Franca nis sulmet, bombardon bazat e Shtetit Islamik

27 Shtator 2015, 10:06Bota TEMA

Ushtria franceze ka nisur sulmet tokësore dhe ajrore ndaj Shtetit Islamik në Siri.

Vetë Pallati i Elizesë ka lajmëruar për sulmet.

Ato kanë nisur mbrëmjen e 24 shtatorit dhe po vijojnë duke u intensifikuar.

Por Elize nuk ka dhënë detaje se në cilat territore të Sirisë po sulmohet, raporton francezja Le Monde.

Sipas informacioneve të gazetës të enjten janë sulmuar disa baza të xhihadistëve në qytetit e Rakka, një pikë e fortë e ISIS.

Presidenti francez Hollande kishte lajmëruar në 7 shtator se do të nisnin sulmet ndaj ISIS por pa përcaktuar kohën kur do të kryheshin.

“Pas bisedimeve me aleatët tanë kemi vendosur që të bëjmë sulme të koordinuara ajrore dhe tokësore. Askush nuk mund të na kërcënojë dhe të mendojë se mund t’ia hedhë paq”, mësohet të ketë thënë Hollande./a.l

1 komente në “Franca nis sulmet, bombardon bazat e Shtetit Islamik”

  1. po pastaj? says:

    Tani qe u erdhi ne bythe,se u versulen te pambrojturit, u kujtuat te sulmoni plehrat e sisi.
    Prap me mire vone se kurre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje