Vasili: Amerikanët të hetojnë nga koha kur CEZ privatizoi OSSH-në e deri më sot

25 Shtator 2015, 11:54Politika TEMA

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili deklaron se ai dhe forca e tij politike i kërkon prokurorisë shqiptare por edhe prokurorëve të huaj të hetojnë gjithë veprimtarinë e kompanisë çeke “CEZ” që nga viti 2008 kur privatizoi OSSH e deri më sot.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Vasili vazhdoi më tej deklaratën e kryetarit të LSI, Ilir Meta, i cili kërkoi hetim ndërkombëtar për të gjithë atë që tashmë quhet afera e “CEZ”.

Vasili tha për gazetarin Qafoku se vetëm duke bërë një hetim të shtritë plotësisht në kohë mund të zbardhet e plotë gjithë veprimtaria e CEZ dhe gjithçka që ka të bëjë me këtë kompani në Shqipëri.

“Nuk ka përse të fragmentizohet hetimi, por duke bërë një hetim të plotë që nga viti 2008, një hetim të pavarur dhe me prokurorë amerikanë, jam i bindur që do të zbardhet e vërteta për CEZ”, tha Vasili.

Sipas tij është e rëndësishme të hetohet se si u privatizua CEZ, si funksionoi raporti i shtetit me këtë kompani, si janë vendosur çmimet e energjisë dhe të tjera veprimtari si këto.

Kreu i grupit parlamentar të LSI mbështeti sërish kërkesën e Metës që këtë hetim ta bëjnë prokurorë të huaj por sidomos amerikanë që sipas Vasilit janë më të interesuar për të zbardhur të vërtetat e atyre që opozita i quan skandal të CEZ.

6 komente në “Vasili: Amerikanët të hetojnë nga koha kur CEZ privatizoi OSSH-në e deri më sot”

  1. erti says:

    o gomar ,amerikanet thane skane pune me kete pune…

  2. Arber says:

    Me emrin “amerikanet” Ali Baba Saliu dhe 40 hajdutet e kriminelet e cetes se tij kane mbuluar shume varre; por tashme iku ajo kohe.

  3. shkrimtari says:

    PROKURORET AMERIKANE TE LIKE FLORIRIT SI PROKURORI AMERIKAN I KOSTA TREBICKES

    Po Like Floriri me sa duket nuk i ka besim prokuroreve te Saliut dhe te Edvinit qe e shpetuan me Fullanet e tij nga ndeshkimi i ryshfetmarrjes qe ja zbathi breket videoja e Dritan Priftit.

    Petrit Vasli ky ryshfetci i lig si BOSI i tij perpara se te flase per prokurore te huaj apo amerikane le te marre mundimin per te ndryshuar Kushtetuten e Vendit qe nuk lejon hetime nga prokurore te huaj ne ceshtje kombetare dhe pastaj le te flase sa te doje brockulla ne media per miletin dru me pre ne emisonet akoma me dru me pre te Qafokeve te Saliut qe sajuan vdekjen aksidentale te Kosta Trebiceks ne mes te dites dhe ne mes te rruges me ndihmen e Kuliceve Kriminele, te Kryeprokurores Ina Rama dhe te policeve amerikane te paguar bujarisht nga Sali Berisha.

    1. rigrabitja says:

      Te ashuquajturit ploitikane kur ju preken interesat kerkojne hetim si ky ketu qysh prej fillimit kur CEZ privatizoi OSSH-ne.Kur paske pas dishime perse nuk e ke kerkuar kete gje qyshg atehere por sot.Ku eshte Prokuroria te te therrasi per heshtje te paramenduar para nje krimi.

  4. Amerikanet te hetojne si e bleve vilen ne Rome 1,5 milion euro dhe apartamentin ne Zyrih 850 mije franga…nga e gjithe organaizata e juaj kriminale Lsi shpetojne pastrueset dhe rojet..te tjeret ne burg.

  5. Futja kot says:

    Po mos duhen hetuar edhe Banka Boterore dhe FMN-ja, se ishin edhe ato konsulente te Qeverise Shqiptare, here ne shitje dhe here ne blerje? Po hetuesit, kush i heton?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje