBA i mbështet institucionet ligjzbatuese në Shqipëri, përmes ekspertëve të OPDAT.
I pyetur nga Shqiptarja.com se si e pret Ambasada amerikane ftesën e z. Meta për një hetim nga ana e SHBA-së për çështjen e CEZ, zëdhënësi Ryan Roberts, shprehet se:
“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin institucionet ligjzbatuese të Shqipërisë në përpjekje për të ngritur kapacitetet dhe efektshmërinë e tyre.
Nëpërmjet zyrës së OPDAT, Ambasada ofron këshilla ekspertësh, promovon reforma dhe nxit veprime të ndjekjes penale kundër korrupsionit.
Policia dhe prokurorët shqiptarë janë të vetmit përgjegjës për të drejtuar hetime në lidhje me çështje që ndikojnë popullin shqiptar dhe institucionet e tij”.
Pergjigje e shumepritur,kundrejt alibise se I.Metes.
E dime shume mire se nuk o puna Juaj.
Por,Shoku Ilir Meta e pa te arsyeshme ta perdori emrin tuaj,pasi keshtu krijonte pershtypjen,ke Syleshet,se nuk eshte i KORRUPTUAR.
Nuk ka asnje llogjike juridike qe nje ceshtje shqiptare te gjykohet nga gjykates te huaj pa kaluar shkallet e gjyqesorit shqiptar. Avokatura e shtetit duhet te paraqese mbi bazen e dokumenteve qe disponon padi kunder te inkriminuarve dhe te ndjeke me procedure te pershpejtuar te gjitha shkallet e gjyqesorit shqiptar. Vullneti i mire per te bere drejtesi kerkon transparence te plote dhe ndjekje deri ne gjykatat nderkombetare, ne rastin kur gjyqesori shqiptar do ti rrezoje akuzat e qeverise. Qeveria Rama e ka pasur shansin dhe te drejten per te vepruar qe ne diten e saj te pare. Jemi deshmitare per disa padi qe u ngriten ne fillim me buje dhe pompozitet, por qe u treten si kripa ne uje dhe nuk i ndoqen te gjitha shkallet e gjyqesorit. Kjo deshmon qe nuk ka vullnet politik per te ndeshkuar krimin.
“Reformimi i sistemit gjyqesor” eshte nje “perralle nga e kaluara”.
Reforma e duhur do te ishte qe te zhdukeshin te gjithe gjykatesit shqiptare pa perjashtim dhe me Kushtetute te vendoset qe Drejtesia ne Shqiperi, per nje afat 25 vjecar te ushtrohet nga Institucione nderkombetare. Te gjitha denimet apo ndeshkimet te kene fuqi paravepruese qe nga viti 1991.
Ishte Salishpellarserbi qe i ftoj i pari SHBAte pastaj Ilir flori, kok lopa.Mos i ndani keto monstra mbare – kombetare.
SHBA ja kane thene Sali B… qe ne krye te heres, ne fillim te viteve ’90 (Igellberger-ne mos gaboj) se Amerika “vetem te meson si te zesh peshk, por peshk nuk te jep, zere vet”. Te njeten gje thote edhe sot Ambasada. Do ju ndihmojme, keshilloje por “peshqit e medhenj zini vet”. Dhe kush kerkon prokuroe apo hetim nderkometar!? Pikerisht dy “burrat e shtetit” qe jane ne qender te akuzave S. Berisha e I. Meta. Por tek neve nuk eshte nje e dy por jane “bere shume politikane per ate… pune! Amerika vjen ketu me njerezit e saje vetem po ju cenuan interesat(jo vetem me prokurore), madje pa na pyetur fare. Ndaj ne duhet te reformojme drejtesine tone dhe vetem kur ajo te arrije te merret me punet e saj ligjshmerisht kueshtutshmerisht e jo “Maliqisht” e preferancilaisht, mund te vihen para pergjegjesise.
Kjo eshte per te vene duart ne koke. Kryeprokurorin qe ka zdhedhur Berisha me Meten, keta vete nuk e njohin dhe kerkojne hetim nderkombetar me shprese se mund te shpetojne bythen e tyre.