Incident me Veliajn? Bashkia e Tiranës: Nuk ka ndodhur asnjë sherr

25 Shtator 2015, 17:35Politika TEMA

Bashkia e Tiranës ka reaguar pasi disa lajme qarkulluan në portale të ndryshme lidhur me një sherr të pretenduar mes një punonjëse dhe kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj.

Në sqarimin publik Bashkia thekson se “pretendimet e publikuara gjatë ditës së sotme në rrjetet sociale dhe në disa portale online pranë opozitës, janë thjesht të pavërteta dhe keqinformuese.

Tensionet artificiale të ngritura nga opozita në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak e të amplifikuara në thashetheme konfrontimesh, nuk kanë asnjë bazë e nuk ndihmojnë asnjë kauzë për qytetin.

Bashkia e Tiranës sqaron se çdo lëvizje në administratën e saj bëhet duke zbatuar të gjitha ligjet në fuqi, por gjithmonë duke mbajtur parasysh, nga njëra anë nevojën për të pasur një administratë të qëndrueshme, jo politike, dhe nga ana tjetër domosdoshmërinë që punonjësit e saj të jenë sa më të aftë dhe të kualifikuar.

Bashkia e Tiranës është e vendosur t’i shërbejë qytetit 24/7, e ta bëjë këtë me njerëzit më të kualifikuar të mundshëm, për të transformuar shërbimet e qeverisjen e Tiranës”.

7 komente në “Incident me Veliajn? Bashkia e Tiranës: Nuk ka ndodhur asnjë sherr”

  1. liqeni says:

    … populli thote: qente le te lehin karvani te shkoje para,bej me te miren Erjon per Tiranen….

    1. Ganiu says:

      Dhe ti as nuk jeton ne Tiranë….

    2. Urtesia says:

      Nje administrate te qendrueshme jo politike? Erjon ? Nese eshte keshtu shpall konkurs per personat jashte partive politike, qytetare te specialiteteve te ndryshme , per te qendrueshme lej ata qe jane aty se kane eksperience crendesi ka kush jane le te bejne punen apo te prishin pune per tenderat?

  2. Tarrasi says:

    Tirana eshte per bukuri,
    Erioni po kerkon ta ktheje ne plantacion fiqsh.

  3. daniel says:

    O sa kam qeshur me sqarimin e Bashkise! Me siguri e ka formuluar Aldrin Dalipi qe ka punesuar analfabet mediplloma te blera.Zgjohu Erjon mos i beso atij qe ke ne krah!

  4. enter''" says:

    Jemi popull thashethemexhi dhe si i tille kemi mbetur shekuj mbrapa

  5. ilir says:

    Erion!Shpall konkurs per te fituar cdo vend pune ne Bashki dhe ne anekset e Saj dhe beje transparent procesin e daljes ne drite te fituesit.
    Jep shembullin si kryebashkia e Shqiptareve. Nga pas do te vijne edhe 60 Bashkite e tjera. Le te filloje kthesa e priteshme per vendosjen e meritokracise per cdo vend pune.
    Po u be, atehere “ngordhin” te ghithe ata qe i kane zene vendet e punes me miqesi e taraf, me diploma te blera, me leke apo euro, e te tjers marifete qe vetem te paaftet dhe parazitet, hileqaret dhe kriminelet, dine t’i bejne.
    Erion sikur ta beje do ngeleshe ne histori si pionier i meritokracise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje