Kancelarja Angela Merkel, dhe guvernatorët e 16 shteteve të Gjermanisë, janë pajtuar për masat, që kanë për qëllim kufizimin e fluksit të migrantëve.
Në to përfshihet edhe shpallja e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, si shtete “të sigurta” të origjinës.
Ndërkohë, është vendosur dhe zvogëlimi i pagesave për emigrantët që shkojnë në Gjermani, raporton AP.
Zonja Merkel tha mbrëmë se Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, do të shpallen vende të sigurta, në kuadër të përpjekjeve për uljen e fluksit të njerëzve nga këto vende, që tashmë kanë arritur.
Rrjedhimisht, azilkërkuesit nga këto vende mund të dëbohen dhe të kthehen në shtetet e tyre.