BE e tërbuar me Viktor Orban, diskutohet ndëshkimi i Hungarisë

25 Shtator 2015, 15:29Bota TEMA

Kryeministri hungarez Viktor Orban i cilësuar si njeriu i “mureve”, është kthyer në armikun e Bashkimit Europian.

Politika e tij kundër emigrantëve për të ruajtur sovranitetin  kombëtar nuk është pëlqyer shumë nga shtetet e fuqishme të BE.

Orban ngriti gardhe të larta në kufijtë me Serbinë dhe Kroacinë për të ndalur fluksin e emigrantëve por kjo gjë nuk u pëlqye nga Merkel & Co.

Ishte pra vetëm çështje kohe që dikush nga Brukseli të propozonte përjashtimin e Hungarisë.

Edhe disa vite më parë Orban iu kundërvu Merkelit dhe Sarkozisë, por atëherë bnëhej fjalë për politika të brendshme.

Sot që Hungaria është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të krizës së emigrantëve dhe pozicionimin e kryeministrit Orban, BE do të ndëshkojë atë për shkak të kundërshtimit të fortë ndaj refugjatëve.

I pari që e ka propozuar këtë është Guy Verhofstadt, ish-kryeministri i Belgjikës dhe president i liberal-demokratëve.

Ai i ka kërkuar Parlamentit Europian hapjen e një procedure kundër Hungarisë e cila po dhunon parimet e vlerave europiane në menaxhimin e çështjes së refugjatëve.

BE-ja nuk e ka pëlqyer iniciativën e Hungarisë për të ndërtuar murë në kufij dhe ligjin e ri kundër emigracionit të jashtëligjshëm.

Jo vetëm kaq, por ajo që ka acaruar më shumë BE-në është përdorimi i ushtrisë dhe gazit lotsjellës në Hungari në dëm të emigrantëve.

Opinioni publik në Hungari është rreshtuar në krah të Viktor Orban dhe janë dakort me politikat e tij.

Orban ka vijuar dhe do të vijojë të bëjë politikat e tij deri në pikën kur Europa do ta ndalojë, ose të paktën kjo është ambicia e Brukselit./a.l

3 komente në “BE e tërbuar me Viktor Orban, diskutohet ndëshkimi i Hungarisë”

  1. Kapterri says:

    Lerini te futet Rusi ne Hungari se ato i vine hakut si ne 56-en

  2. Hungarezet te hapin nje korridor te kufizuar nga te dy anet me tela me gjemba pergjate kufirit te tyre me kroacine dhe serbine deri ne kufirin me austrine dhe tju thone refugjateve kjo eshte rruga per tek ky gay nga belgjika.

  3. Era1 says:

    Orban nje ekstremist i djathe eshte, por ceshtja e refugjateve eshte e sternderlikuar, Nuk eshte thjesht nje ceshtje humanitare. Nese do vazhdohet keshtu, Orbane te tjere do dalin ne skenen politike ne gjithe Europen.
    E ka pyetur Europa vetveten se sa refugjate mund te mbaje, pa rrezikuar ekuilibrat politike, sociale, racore etj
    Zgjidhja eshte vetem ndalimi i luftes. Me cdo mjet. STOP LUFTES.
    Veshtire? Shume, por me veshtire eshte ajo qe po heqin popujt e detyruar te lene vendin e tyre, si dhe popujt prites, atje ky dyndja eshte me e madhe, e perditeshme, e peroreshme. Nuk eshte se jane disa mijera ose dhe qindramijera njeres…Nuk i duket fundi karvanit njerezor…
    Kjo rredhje gjigante, nuk eshte pare kurre ne historine e re. Mos nuk eshte vetem lufta?!Pastaj, pse duhet te jete vetem problem i Europes dhe jo i vendeve te pasura e te parrezikuar, arabe?!…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje