Plagët e përdhunimit në Republikën Demokratike të Kongos

20 Shtator 2015, 16:58Bota TEMA

Brenda një shtëpie të vogël prej druri që shikon nga parku masiv kombëtar Virunga, Bakazi Ndazimo (70) kujton ditën më të keqe të jetës së saj – atë kur ajo ndaloi së ndieri qenie njerëzore; ditën kur ishte rrahur dhe përdhunuar.
“Arsyeja e vetme pse jam në gjendje të flas lidhur me këtë është mosha dhe fakti se nuk do të rimartohem më”, ka thënë Ndazimo.

Sulmi ndodhi në fund të nëntorit të vitit 2012, pak kohë pasi grupi militant “M23” e mori nën kontroll vendlindjen e Ndazimos, Sake, që ndodhet vetëm 27 kilometra në perëndim të Gomas, krahinës lindore të Kivusë Veriore, transmeton “Koha Ditore” shkrimin e Al-Jazeeras.

Ajo po gatuante ushqim për nipërit e saj, kur një grup rebelësh bastisën shtëpinë e saj, e rrëmbyen dhe e tërhoqën dhunshëm në një tjetër lagje.

Aty, nën hijen e disa shkurreve të larta, ajo u përdhunua nga dy ushtarë.

“Po bërtisja me gjithë fuqinë e mushkërive, kur ata po m’i shqyenin rrobat, mirëpo banorët u kthyen heshtazi në shtëpitë e tyre dhe i mbyllën perdet. Për ta, ky ishte vetëm edhe një përdhunim tjetër”, tha Ndazimo.

Vetëm tri javë më vonë, familja së shpejti u mor përsëri në shënjestër. Kësaj radhe, një grup i ushtarëve rebelë erdhi për ta marrë të bijën e Ndazimos, e cila kishte përjetuar një përdhunim aq të rëndë sa vdiq më pas nga plagët.

Ajo tani është e varrosur në oborrin e shtëpisë së nënës së saj. Pas vdekjes së saj, Ndazimo është lënë që të kujdeset për gjashtë fëmijët e të bijës së saj, pasi babai i tyre i kishte braktisur.

Pas përdhunimit dhe vdekjes së vajzës sime, e humba besimin te njerëzit. Nuk pres ndonjë gjë nga askush tjetër”, thotë ajo.

Por rrëfimi i Ndazimos nuk është aspak unik.

Me mijëra femra në lindje të Republikës Demokratike të Kongos stigmatizohen dhe përjetojnë traumat e rënda të përdhunimit.

Ndërmjet janarit dhe shtatorit të vitit 2014, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullatën raportoi 11.769 raste të dhunës seksuale dhe gjinore në pesë krahina të Kongos lindore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje