Kreu i Laburistëve në Britani: 11 shtatori u manipulua nga Bush dhe Tony Blair

26 Shtator 2015, 14:43Bota TEMA
Kreu i Laburistëve në Britani: 11 shtatori u manipulua nga Bush dhe

Kreu i Laburistëve në Britaninë e Madhe Jeremy Corbyn mendonte se 11 shtatori u manipulua nga presidenti i SHBA Bush dhe kryeministri britanik Blair për të shkuar në luftë.

Në një shkrim të bërë në 2003 Corby shkruante një artikull me titullin “Rendi i Ri Botëror” ku akuzonte dy krerët e SHBA dhe Britanisë së Madhe se po manipulonte mediat për të filluar një luftë në Afganistan.

“Ata fajësuan Osama Bin Laden për sulmet e 11 shtatorit që të mund të shkonin në luftë në Afganistan. Në 18 muajt e ardhshëm do të dëgjoni shumë gjëra në media që do të krijohen nga Bush”, shkruante Corbyn pas sulmit në Kullat Binjake.

Sipas Corbyn lufta në Afganistan do të shërbente për të ruajtur “Rendin e ri Botëror” dhe ekonomik duke përdorur lirisht gjithë arsenalin e armëve në dispozicion./a.l

9 komente në “Kreu i Laburistëve në Britani: 11 shtatori u manipulua nga Bush dhe Tony Blair”

  1. anticensurë says:

    “Në një shkrim të bërë në 2003 Corby shkruante një artikull me titullin “Rendi i Ri Botëror” ku akuzonte dy krerët e SHBA dhe Britanisë së Madhe se po manipulonte mediat për të filluar një luftë në Afganistan.”
    more afganistani ishte pushtuar në atë kohë mor taj!sulmi ndaj afganistanit filloi në tetor 2001,kurse iraku u sulmua në mars 2003!!
    kështu që o ky nuk ka parashikuar gjë o ju ja keni fut pordhës si zakonisht!!ngatërroni datat!!

  2. Bekimi says:

    Vrisja mendtë nga na doli Nard Noka me të lezeçmet e tij.
    E paska marrë nga ky.

  3. ilir says:

    ja tha po kujt ja tha……………

  4. arian says:

    Nuk ma mertte mendja qe ne Angli te rriteshin te tille KOQE KANDARI dhete kish engleze te matufepsur,qe kete qenie ta zgjithnin per kryetar.
    Apo tani shumicen e laburisteve atje e bejne arabet dhe pakistanezet.
    U pordh Europa.

  5. nje shkodran ne emigrim says:

    Dicka per te cilen nje opizitar i deshperum per pak vemendje shkruante dicka para 12 vitesh (qe sic thote komentuesi anticensure kishte dy vite para shkrimit qe kishte ndodhe) ju gaztoret e Tema e shkruni sikur e ka thane sot!!!
    “Kreu i Laburistëve në Britani: 11 shtatori u manipulua nga Bush dhe Tony Blair”.
    Asht e cuditshme sa shume vemendje kerkoni edhe ju amatoret e Tema me keto lajme sensacion qe shpikni!

  6. Socius says:

    Delenxhillëku i mediave shqiptare shpërfaqet në këtë lajm të Temës. Në të shkruhet për një artikull që ka bërë qëmoti kryetari aktual i laburistëve britanikë, Jeremy Corbyn, përmbajtja e të cilit nga përshkrimi i temashkruesit mund të aludohet edhe si teori konspirative sipas të cilit 11 Shtatorin e kanë organizuar Bushi dhe Bleri. Sigurisht që gazetari nuk e çan kokën të vendosë linkun e shkrimit të Corbyn-it për të parë nëse bëhet fjalë për lunatizëm konspirativsit apo, siç ta do më shumë mendja, për faktin se si krimi terrorist i 11 Shtatorit u shërbeu Bushit dhe Blerit për të bërë çorap botën me sulmet ndaj Afganistanit dhe Irakut. Po më e pacipa në terma të etikës gazetareske qëndron në fotot shoqëruese të lajmit. Në të parën shfaqen Kullat Binjake në flakë, kurse në të dytën Corbyn-i që bën shenjën OK me gisht, a thua se po jep pëlqimin e vet për sulmin terrorist. Kur manipulojnë kaq rëndë dhe trashë për ngjarje botërore, imagjinoni se ç’bëjnë burimet e “informacionit” për çështje ku kanë interesa partikulare, si në rastin e politikës së brendshme!

  7. Preke says:

    Tepèr i vonuar ku artikulli juaj zotèrinj gazetarè? Shumica e Botès tashmè e din hollèsisht tèrè historinè e kurdisur tè kèsaj çorbe Amerikane me “regjizor e aktor” junior Bushin tepèr tè pa aftè, meskin e presidenti mè i keq nè historinè e SH.B.A.? Ja “prodhimet” e sotme tè kèsaj politike nè Lindjen e Mesme, Afrikè, Afganistan, etj?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje