E vërteta e vdekjes misterioze të kryespiunit britanik: U ekzekutua nga KGB pasi refuzoi të bëhej agjent i dyfishtë

29 Shtator 2015, 13:09Bota TEMA

Gareth Uilliams, agjent i shërbimit sekret britanik MI6 është vrarë nga shërbimet sekrete ruse pasi donin ta rekrutonin si agjent të dyfishtë. Kjo është teza që ngre një ish anëtar i KGB-së.

Hetimet për vdekjen e tij mund të kenë mbërritur në një pikë zgjidhje.

Dhjetë ditë më parë një ekspert i analizave të çështjeve të jashtme, Peter Faulding, kishte thënë që Uilliams nuk vishej si femër për qëllime personale, por si mbulim për operacionet investigative.

Ndërkohë dje ka folur Boris Karpishkov, ish spiun i KGB që dezertoi disa vjet më parë.

Karpishkov ka deklaruar për të përditshmen britanike Daily Mirror se Uilliamsh është vrarë nga SVR, shërbimi sekret rus që zëvendësoi KGB-në.

Karpishkov ka cituar burime të inteligjencës dhe shpjegon që agjentët e Moskës kanë vendosur eleminimin e Uilliams pasi ky i fundit refuzoi të bëhej agjent i dyfishtë për llogari të rusëve.

Karpishkov përgënjeshtron Faulding përsa i përket veshjes së Uilliams.

“Agjentët rusë e vëzhguan për shumë kohë spiunin Uilliams dhe sjelljet e tij ekstravagante, dhe për këtë donin ta shantazhonin, por Uilliams ishte i vendosur për të mos punuar për rusët”, tha Karpishkov.

Madje Uilliams ishte gati të zbulonte emrin e spiunit rus me të cilin mbante kontakte.

Në këtë moment SVR vendosi eleminimin e Uilliams pasi nuk mund të rrezikonte zbulimin e spiunit të tyre.

Karpishkov rrëfen më pas se edhe pas vdekjes agjentët rusë vizituan shtëpinë e Uilliams me një skuadër “pastrimi” për të zhdukur çdo gjurmë të vrasjes.

Ndërkohë që specialistët britanikë mendonin se Uilliams kishte vdekur pas një loje erotike të shkuar keq, Karpishkov këmbëngul në “lojën e spiunëve”. “Përsa di unë, spiuni rus që donte të rekrutonte Uilliamsin është ende brenda inteligjencës britanike”, thotë Karpishkov./Përshtati në shqip Amarildo Lumani.

5 komente në “E vërteta e vdekjes misterioze të kryespiunit britanik: U ekzekutua nga KGB pasi refuzoi të bëhej agjent i dyfishtë”

  1. Hoxha i Qenamit says:

    Duhet besuar agjenti Kar pishkov per cfare thote. Emri i tij duhet te shkruhet me germa te arta bashke me emrin e atij tjetrit qe vishej si femer dhe pallohej. Na e shpifet me keto lajme. Me mire na tregoni ore mbas ore si e ndjen vehten kreshniku i maleve te Skraparit qe ka dale me shpate ne dore te there mocaloret.

  2. shkrimtari says:

    Britaniket nuk kane vene mend akoma nga Kim Filby qe spiunoi tek sovjetiket agjentuarat perendimore ne te gjitha vendet e Lindjes Komuniste dhe qe ndeshkoi Shqypnine tone me regjimin me te eger komunisto-stalinist te Enver Hoxhes. KGB-ja mafioze ruse para do kohe likuidoi me rrezatim berrthamor nje kundershtar te Putinit, qe vdiq i helmuar rende ne spital ne Londer dhe qe kishte qene me pare agjent i tyre, por qe kishte tradhetuar kauzen e Partise Bolshevike.

    Prandaj edhe keto cudira spiunesh dhe spiunazhi te Kohes se Qepes te Stalinit nuk kane per te reshtur dersa fara e MURTAJES bolshevike te shkulet perfundimisht nga te gjitha vendet e Botes.

  3. Kol Tivari says:

    Kujt i plasi, se si vdiq spiuni anglez…???!!!

  4. Anila says:

    Ah, shkrimtari po, ky e njeh Kim Filbin. Duket qe ka qene, ndoshta vazhdon te jete edhe vete agjent i KGB. Se agjenti e njeh mire agjentin. Njeh edhe partine bolshevike. Qe u shofsh, o shkrimtar, se partia bolshevike ka nje gjysme shekulli qe nuk ekzistyon.
    Po ka njerez si ti, pa jepen lajme qe nuk i interesojne asnje nshqiptari.
    Nejse, ate Kim filbin e njihke me nrrenje e dhemballe. Ha-ha….

  5. ..... says:

    Vari karet,pune spiunash!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje