VIDEO/ Pamjet tronditëse tërbojnë britanikët, John Lennon tallet me invalidët

22 Shtator 2015, 16:42Bota TEMA

Një video e publikuar nga Daily Mail ka tërbuar gjithë lexuesit në Britaninë e Madhe.

Në të shihet këngëtari legjendar i “Beatles” John Lennon i cili tallet më invalidët.

Lexuesit më tepër se me këngëtarin e ndjerë janë indinjuar me gazetën.

Atyre u duket e pakuptimtë botimi i një materiali të para 50 apo 60 vjetëve.

Video e papublikuar ndonjëherë tregon Lennon duke shtrembëruar fytyrën dhe duart si tetraplegjikët dhe duke përplasur duart dhe këmbët.

“Përplas duart” i thotë dikush që është afër skenës ndërsa Lennon sillet si personat që kanë probleme me lëvizjen dhe kanë gishta të shtrembëruar.

“Përplas këmbët” i thotë dikush tjetër dhe Lennon nis të imitojë personat që çalojnë duke përplasur këmbët në skenë dhe duke ecur shtrembër.

Megjithëse sjellja e tij është e pajustifikueshme dhe aspak e hijshme kohët ishin të tjera dhe nuk ishte e njëjta ndjeshmëri ndaj këtyre temave, ndaj lexuesit janë nxehur më shumë me gazetën se sa me idhullin e tyre.

“This guy is dead, let it be”, ky djalë ka vdekur, lëreni rehat, shkruan dikush në Twitter duke cituar një prej këngëve të “Beatles” dhe duke sugjeruar që kjo histori të harrohet./a.l

4 komente në “VIDEO/ Pamjet tronditëse tërbojnë britanikët, John Lennon tallet me invalidët”

  1. marinari prej puke says:

    aty nuk esht tallje or loqet e njerzimit!
    ai po ben vetem nji shaka. eshte nji shaka imitative.
    kengtaret bejn gjeste te tilla imitacioni thjesht per art.
    dihet qe imitimi esht art.
    dhe te imitosh nuk esht njilloj si te tallesh.
    imitimi dhe tallja ne aparenc jan similare,por ekziston dallimi thelbsor midis tyre. eshte deshira dhe qellimi per ta denigru dhe ul objektin qe imitohet,ggje qe ekziston ke tallja,ndersa ke imitimi artistik nuk ekziston “qellimi i zi denigrues” por esht vec nji qellim argetues dhe aspak shpirtlig.
    esht dicka qe e ka edhe karrikatura miqsore. personi jepet “i degjeneru” si karrikatur porse nuk denigrohet por behet vec objekt shakaje dhe humori.
    esht nje fije peri e holl qe e ndan talljen me shakan dhe qe per njerzit e rendomt eshte i padukshem ndersa per artistet esht teper thelbsore.
    ai ishte artist dhe jo rrugac i rendomt
    ai beri shaka artistike hollivudse dhe jo tallje te rendomt pijanecash.

    1. Katunari says:

      Ti paske ik për lesh fare!!

  2. anticensurë says:

    ndoshta është e shkëputur nga konteksti!
    por sidoqoftë,dhe për kohën që ka qënë,dhe për moshën e tij,ka qënë e gabuar!!
    atë që thot dikush se “ai ka vdekur dhe duhet lënë rehat”mund ti sjellim fakrin se dhe hitleri,stalini,enveri e shumë të tjerë kanë vdekur!!
    askush si lë rehat!!
    jua kujtojnë të këqijat që kanë bërë!!

  3. marinari prej puke says:

    nuk thon kot qe “nderrmjet nji katunari dhe nji rrote kari ka shum ngjashmerira. me e dukshmja eshte qe te dy ndyjn ambjentin”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje