Ndre Legisi: Rama të kërkojë falje publike dhe të shkojë në zgjedhje të reja

25 Shtator 2015, 09:04Politika TEMA

Ndre Legisi, që tashmë ka lënë politikën dhe merret me bujqësi, ka dhënë një intervistë për Ylli Rakipin, ku flet për realitetin politik në vend.

Ai thotë se Rama duhet të kërkojë falje për futjen e disa deputetëve problematikë në parlament dhe të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Zgjedhjet ne 2009

Legisi: I thashe Rames pa LSI nuk bëhesh dot kryeministër. Isha kunder koalicionit LSI me Berishën. Meta luante me 2 karta. Siç shkoja unë te Edi Rama shkonte Dritan Prifti te Saliu.

Koalicioni PS- LSI

Legisi: “Isha kundër koalicionit. S’pranova te isha negociator. LSI-ne se ka marrë se e ka dashur, por sepse i duhen numrat. Koalicioni nuk eshte origjinal 

Zgjedhjet 2013

Legisi:  Rama s’pyeti askënd për kandidatët. Lexoi listën dhe iku. I thashe do të jenë gur në qafën tënde” U tërhoqa nga fushata kur u njoha me kandidatët. Veliaj konsiderohej më i rëndësishmi.

Parlamenti sot

Legisi: “Nuk mund të ndërtosh një godinë nëse themelet I ke bërë shtrembër. Edi Rama, po të isha unë në këtë situatë që është krijuar në parlamentin e Shqipërisë bëj zgjedhje të reja, të dalë para popullit dhe të thotë, si tha ai greku: “Unë e bërë këtë gabim. Është përgjegjësi e imja”. Kam bërë këtë gabim, kam bërë një Parlament që po çudit Europën. E kam bërë me duart e mia dhe dua ta korrigjor dhe të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Absolutisht.

Komenton  Ramen, Meten e Nanon

 Legisi: Rama bëri lojë me njerëzit që mbështetë në politikë. Herët a vonë do ta paguajë, me përçmim. Nano nuk është hakmarrës, nuk të ndjek nga pas. Meta politikan pragmatist.

Partia Socialiste

 Legisi: ” Mënjanoi grupin e Blushit dhe të Malajt. Rama administron funksionin e kryetarit të partisë në mënyrë të gabuar. S’me hoqi Rama nga PS, s’duroja politiken e pisët.”

Ndarja veri- jug brenda partive

Legisi: “PS e ka këtë problem dhe e ka të mbartur nga e kaluara ndërsa PD nuk është aq e zhvilluar”

 

16 komente në “Ndre Legisi: Rama të kërkojë falje publike dhe të shkojë në zgjedhje të reja”

  1. tfgs says:

    corapekuq,shpejte zgjedhie te reja………
    Meta pragmatist….!!!????
    nuk e di nese e di mor Legis se cdo te thote fjala ”pragmatist”,e sigurt jo i pafytyre si Meta…………

  2. nostradamus says:

    Sikur aksiomat gjeometrike te preknin interesat e njerezve ,me siguri keta
    do t’i pergenjeshtronin, ka thene nje filosof, emrin e te cilit e di por
    nuk e konsideroj te volitshem ta them…..!!!

  3. LORA says:

    Nese Ndre Legisi do te kishte shkelqyer nje here te vetme ne karieren e tij politike 23-vjecare,do t’a kisha konsideruar si serioz kete deduksion te tij.
    Ne fakt,zgjedhja qe ka bere tash te merret me bujqesi i jep nje vlere te vertete njerezore dhe profesionale.

  4. bill right says:

    Jam dakord me kete vreshtarin..por keta politikane qe kemi nuk shkulen nga karriga dhe nuk duan te humbin pushtetin…greku beri tre pale zgjedhje dhe referendum per nje llaf goje…keta po’ dalin te gjithe kriminele dhe nuk e rruan njeri…

  5. rvziLU says:

    zgjedhje te reja do kishin kuptim po qe se PD do ishte nje opozite e fuqishme , e besueshme dhe e re….nje PD me Lulushin e Salise, Ristan e Bode, Ruli e Jozefina nuk ka me besushmeri ne kete popull pervec militanteve dhe dashamiresit krahinore te ketyre elementeve negative te interest kombetar……
    besoj se populli do ta mbeshtese Ramen , jo si burre I mire, por vetem e vetem te shkaterroje njehere e mire KANCERIN lsi.

  6. arian says:

    Me fal mor legis:
    Si bujk te heq kapelen,si politikan je ne nivelin e me poshte se te bujkut:
    Rama te bej zgjedhje te reja,qe ky vend te bjere prape ne dore te Saliut,per dy kokra deputetesh,qe bemat e tyre,as qe krahasohen me krimet dhe vjedhjet e bandes se Saliut.

    1. Fieraku 71 says:

      Po ai po ben mire si do do ta marre saliu ?
      Te bej gomarlliqe pa fund rama dhe te mbaj pushtetin per inat te saliut?
      Te bej zgjedhje qe cke me te se ma la meron kontra pedal.
      Te gjithe i kane syte nga qeveria merua i ka kthyer shpinen dhe ndjek saliun ngado qe vete dhe cfare ben .

    2. Na bashkoj kenga popullore says:

      Gjithsesi ky mandat qeveriet nuk duhet te perfundoj zgjedhje te reja vitin e ardhshem veç ne qoft se ndergjegjsohen shqiptart se per ndryshe nuk vlejn zgjedhjet e reja.Persa i perket analizes qe ber ky zoteria per ardhjen ne pushtet te zotit rama e din edhe gumari e provoj me Popuull nuk ja doli sepse popull nuk ka u deturua me marr pushtetin me mafje tash lind pytja a mundet zoti rama te ndaj mafjen nga pushteti shpresojm

  7. Arber says:

    Ky njeri do te ishte i mire per Gjykates, por ka mabruar per Agronomi dhe gabimish eshte marre me Politike.

  8. niku says:

    Edi Rama duhet te kerkoje falje publike qe nuk e ka thelluar me me shpejtesi reformat ne teresi. Ne duam shtet zoteri, nuk ka kohe shqiperia per te humbur se ka 25 vjet me matrapazet e politikes qe po rri ne vend numero. Edi Rama po vepron shume mire, do te ndertoje dhe do ndertoje shtet te se drejtes. Ne ishim mesuar qe njecerek shekulli nuk paguanim dritat ,e politika me to bente trafikim votash , pra normalisht eshte nje veper penale, sepse ne fund te fundit shteti e qeveria zgjidhen per te vene rregulle e jo per te shkaterruar ekonomine.Shume gjera Edi Rama po i ve neper vendet e duhura dhe keshtu duhet, sejcili duhet te kontribuoje per te bere shtetin qe duhet,jo shtetin e disave por shtet per te gjithe,shtet te se drejtes.Gabimi Edi Rames mendoje se eshte ngritja e cmimit te energjise elektrike dhe ne pergjithesi edhe ne artikuje te tjere dhe rritja e taksave ne teresei,
    dhe prishjet e nderimeve pa leje apo me leje abuzive duhet bere pa selektime, sigurisht edhe Edi Rama ka plote gjera per te bere me tej.

  9. Zani T. says:

    Ndrios, sic duket ia ka keshilluar OKULISTI, – dhe mire ka bere cilido qofte, – qe ta lere politiken, pasi i ra shikimi ndjeshem per te pare permes vrimes se celesit se cfare behej e thuhej matane. Pash syte e ballit, mbani mend ndonje ide, ndonje gje te vecante prej tij ne politike? material mbushes ka qene, perjashto kurajon e viteve te para dhe dajakun e turpshem qe hengri nga falangistet e kryekriminelit Sali Berisha, kur perfundoi ne spitalin ushtarak.
    Ndre Legisi i menjanuar?! Mos hyni ne gjynah! Ai edhe aq sa ndejti, a fluturoi (me urdher te Likes, siper kokave te ministrave, iu kujtohet?)e kishte teper. Ishte prototipi i katundarhanes ne politike, si 99.99 per qind e tyre, qe kane zbritur prej skerkave, duke terhequr njeri-tjetrin, a si thuhet ne Veri “fis i mbeshtetur”.
    Ndrio t’i beje hysmet fgermes se tij dhe inshalla (trq) ia sheh hajrin, po me politike, e kan thene qysh heret ate gje “kepucari te kepuca”. E pse te kerkoje ndjese Edi Rama? Per hater te Likes?

  10. Hoxha says:

    Eh moj Lola
    Ti moj bel holle
    Une te jepja nje kolpo
    Ti leshoje nje pordhe

  11. england says:

    Gabimi me i madh i jetes tende Legis qe ju fute politikes,ke bere gjene e duhur duke u pershtatur ne fushen tend ne bujqesi!Edhe fytyra jote i shkon pershtat asaj qe po ben tani,nuk ka asnje lidhje me ate qe ke bere deri dje.

  12. DAJTI says:

    Ky sikur tha qe nuk merrem me politike por me lopet.

  13. Adrio says:

    Ky rrushi Legisi qe jep mend ketu ka qene objekt anektodash ne PS dhe ka dale deputet ne vendin e vet ne 2005 vetem me 270 vota. Dhe ato vota subjekti. Hajde tani degjoje edhe kete po deshe !

  14. Sojniku says:

    Rama nese do te beje shtet, duhet ne rradhe te pare te riktheje demokracine ne PS. Se dyti, te ndahet nga kolera LSI qe eshte Levizja e Shanlepirsave Interesaxhinj. Se fundi, te kerkoje zgjedhje te parakohshme. Menyra si po drejton qeverine vecse e konsumon ate, PSne si dhe venit deri ne vdekje shpresat e pjeses se ndershme te shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje