Rosemary Kennedy, fëmija i tretë dhe vajza e parë e Joseph P.Kennedy dhe bashkëshortes Rose, iu shkatërrua jeta nga frika dhe injoranca e babait të saj.
Historia tragjike e saj dhe anët e errëta të familjes Kennedy zbulohen për herë të parë nga e përditshmja britanike Daily Mail.
I ati, Joseph, duke u përpjekur që i biri John të bëhej president e largoi Rosemary nga vëmendja mediatike duke e dërguar në manastire të humbura dhe sanatoriume.
Ai madje vendosi t’i bënte asaj edhe një lobotomi duke i shkatërruar përgjithmonë jetën.
Kjo për shkak të injorancës të një doktori të paaftë.
Joseph Kennedy mendonte se e bija ishte e vonuar mendore.
Por në fakt Rosemary kishte vetëm vështirësi në mësimin shpejt të gjërave të reja, një problem pa pasoja shumë të rënda në mënyrën e të menduarit të saj.
Rosemary kaloi më shumë se 50 vjet në një spital për të sëmurë mendorë në Uiskonsin, SHBA, në një kohë që gjendja e saj mund të kurohej thjesht me një terapi disajavore.
Jeta e saj nisi që në fillim keq me një lindje të sforcuar për shkak të epidemisë së gripit që kishte përfshirë Amerikën.
Mjeku i saj erdhi me vonesë dhe fëmija kishte ardhur në jetë pa asistencën e një mjeku.
Ekspertët mendojnë se problemet që ajo pati mund të kenë ardhur edhe si pasojë e mungesës së oksigjenit në çastet e para pas lindjes.
“Ajo ishte e ngadaltë në të vepruar dhe të menduar, e ngadaltë në çdo gjë”, shkruan në ditarin e saj e ëma Rose.
Rosemary e kreu shkollën fillore në Bruklin dhe mësuesit e saj thoshin që ajo kishte probleme në mësimin e gjërave bazë dhe nuk kishte marrëdhënie të afërta me shokët e klasës, madje përpiqej t’i evitonte ata.
I ait e çoi në Departamentin e Psikologjisë në Harvard ku Rosemary u diagnostikua si e vonuar mendore.
Në vitin 1941 23-vjeçarja Rosemary u detyrua nga i ati t’ i nënshtrohej një lobotomie në pjesën e përparme të ballit.
Pas operacionit ajo qendroi në shtëpi e rrethuar nga tutorë dhe specialistë të shëndetit.
Rosemary iu nënshtrua një testi inteligjence në moshën 6-vjeçare duke kapur një mesatare prej 60 deri në 70 pikë, e njëjta inteligjencë që kanë edhe 10-vjeçarët.
Kjo binte në kontradiktë me vendimin e mjekut që e cilësoi si të vonuar mendor, por i ati i Rosemary vendosi t’i besonte mjekut të tij, që më vonë do të rezultonte si e gabuar.
Kur Joseph Kennedy u caktua ambasador në Britaninë e Madhe të bijat Rosemary dhe Kathleen shkuan në Angli në ceremoninë e caktuar për të.
Asokohe Rosemary ishte 19 vjeç dhe shkëlqente e tëra, duke lënë në hije motrën e saj më të vogël.
Në 1940 kur Hitleri kishte nisur të kërcënonte Europën Rosemary u dërgua në SHBA nga i ati për shkak të frikës se mund t’u ndodhte ndonjë gjë.
Atë vjeshtë Rosemary u dërgua në një manastir për shkak të zhvillimit të saj fizik dhe seksual.
Murgeshat zbuluan se ajo nuk ishte e virgjër dhe siç ajo u rrëfeu dilte natën dhe takonte meshkuj.
I inatosur i ati e mori sërish në shtëpi ku i vuri një guvernante ta vëzhgonte gjithë kohën.
Ai e burgosi për së gjalli pasi mendonte se e bija mund të dëmtonte figurën e tij dhe karrierën politike.
Në 1941 Rosemary iu nënshtrua lobotomise paraballore pasi mjeku i tha të atit se “ky operacion do ta bënte më të qetë dhe të kënaqur”.
Rosemary u operua nga Uollter Freeman, i cili në fakt nuk ishte një mjek i mirëfilltë por një profesor.
Ishte dita më e keqe në jetën e saj.
Por megjithë se operacioni nuk shkoi keq, Joe i tha të shoqes se operacioni nuk doli me sukses.
Ai gënjeu familjen dhe e dërgoi vajzën në një institut për të sëmurë mendore.
Ai kurrë nuk ia tregoi vendndodhjen e Rosemary gruas apo fëmijëve të tij dhe u tha mjekëve që ta ruanin sekretin.
Ajo trajtohej si e çmendur në spitalin psikiatrik.
Kushdo mund të dilte nga dhoma dhe të shikonte filma apo të luante, por jo Rosemary.
Ajo ishte e varrosur për së gjalli brenda katër mureve.
Kjo gjendje dha efekt negativ duke e bërë Rosemaryn më nevrike dhe kështu i caktuan dy roje që e shikonin në çdo moment.
Në 1949 ajo u abuzua seksualisht nga stafi i spitalit dhe i ati u detyrua ta lëvizte në një spital tjetër psikiatrik, por pa dijeninë e familjes.
Për 20 vjet me radhë familjarët e Rosemary nuk pyetën kurrë apo të hetonin për fatin e saj, por i besuan fjalës së patriarkut Joe.
Në 1969 Joseph Kennedy vdiq pas një infarkti por para se të vdiste njoftoi të shoqen për vendndodhjen e së bijës.
Rose e vizitonte të bijën dhe dilnin bashkë për shopping, gjë e cila i pëlqente shumë.
Por Rosemary e ruante inatin ndaj të ëmës pasi ajo nuk ishte aty kur Rosemary kishte nevojë për të.
Por megjithëse familja e saj nsii ta vizitonte gjithnjë e më shpesh gjendja e Rosemary u rëndua dhe ajo e kishte humbur me kohë freskinë e vajzërisë.
Njeriu më i afërt i Rosemay gjatë jetës së saj ishte murgesha Paulus e cila i rrinte gjithë jetën pranë.
Paulus vdiq në 1996 në moshën 86-vjeçare ndërsa Rosemary në 2005 po në moshën 86-vjeçare.
Kur murgeshën e pyetën përse Rosemary ishte në një spital psikiatrik ajo u përgjigj “Oh, ajo ishte si unë. Në shkollë kisha një problem, i kapja gjërat me vonesë. E njëjta gjë ishte edhe me Rosemary, por fati i saj ishte më i zi nga imi”./ Përshtati në shqip Amarildo Lumani
Sipas gazetës angleze , Daily Mail , babai i Xhon Kenedit paska qenë një palaço njeri, një kriminel që ka torturuar vajzën e vet etj. etj.
Ata prindër që I dhanë Amerikës gati dy presidentë përgojohen kaq ulët . Dhe ata s’ka Kush i mbron se , kenedët janë shuar të tërë !
Kenedi ( plaku ) , duke qënë ambasador i Ruzveltit në Londër , dikujt i ka shkelur në kallo ?! Ndoshta në kallon e gjithë Perandorisë Britanike ?!
Dhe Inglizi nuk harron!
Pse ci di Kennedet ti burra te mire? John Kennedy u ndihmua nga mafia per te ardhur ne pushtet, dhe bente nje jete te shthurur, aq sa ndante Marylin Monrone me te vellane Bob, nderkohe qe e trajtonte te shoqen Zhaklinen thjeshte si kopertine per karrieren politike. Ajo nga ana e saj kishte histori per hesap te saj. Sa per informacion gjyshi i John dhe Bob, pra babai i Joseph ka qene nje trafikant whiskey gjate kohes se prohibicionizmit. Ne kete menyre u pasuruan Kenedit.
ku u sigurut ju gazetar famoza se ju shkatrrua jeta nga injoranca e te atit,kjo esht nje histori e perpilume si e ku me prish reputacjonin dhe shkatrrimin total familjes ma te nderuar ne Amerik Kenedi nga mafja kuptohet per motive politike se po afrohen zgjedhjet presidencjale,kshtu i vjen fundi ksaj bot duke shkatrruar çdo gja me vler.
Ne fotot e mesiperme te femijerise dhe rinise duket fare qarte se Rosemary Kennedy eshte nje vajze krejt normale,plot shendet dhe gezim e passion per te jetuar.
Nese eshte e vertete ,kjo qe paraqitet ne lajm, Joe Kennedy qe u paralizua para se te vdiste ,ia paska paguar vajzes se tij zullumin e ethes se tij per pushtet.Te dhjesesh ne pushtet kur nuk je prind I vertete.
Kenedit te gjithe te trashe kane qene dhe jane por fati i kesaj te shkretes …
Kenedet familja me e pasur dhe e shkolluar e amerikes te trashe??!! Atehere cfare mund te thuhet per ty?
Nuk eshte cudi te jete e vertete
Joseph ishte shume autoritar, patriarkal dhe donte qe te behej gjithcka thoshte ai, nuk pranonte asnje minus ne jeten njerezore, sepse e shikonte veten si perfekt
Ndoshta vajza e tij Rosemary ishte me e hapur per jeten e shikonte krejt ndryshe lirine e veprimit sepse helbete vitet 30-40 ishin
Por Joseph si patriark duket se sia ka falur
dhe ka menduar ta heqe drune e shtrember te familjes se tij, “te pashkolluaren” Rosemary
E besoj se ka qene katil, por nuk kuptoj te emen e Rosemary, pasi nenat jane me te ndjeshme
Joseph ka dashur te mos mbaj ne familje nje njeri me cen dhe meqe operacioni i ka prekur nga gabimi mjekut nje pjese te trurit duke e budallalepsur fare Rosemarin, ai e ka cuar ne cmendine
kaq e thjeshte eshte
thote mire njeri me siper, kaq e bukur sa ka qene ajo ne rini,cudi ta mbyllesh direkt ne psikiatri
Pse jo kushedi ca historie tjeter e ulet fshihet, mbase koha do e tregoje
Ndoshta Rosemary e ka mallkuar familjen e saj Kennedi dhe mund te jene te vereta keto shkrime. Para ca kohesh kam pare ne nje tv per jeten e familjes Kennedy dhe nga e gjith familja vetem vajza e John Kennedyt gezon jete dhe eshte e punesuar ne administraten e Obames dhe e ka ambasadore te nje shteti.Te gjith familjaret e tjere kane vdekur ne menyra tragjike e shume te ri ne moshe.
Kam lexuar dikur per kte Jozefin, por nuk dua ti bashkohem ktij artikulli dhe biografie, tani passi pothuaj ter ajo familje u zhduk misteriozisht !Nje “baba” qe sillet kaq pameshirshem me femin e tij,egoist , pedant e karierist nuk le shum hapsir te mendosh se esht njeri i mir !Nuk po dua te shkruaj ckam lexuar, se e verteta, per Xhon Kenedin vazhdoj te ruaj mjaft simpati dhe vrasja e tij mafjoze e aq barbare, ku akoma nuk jan zbuluar autoret e mbahet fshehur me aq fanatizem ne kasafortat e CIA -s, kur ka kaluar gjysem shekulli, le shum te mendosh se kjo familje esht ndjekur nga “hije”, qe xhon Kenedi donte tju priste rugen, atyre qe kan pushtetin real e te padukshem !Atyre qe ne fshehtesi vendosin fatet e njerzimit dhe te ardhmen e tij e tani von kam pasur rastin te ndigjoj nje fjalim te tij, ku le shum te nenkuptosh! Shum variante dhe shum disiformim, ka per zhdukjen e tyre (si te Xhonit dhe te vllait Bob) e te gjitha jan peralla e jan si tregimet e Homerit …….Sado balt te kerkojn tju hedhin ata qe ju esht shkelur kallo,kjo vrasje e nje presidenti aq demostrative mafjoze, nuk ka per tu haruar kurr e do mbetet nje turp i madh ….
@ akrepi,
e jema e rosemary nuk e fali kurre te shoqin per ate qe i beri cupes dhe ka qendruar ne martese thjesht per sy te botes mbas kesaj.