Presidenti Barak Obama do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin javën e ardhshme, në mes të tensioneve në rritje mbi rolin e Rusisë në Siri dhe shpresat e Shtëpisë së Bardhë se mund të ketë një rezolutë diplomatike në konflikt, kanë konfirmuar zyrtarët amerikanë të enjten.
Takimi, për të cilin zyrtarët amerikanë thanë se e ka kërkuar Putin, do të zhvillohet në Nju Jork gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ditën e hënë, më 28 shtator.
Të njëjtën gjë konfirmoi edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, i cili tha për mediat ruse se Putini dhe Obama kanë rënë dakord që të mbajnë konsultime më 28 shtator në New York.
Ky do të jetë takimi i parë zyrtar ndërmjet SHBA-së dhe udhëheqësve rusë, qysh kur marrëdhëniet mes dy vendeve u përkeqësuan gjatë ndërhyrjes së Moskës në Ukrainë. Obama dhe Putin kanë pasur diskutime joformale në samite ndërkombëtare, ku i fundit ishte nëntorin e kaluar në Australi.
Por ata nuk kanë mbajtur bisedime zyrtare, qëkur Obama anulloi një takim me Putin në Rusi në vitin 2013 lidhur me vendimin e Moskës për t’i dhënë azil Edward Snowden./j.h
Bianco-neri siamo noi ma chi cazzo siete voi
Këta “lolot-liderë” të Perëndimit, duan s’duan, do t’i puthin koqet Putin-it…!