Ambasada e Palestinës hedh poshtë njoftimet se ka pasur incidente në një takim të amabsadorëve të vendeve arabe nga Ministria e Jashtme. Në një notë zyrtare që i është drejtuar Ministrisë së Jashtme Ambasada e Shtetit të Palestinës në Tiranë “ka nderin të theksojë se ajo çfarë ka qarkulluar në median shqiptare në lidhje me takimin e Ambasadorëve arabë me zyrtarë të Ministrisë është nxjerrë jashtë kontekstit, dhe se marrëdhëniet arabo-shqiptare, përfshirë Shtetin e Palestinës, janë të shkëlqyera.
Gjithashtu, keqkuptimi lidhur me takimin e përmendur në media kishte të bënte me një çështje teknike dhe u sqarua menjëherë nga ambasadat e grupit arab dhe Ministria e Jashtme në një mënyrë që reflekton lidhjet e fuqishme politike dhe historike dhe marrëdhëniet miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe botës arabe.”
Reagimi i amabsadës së Palestinës vjen pas një njoftimi në gazetën Panorama se Ministria e Jashtme kishte prodhuar konflikt mes ambasadorëve të vendeve arabe dhe atij të Izraelit në një takim organizuar kohët e fundit.
Po ende i vini veshin gazetes se Rakip-llapes. Dihet sesi i ben punet ai.
Note me permbajtje kaq idiote skisha pare. Si mund ti drejtohesh ministrise dhe ti thuash: shiko, ajo cfare eshte thene ne media nga takimi qe ti vete ke organizuar, ku ti vete ke qene prezente, eshte marre jashte kontekstit! Arsyetim prej 5-vjecaresh. Ministria e ben vete gjykimin sesi e kane interpretuar mediat takimin. Pastaj kush ju ka autorizuar juve si ambasade te flisni ne emer te vendeve te tjera arabe dhe marredheniet e tyre me shqiperine? Secili vend ka te drejte te flase vetem per marredheniet e tij me shqiperine. Eshte pune tjeter nese ju si ambasade keni bere ndonje gafe ne media duke atakuar ministrine dhe me kete note kujtoni se lani m.. me sh….Problemi eshte se merua e publikon me vrap se kujton se kjo note mjafton per te sqaruar situaten, pa e kuptuar fare qe permbajtja e saj eshte… pa asnje permbajtje.