Deputetja Mesila Doda është larguar zyrtarisht nga Partia Demokratike.
Me anë të një letre të gjatë, ajo shpjegon edhe arsyet e këtij vendimi.
Letra:
U bë një kohë jo fort e shkurtër, që jam shprehur pak në publik, dhe më së pari dua t’i kërkoj ndjesë miqve të mi të medias, pasi gjatë kësaj kohe kanë marrë refuzime të shumta për biseda dhe intervista. Koha për njerëzit e politikës është e pazakontë, rend me shpejtësi krejt tjetër, kthehet jo rrallë në makth, ndaj mundohemi ta shfrytëzojmë sa më shumë e më mirë për të thënë ato që mendojme e ato që s’mendojmë e na ndodh rrallë të bartim me dëshirë mëkatin e heshtjes.Ky i fundit është bërë thuajse një gjendje e dytë për mua këto kohët e fundit, e padetyruar nga askush, por si një kërkesë e unit tim për të reflektuar thellë e për të folur me një zë, përfundimisht e në kohën e duhur. Kjo, sepse gjithçka thashë në më shumë se dy vite, qëlluan të ishin të vërteta të hidhura të papranueshme për shumëkënd, e për pasojë edhe të dënueshme me të vetmin stil që njohim atë të armikut, i cili fillimisht duhet injoruar, më pas përçmuar e më pas akoma me trajtesën: “ta vëmë në kamaren e turpit e aty t’i qasim çakejtë që lehin, pështyjnë, e godasin”… (mjafton që këtyre të fundit t’i dalë cullufja përtej gardhit ku mund ta rrokë vështrimi i shefit)…rrugë e njohur edhe për shumë zëra të tjerë perpara meje, edhe më të fortë se unë, po tek e fundit ç‘rëndësi ka…si në këtë kohë dhe në atë kohë të jesh individ i lirë, aq i lirë sa të mos njehsohesh me mendimin, dashurinë, përzgjedhjen, urrejtjen dhe deduktimet njerëzore e politike të grupit që t’i i përket është profani, aq e madhe sa ty të vetëpërjashton nga ky grupim.
E nisa këtë përsiatje me një qasje krejt të brendshme e personale, sepse kjo është ecja që unë kam kryer gjatë kësaj kohe, në një terren të brendshem e reflektiv, brenda të cilit isha në të drejtë dhe brenda çdo logjike normale njerëzore në deklarimet e mia publike, të cilat kanë patur vetëm një qëllim, rikthimin e komunikimit publik të Partisë Demokratike në vërtetësi, larg klisheve e gënjeshtrave që recituesit e mirë a të këqinj nuk arrijnë ta fshehin, drejtimi në një bosht ideologjik e të sinqertë të një të djathte të re e moderne, të bazuar në mbrojtjen e kapitalit, pronës, dekomunistizimit e kujtesës historike, ruajtjes dhe mbrojtjes së posaçme të strukturës së familjes shqiptare, gruas e fëmijës dhe mbi të gjitha një qasje tjetër agresive e të papranueshme ndaj korrupsionit, jo thjesht si një fenomen bashkëshoqërues, por si një akt i rëndë antikombëtar që do e lërë gjithherë vendin tonë mes kombeve të pazhvilluara e të varfëra dhe do vazhdojë të thellojë hendekun që sot bëjmë sikur nuk e shohim, mes një kaste që drejton dhe një populli që pëson.Për fat të keq asnjë nga mesazhet e mia të kësaj kohe nuk u pranua apo u çmua nga drejtimi i ri i PD. Ka ndodhur shpesh që qëndrimi i mbajtur prej meje për çështje të rëndësishme si armët kimike, heqja e mandateve të grave si pikenisje e procesit te denoncimit te penetrimit të krimit në parlament, kërkesa publike për ruajtjen e mandateve te grave parlamentare dhe dekriminalizimi me çdo kusht i Kuvendit, refuzimi i bojkotit si një praktikë jo e mirë për vendet që kërkojnë rrugën europiane të progresit dhe integrimit, cuarja përpara e procesit për hapjen e dosjeve edhe kur kundërshtari dëshiron një proces gjysmak e diskriminues në mënyrë që ti të japësh platformën dhe këndvështrimin tënd për një çështje jetike për të djathtën dhe antikomunizmin shqiptar, është anatemuar, goditur publikisht e më pas gëlltitur në heshtje. Por, qysh kur unë votova në përputhje me ndërgjegjen time njerëzore e politike për heqjen e një imuniteti erdhi rradhazi edhe përjashtimi im nga fushata e Tiranës, përjashtimi nga struktura parlamentare, me urdhër personal të kryetarit të grupit.
Tashmë kjo ka pak rëndësi, sepse po vazhdoj të flas per një optikë e histori personale, e cila nuk ngre peshë në krahasim me impaktin publik që krijohet, kur ndërthurja dhe pasojat e qëndrimeve kokëforta, hipokrite, joprofesionale e jopolitike patën një pasojë të rëndë, të paperceptueshme për këdo që jeton në këtë vend. Une nuk jam e kënaqur, nuk jam aspak e lumtur jo për humbjen, por për thyerjen e madhe që ndodhi në zgjedhjet e fundit vendore…fati e desh që të mos jem pjesë e kësaj humbje dhe bjerrje, ku e çoi marrëzia e arbitraritetit, por nuk kam asnjë dyshim se prania ime do mund të sillte rezultat tjetër për mikun tim, dr.Halim Kosoven, i cili bashkë me shumë kandidatë të tjerë mori padrejtësisht frytet e një punë jo të mirë të bërë për dy vjet rresht nga drejtuesit e lartë të PD. Kjo është arsyeja pse kam heshtur përgjatë kësaj kohe, e bindur se më së fundi do kish një reagim serioz, të vërtetë, normal e rirregullues per jetën politike dhe qasjen publike të PD. Me sa duket pritshmëria ime ishte edhe kësaj here krejt e pavend. Analiza e humbjefitores nuk shkandulliti kënd…kur them këtë nuk prisja as kokëprerje e as armiqësi si ato që lindën e u përplasën pa mëshirë para dy vitesh, por më së paku një komunikim normal njerëzor së pari mes veti dhe më pas me publikun, për të fuqizuar një forcë që duket e drobitur nga një konfuzion i brendshëm, pa mendim politik, vizion e kod besimi mes pjesëve të saj.
E gjetur në këtë udhëkryq ku mungon çdo lloj komunikimi e bashkëpunimi reciprok, e përjashtuar de facto nga veprimtaria politike e deputetit, më duhet të lajmëroj veprimet e mia më të fundit të shkëputjes së marrëdhënieve formale me grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Pas këtij komunikimi aspak të lehtë për mua, më duhet të siguroj të gjithë votuesit se çdo propozim që PD do sjellë në Kuvend e që do jetë në funksion të reformave dhe shtetit ligjor, në përkrahje të shtresave në nevojë dhe shtresave tradicionale të djathta, do përkrahet e votohet pa asnjë mëdyshje nga unë. Votimi im, ashtu si deri më sot do vazhdojë të jetë vetëm në përputhje me ndërgjegjen time qytetare, politike e njerëzore dhe nuk do ndikohet në asnjë rast nga vendime partiake, arbitrare a të ndikuara nga interesa. Pozicioni im do vazhdojë të jetë në zhvillimin e rritjen e së djathtës moderne, monopolin e së cilës nuk e ka kush dhe të mundësojë krijimin e një politike që sheh nga paqja, kohezioni social, nga rritja dhe progresi i vlerave njerëzore dhe ekonomike, nga fuqizimi I gruas dhe kombit si dy krahë që rriten së bashku.
Për ta përmbyllur këtë shpjegim të mbramë, tek e fundit besoj se une e bëra betejen time për sjelljen e nje fryme te re komunikimi mes njerzve politik të së djathtës dhe me sa duket gjithe tezat e mia politike e qe mund te sillnin bazat e nje te djathte te rikonceptuar moderne, ku individi te ishte qendra e jo fundi, u konsideruan tema armiqsore. Bashkimi i ri i interesave dhe karrierave të reja, që i lidh pak apo aspak afeksioni për te djathten historike dhe Levizjen e Dhjetorit, ka arritur të zëvëndësojë ideologjine, respektin dhe kujdesin per tu ruajtur nga cdo forme diktature, me klientelizmin e njohjeve te ngushta larg perzgjedhjes dhe kriterit politik te veprimit. Dhe gjith ky mish mash, pelqimesh pa merite, urrejtjesh pa shkak, fyerjesh e zhberjesh personalitetesh pa asnje shkak do sillnin dhe do vazhdojne te sjellin nje konfuzion nga i cili mund dhe po merr fuqi vetem qeverisja, e cila ne kushte të një opozite tjetër nuk do mundej kurrsesi te ecte kaq gjate, me nje bilance kaq negativ në shpinë.
Tek e fundit, unë nuk do vazhdoj më të merrem me argumentet pro dhe kundër të asaj qe ndodhi apo do ndodhi ne PD me vonë. Largohem me keqardhje nga nje Parti që e krijuam bashkë me studentë dhe pedagogë 25 vjet më pare, por qe sot e shoh te rithemeluar larg kontekstit, boshtit dhe qellimit politik per te cilin u krijua. Tash është klientelizmi mbret i situates se re dhe shpresoj fort që njerzit politikë që ende po rezistojnë edhe për pak, të arrijnë të kthjellojnë individët përgjegjës për dëmin e madh që po shkaktojnë. Shpresoj që edhe ky largim do i shërbejë vendimarrësve partiak të kenë nje qasje tjetër ndaj figurave të vërteta politike, burra e gra të mencura që i shoh shpesh kur fyhen, anashkalohen, anatemohen e sulmohen me dhe pa intriga, për të vetmen arsye sepse ende nuk kanë pranuar kodin e heshtjes dhe pranimin e disfatës së rradhës.
Nëse jo, do duhet të shihemi jo shumë shpejt, kur ta kuptoni qe zgjerimi dhe pranimi i tjetrit si i ndryshëm me ty është fuqi, dhe të vendosni që gjithe ata që s’i deshet e që qëndruan si njerëz me dinjitet përballë do duhet të krijojnë së bashku me ju e si të barabarte edhe më shumë se ju, rithemelimin e së djathtës që e dërrmuat JU.
Po varjen te palmat e trajtove? Ik moj bjg.
Ky eshte nje shkrim i pasinqerte!
Tani qe endrrat e tua u varen tek palmat ti po ben protagonisten!
Thjeshte je nje mjerane e kampit te vampireve!
Te vuri poshte moj qyqare edhe Jozefine e marre!
Zonja Mesila!
Sado “persiatje”, une do ti quaja me mire perdredhje, te perpiqesh per te paraqitur ne publik duke u justifikuar ne veprimet e tua, nuk te beson njeri me mend ne koke dhe qe ka disa informacione baze per trajektoren tende politike.
Se pari, ti genjen kur thua se ke krijuar PD-ne para 25 vjetesh. Ti je nje nga qindra studentet qe u ndodhen me dashje ose pa dashje ne levizjen e Dhjetorit dhe nuk te mbajme mend si kontribut i vecante apo me funksione partiake. Ti bashke me bashkeshortin tend, i cili edhe ai ben pjese ne mercenaret e shumte qe mbushin radhet e mediave te paguara dhe mediokre, jeni katapultuar shume vone nga klani Berisha. Ne kohen qe ti ke dale ne skene, pushteti i Berishes kishte shume kohe qe rekrutonte persona me moral te dyshimte, duke eliminuar me radhe te gjithe nismetaret e ndershem dhe simpatizantet idealiste te PD-se.
E gjithe kariera e jote, por dhe e burrit tend, eshte e mbushur me servilizem dhe hipokrizi per te fituar favore pushteti.
Heshtja dhe doreheqja publike nga te gjitha funksionet politike do te ishte ndjesa me e sinqerte dhe ndoshta reabilitimi moral ne syte e shqiptareve.
Kjo eshte nje rrugaçe qe di te flasi edhe bukur
Shume mire ke bere por duhet te dilni te gjithe ju qe keni pikpamje kunder Berishes te krijon grup vecan dhe te filloj historia nga e para duke i nxjerr te palarat Sales LulitIlirit Rames dhe kujdoqofte.
Pse paska pikepamje te kunderta me Berishen kjo kurva ?Kur e ke pare ti kete me 21 Janar ?Ajo eshte kunder Bashes more derezi, se sales ajo i rri peqe lepe.Keto jane akrobacira qe keto putana kane 25 vjet qe i ushtrojne ,show i tyre ska fund ,se ska dale akoma ndonje hund lesh qe tju tregoje vendin ketyre lavireve qe kane qelbur vendi.Race e qelbur !!!
Me mire vone se sa kurre.
Shkrimi eshte mjaft i sakte ,por edhe ju beni pjese ne ata persona qe keni pranuar deri para dy vjetesh kodin e heshtjes.Mjafton te na spjegosh si ne kete leter me sinqeritet qendrimin tend kur eshte anashkaluar si ti tani shkrimtari Besnik Mustafaj,apo qendrimin tend per vrasjen e 4 bashkeqytetareve te tu ne mes te bulevardit diten per sjell vetem per mendimin ndryshe “Enverit” tuaj.
As gje nuk ka qene e djathte te PD.Aty ka qene llumi,funderrina te se majtes.Aty kan qene e jane forcat me te errta te kombit qe kan bere njemij te zeza ktij kombi.
Edhe largohesh nga PD edhe do te votosh perseri nismat e PD ne Parlament kete shqipe vetem Mesila e perkthen.
Astrit! eshte e perkthyer mire,madje shume e qarte.Ajo do votoj ato qe jane per tu votuar,qe jane ne dobi te elektoratit te saj.Pavaresishte se ajo largohet(dhe bravo i qoft),por problemet ne favor te elektoratit qe e ka zgjedur do ti votoi,dhe eshte demokratike.Edhe nje deputet i majte mund te votoi per problemet qe mund te ngrej pd-ke,po qe ne favore te popullit.Une e pershendese inisiativen e Mesila Dodes,e cila kerkon vetem nje gje:ate te riformimit te pd-ke,ndryshimit te mentaliteti konsrvator,duke i hapur rruge mendimit REFORMATOR.
Shyqyr qe u largove se njerezit si ti nuk kane asnje vlere ne Pd.Tani si grue e nje cami do shkosh tek Rama megjithse de fakto ke shkuar ka motit.Ne kohen kur anija e qelbesirave te maxhorances po mbytet shkon kjo Mesila te laje mut me shurre.Asgje me teper vecse i shton kuterbimin e eres te qelbur kesaj maxhorance.Shyqyr qe ike
Znj. Doda! PD qysh ne themelim qe nje grupim horrash,hajdutesh,mashtruesesh e turli te tille,me vese nga me te ndryshme. Ajo parti qe ne lindje u perdor per interesa te ndryshme,ne dem te popullit. Turmat e jo popullin keni patur me vet. Hajduteria i kesaj force politike fillonte tek vota e po me te njejtin midel ne te gjitha drejtimet. Parti e urryer si dhe vet ata qe rrethojne ate. Kete s’na e thua. Megjitheate ,vone per ty.
Zonja Mesila per mendimin tim je kujtuar me vonese, por nejse me mire vone se kurre sepse Partia Demokratike e Shqiperise fatkeqesisht e drejtuar nga Sali Berisha dhe tash vone nga i biri i tij Lulzim Basha nga momenti i themelimit te saj e deri me sot ajo ka qene antishqiptare, ajo nuk shkaterroi vetem shtetin e ekonomine ne shqiperi por edhe interesat kombetare dhe keto jane fakte te pakontestueshme qe nuk po ndalem, por ju zonje edhe shume te tjere te tipit Halimi, Paloka,Ristani, strazimiri keni qene ushtar te verber te kryetarit dhe vazhdoni te jeni dhe e keni marre ne qafe ate vend, por te pakten ju tashme nuk vazhdon te ulesh ne tryezen per gjellen e SHqupit qe edhe kete ndertetse e moret si cdo gje tjeter ne menyre te paligjsshme,por vazhdon ta hash ne korridor, por sic thone “shtepia bashke e bytha jashte”ne PD. Edhe PS njelloj eshte si ju, por e paafte tu kundervihet te pakten duke u permendur me fakte, qe keni mjaft, ato qe keni bere, por heshtin dhe kete heshtje e mosveprim te tyre nuk e kuptoj. Perderisa ne shqiperi nuk hetohet cdo vjedhje,demtim i interesave kombetare, pasurim i paligjshem, PS e PD jane te njejta, se keto partite e tipit Ndoka e Mediu jane bishta e furce qe pastrojne bythen e PD e PS. Megjithate une ju uroj pune te mbare e suksese ne jeten tuaj personale, familjare dhe politike!Sa per ty qe flet ne emer te migjenit, do te kerkoje mos e perment emrin e tij te madh se persona felliqssire si ju e ndyjne emrin e tij.
Deputetet e Kuvendit te Shqiperise te ardhur nga forca politike te ndryeshme nuk e kane patur kurre dhe asnjehere parasysh aprovimin dhe miratimin e ligjit ne favor te shumices, te drejtes, te saktes per interesa te mbare shoqerise shqiptare.
Deputetet kane votuar sipas preferencave te mender drejtueseve kryesor te partive te tyre politike ose sic ka thene “NJESHI” i partise, pra sic kane thene: SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, EDI RAMA dhe LULEZIM BASHA.
Prandaj sot kemi sot nje KUVEND SHARLATAN te POPULLIT SHQIPTAR. Ku si asnje here ne historine parlamentare ne karriget e tij jane ulur kush eshte me injorant, kush eshte me vepra kriminale, kush eshte mafioz, kush eshte vagabond, kush eshte gangster dhe prej tyre pretendohet te merren parasysh fjalet, brockullat e tyre prej derdimenesh.
Cdo deputet duhet te perkrah vetem te drejten, te qarten si drita e diellit dhe te sakten pamvaresisht se kush deputet dhe grup parlamentar e propozon.
Pra, te luftohet per te drejtat e shumices te popullit shqiptar dhe te mos te jene servila, skllever te bindur e “NJESHIT” dhe interesave te tij, te familjes se tij dhe klanit te tij mafioz. Tung.
Do të të besojmë se je vërtet demokrate vetëm kur t’i biesh ballas Sali bishës.
Nuk me intereson levizja e saj, por vetvetiu lind pyetja: Ku ishe deri me dje, apo shihje endrra me sy hapur! PD nuk eshte me ajo parti qe ngjallte shprese per popullin shqiptar! Kete e kuptuan te gjithe, vetem ju e moret vesh e fundit! Ketu ka dicka qe nuk shkon! Qofsha i gabuar ne arsyetimin tim!
Ka te drejt s mund te rrij me Sumen rruspije,ajo asht ba parti kurvash.
E pershendes largimin e deputetes MESILA DODA nga pd-ke.Nuk eshte e para kjo deputete qe largohet,ka edhe te tjere qe jane larguar me mellefe te medha,me pakenaqesi nga pd-ke nga ish lideri i saj i çmendur Sali Berisha.Kame mendimin se ajo ne zemer dhe ne shpirt eshte e pd-ke,pavaresisht se largohet,por largimi saj eshte i imponuar nga nderthurja e shume problemeve negative ne ate parti.Duket qarte se pd-ke e ka mare rrukullimen e saj drejte humneres,per shkak te drejtimit te keq te liderve te saj.Por ka patur edhe nga ata deputet,qe jane larguar,kane peshtyr, e dhjere tempullin e kesaj partie,dhejane kethyer perseri nen te ndenjurat e Sali Berishes.Keta jene servilat si EDUARD SELAMI ARBEN IMAMI,etj.etj.qe nuk i numeroje dote,te cilet u rrahen dhe u telendisen publikisht nga Sali Berisha dhe bandat e tija mafioze.Ata kane pritur te hakmeren kundra Saliut,por nuk ja kane arritur qellimit.Dhe ata kane pranuar qe” nje dore qe nuk kafshohet,puthet”.Keta lloje deputetesh jan bastardet e asaj partie ne degradim.
Puna eshte, se ti mesila u bere me hajdutet,banditet, ke qene pjese e
ketyre bandave. Nuk e di a mjafton ti kerkosh vetem falje ketij populli.
e zgjuar sic je, e dije mire pa hyre akoma ne pd, qe burra gra te mencura u fyen u anashkaluan anatemuan e sulmuan me dhe pa intriga,dhe “harron
te shkruash” u vrane, u zhduken, u masakruan, ti di edhe shume “u” te tjera.
nuk besoj te pastrohesh me kete leter.
Znj. Doda. C’kaloj e ke te zeze bashke me PD. Te shofim si do reflektosh, ne interes te shqiptareve apo te qelbesires se rradhes.
Me gjithe rrespektin per zonjen o zoterine “Las Palmas” se akoma se kam kuptu cfare kategorie hyn… sme plasi trapi fare se ku mutin shkon ti
Meqe klientelizmi i mesila-palmes nuk i jep me asaj fryte te mjaftueshme ,kjo e shef me te udhes te instalohet ne nje klientelizem te ri;natyrisht klientelizem ndaj pushtetit.
Kete leter e ka hartuar per handikapate,,,se per njerez normale nuk sherben as si “New Yort Times”,letra higjenike e dr.tritolit(qe nga 15 marsi 2008).
Mbështesim vendimin e Znj. Mesila DODA, sepse në një sistem demokratik çdo vendim duhet rrespektuar.
Duke u pozicionuar me dëshirën e saj në një organizim më me dinjitet…
Shume shpejt u ” zgjove” nga gjumi moj zonje? Largimi nga partia juaj ne keto momente duket pak si e dyshimte. Ju e dinit edhe me perpara se partia juaj kishte dale nga shinat e trenit apo jo? Ju keni pasur dijeni edhe per matrapazlliqet qe ka bere partia juaj ne kurriz te ketij populli per kaq e kaq vite me radhe. Atehere lind pyetja; pse nuk u larguat nga partia juaj ne kohen qe ju ishit ne pushtet? Po te ishit larguar ne ate kohe, vendimi yt do te dukej me i besueshem dhe me i sinqerte se sa tani. Per mendimin tim ju zonje jeni nje karte e djegur ne politike. Do tju sugjeroja qe te merreshit me dicka tjeter ne jete por jo me politike.
Vendimi i drejte, uroj qe zgjedhja ne vazhdimesi te jete e zgjuar dhe e matur… Ke nje dere te hapur qe duhe ta vleresosh.
Femrat e kane te veshtire te marrin vendime. Ju sapo e bete, suksese te metejshme.
Ju znj. DODA, bete gjene e duhur u larguat se e pate te arsyeshme. nuk mund te qendrosh ne nje insitucion ku nuk rrespektohet individi…
Politikane e guximshme, vendim i drejte i cili eshte i rrespektuar nga cdo qytetar i shqiperise.
Ju keni mbeshtetjen tone.
Moret nje vendim i cili ishte i drejte dhe i arsyeshem.
Urime te metejshme!
Urime Znj.Doda per vendimin e marre.Besoj se edhe mjaft demokrate te tjere brenda grupit te PD-se ju mbeshtesin shpirterisht..Suksese !!
Rrespektoj gjithcka ju bete, burrneshe ne partine ku vendimi i drejte dhe zeri pozitiv duket i padrejte……
E nderuar deputete znj.Mesila,
Ju sjeni vetem, nese ju kundershtojne per vendimin e marre le ta bejne..
Qente le te lehin karvani ecen perpara.
Pergezime per vendimin e marre. Suksese ne vazhdimesi
Vendimi qe Mesila Doda ka marre eshte i shume i drejte. Mua me beri pershtypje dicka ne letren e doreheqjes se shkruan qe ndjen keqardhje per largimin. Dua ti bej nje koment te shkurter duje thene se po eshte e drejte te jete keqardhja sepse eshte nje prej personalitetet qe ka qe prej krijimit te PD-se, por ndjenja e keqardhjes nuk ka vend sepse sot PD eshte kthyer nje parti qe eshte e mbyllur dhe nuk drejtohet nga parimet liberal demokrate. Parime mbi te cilat studentet u ngriten dhe bene te mundur ndryshimin e rregjimit politik ne Shqiperi. Prandaj e vleresoj dhe e mbeshtes veprim e bere nga Mesila Doda.
jame shume dakort me komentin e Oldamit, sa per shkrimin e Masildes eshte nen nivelin mesatar cilesi e dobet e debutetve…
Mesila Doda ka qene gjithmone nje ze i fuqishem i grave ne Shqiperi, i mbrojtjes se te drejtave te tyre, i barazise gjinore, i perfaqesimit publik, e shpesh here ka bere per femrat ne vendin tone, ate qe s’kane mundur dot ta bejne shume burra bashke.
Politika shqiptare ka nevoje per kritika te shendetshme, zera ndryshe, guxim per tu shprehur kunder rymes kur interesi i qytetareve shkelet.
Femrat jane force e madhe, cdo femer duhet te vleresoje guximin e saj. Vetem keshtu ndihmojme zhvillimin e qendrueshem te politikes dhe shoqerise sone!
Zonja Anjeza,ku e kishte “zerin e fuqishem” per mbrojtjen e grave kur 4 nena varrosen djemte e tyre te pafajshem?
Kjo puna e “largimit tend vullnetar”, eshte si ajo meseleja, MBAMENI SE DO VRAS VETEN!! Mbushe gojen si atehere kur do varje neper palma kedo qe do te dilte perpara dritateve te sales edhe thuaj thjesht: me zbythen..
Tamam shrim kurve,as te qin as te leshon
Mesila Doda, ky gur themeli i hershem i pluralizimit, kjo vlere e qytetarise, demokracise dhe politikberjes ne vite, kjo kontribuese dhe vendimmarrese gjithe zhvillimit te Shqiperise ne keto 20 vite, sot meriton vemendje, mirenjohje dhe vleresim nga te gjithe ne! Njerez me ideale te lira dhe te verteta dhe me shpirt kurajoz si ajo i duhen me shume politikes Shqiptare! #BravoMesilaDoda
le te ikin bajgat keshtu pastrohemi dhe nga mizat Nje idjote me pak shpresoj ta kete radhen duduku Basha dhe Paloka qe gelltit germat dhe psikopatet qe jane me shumic te P.D
Pamvaresisht te shkuares dhe ndonji thenieje te nxituar mendoj se largimi i Mesiles duhet pershendetur!Sa me shume deputete demokrate largohen nga gjerizi i Sali Berishes dhe pasardhesit te tij holandez, aq me e lire do jete ay vend nga kriminelet dhe sahan lepiresit !Paste kemben e mbare!
Kujdes Mesila, se tek PDIU eshte Vjollca Braho, nuk i duron dot ajo rivalet dhe si cafka qe jeni te dyja , do te hani kokat e njera tjetres. Ajo sot eshte me e fuqishme se ty, sepse ka dy vjet qe rikonstrukton zyrat.
PO TE KERKOSH NDONJE VEND PUNE PYET ME SE SHPEJTI NDRE LEGISIN SE KA VEND PER MJELSE,VETEM KUJDES SE ATJE KA EDHE CJEP E TE GODASIN…
Ku e ke kete kontribut moj Albana Keta na kane futur ne nje grop jo ne smund te dalim Por as me ndihmen e F.M.N nuk dalim Vetem kontributi i palmes i ka mbetur Melises dhe nga ajo ra dhe keshtu rencin te gjith parlamentaret qe ju a nxine jeten shqipetareve Kontribut gjat 25 viteve eshte korrupsion vjedhje prostitucioni dhe jeshilllekun qe na i la amanet Enveri se bar do ham dhe fanar ndricues do te jemi ne europ
Ishallah e ka hequr kemben zvarre.
Zuui
Agjent Komunistvme emrin PD mashtruan nje popull per 25 vjet ju lumt ju lumt ju lumt nje dit do zgjohet ky popull nga mashtriminkomunist dhe do krijoje PD e vetret demokratike dhe te Djathte Larg agjenteve krijus we deri ateher do jen plakur dhe vajte ne Hale te Go,areve kane bere krime te renda kane vdek njrez me iden se nje dit do marin pronen e tyre e shume te tjere vdiqen demokrat te djathte ne Mashtrim …po mos Haroni te dashur Mashtrus agjent komunist ne Pd se ka Zot Mbrapa qe nje dite mekatat tuaha pa asnje diskutim do i Paguajne femijte dhe niprit e juaj qe o ndonje semundjo o ndenje siklet tjeter te pasherueshem zoti du u a jap si shperblim i gjithe krimeve te bera ne emer te Demokracis ne emer te te Djathtes
Me dal prej Egjiptit duhet që edhe Egjipti me dal prej teje! Vetëm kjo asht liria e vërtetë dhe vetëm NJENI munet me ta dhurue e me të drejtue asaj UDHE!
Cfare 25 vjet ne PD? Kjo ka punu keshilltare e Ilir Metes kur ky ishte kryeminister i PS!
Nje fjale e urte thote me mire vone se kurre,por a mund te na thuash cfare bere gjithe keto vjet ne pd,te gjithe ata qe kane tru duhen te largohennga partia familiar e sali hale berishes…..
Kjo dhe Grida Duma jane modeli me i shemtuar i gruas ne politike. Kisha menduar se Doda ka disa vlera, por menyra si i ka artikuluar mendimet ne kete leter, me bene te mendoj se ajo vuan nga e njejta semundje si zonja Duma, nje diarre verbale e hatashme, te cilen nuk ka mjek dhe preparat farmaceutik qee ta ndal. Sidoqofte, kopjimi i lukut te Timoshenkos, i vuri vulen karakterit dhe synimeve te saj. Ai veprim tregoi qarte se kush jane synimet e saj, duke qene mjaftueshem bindes per te fituar urrejtjen e kujtdo, por sidomos te kolegeve dhe bashkepunetorve te afert. Praktikish, Mesila Doda besoj, doli perfundimisht nga politika.