Akuza e Frontex: Turqia po bën miliona me çështjen e refugjatëve

23 Shtator 2015, 13:26Bota TEMA

Agjencia europiane për vëzhgimin e kufijve Frontex akuzon Turqinë se po bën miliona me çështjen e refugjatëve.

Turqia është duke lehtësuar udhëtimet ajrore me “Turkish Airlines” duke përshpejtuar procedurat e vizave për në Europë dhe duke rritur ndjeshëm xhiron e kompanisë ajrore.

Turkish së fundmi ka pasur një rritje të madhe të të ardhurave pikërish nga dyndja e refugjatëve aziatikë.

1,8 milionë refugjatë kanë shkuar në Turqi me synimin për të shkuar më pas në vendet e Europës perëndimore.

Turkish ka ofruar çmime ekonomike biletash ndërsa qeveria e ka mbështetur me procedurën e vizave.

Sipas Frontex numri i refugjatëve që vijnë nga Ballkani është rritur 3 herë në muajt e fundit dhe të gjithë refugjatët kanë pranuar se kanë udhëtuar me Turkish Airlines.

Turkish Airlines është kompania ajrore me më shumë fluturime drejt Azisë dhe Afrikës dhe ka përfituar nga situata e refugjatëve për të shtuar xhiron e saj.

Nëse Europa është në krizë për shkak të refugjatëve dhe kontrollon çdo hyrje dhe dalje, nuk është e njëjta gjë për kompanitë ajrore që kanë si qëllim vetëm fitimin, dhe në rastin e Turkish po ndihmohen edhe nga shteti./a.l

1 komente në “Akuza e Frontex: Turqia po bën miliona me çështjen e refugjatëve”

  1. sh says:

    Turqia ka pasur kohet e fundit probleme me Gjermanine ,si duket po ja lan me refugjatet .Turqit jane si Elefandet nuk harrojne hakmarrjen .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje