Rusia dërgon aeroplanë luftarakë në Siri, shqetësime në SHBA

19 Shtator 2015, 17:13Bota TEMA
Rusia dërgon aeroplanë luftarakë në Siri, shqetësime

Zyrtarët amerikanë thonë se Rusia ka dërguar aeroplanë luftarakë në Siri, në kuadër të rritjes së forcës së saj ushtarake në këtë vend, duke i shtuar shqetësimet në Uashington për involvim direkt potencial të Moskës në luftën civile në Siri.

Shefat e mbrojtjes të Rusisë dhe të Shteteve të Bashkuara të premten biseduan nëpërmjet telefonit për herë të parë për një vit, për konfliktin në Siri.

Ata biseduan derisa vazhdimi i grumbullimit të forcave ushtarake ruse ka ngritur shqetësime për koordinimin e mundshëm në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik (shkurtimisht IS ose ISIL) dhe për konfliktin potencial ndërmjet forcave ruse dhe koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Pentagoni tha se biseda telefonike 50 minutëshe e së premtes, e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Ashton Carter, me ministrin e Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, përfshinte edhe çështjen e marrëveshjes për bisedime të mëtejshme amerikane-ruse për mbajtjen e tri ushtrive larg nga rruga e njëra-tjetrës.

Bisedimet ushtarake të nivelit të lartë me Moskën ishin ndërprerë nga Pentagoni në vitin 2014, për shkak të aneksimit të Krimesë së Ukrainës, nga ana e Rusisë dhe për shkak të intervenimit në pjesën lindore të Ukrainës.

Grumbullimi i forcave ruse në bazën ajrore në Latakia të Sirisë e shton mundësinë e misioneve luftarake simultane ajrore në hapësirën e Sirisë.

Zyrtarët amerikanë i kanë thënë agjencisë Reuters dhe gazetës The Wall Street Journal, se Rusia i ka vendosur së paku katër aeroplanë luftarakë taktikë në një fushë ajrore në portin mesdhetar Latakia në Siri, që është bazë e fuqishme e regjimit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

Raporte të tjera thonë se Rusia i ka dërguar së paku katër helikopterë sulmues dhe disa helikopterë transportues në këtë bazë, gjatë 24 orëve të kaluara, duke e forcuar vendosjen e mëparshme të helikopterëve rusë prej 4 shtatorit.

Tri anije sulmuese amfibe të marinës së Rusisë, po ashtu, kanë kaluar nëpër Ngushticën e Bosforit nga Deti i Zi në Detin Mesdhe, gjatë ditëve të fundit.

Këto raporte u paraqitën të njëjtën ditë kur ministrat e mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë kanë biseduar për situatën në Siri me telefon, për të parën herë në më tepër se një vit.

Rusia, aleate e afërt e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, në Siri ka dërguar edhe tanke të tipit T-90, artileri të rëndë, raketa kundër ajrore dhe qindra ushtarë.

Ky grumbullim ka shkaktuar shqetësime në Uashington, që thotë se qëllim i Moskës është mbështetja për regjimin e presidentit Assad, e jo për t’i shkaktuar disfatë grupit militant, Shteti Islamik.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, tha në Londër se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, beson në bisedime direkte “ushtria me ushtrinë” me Moskën dhe konsideron se ato janë “hap i ardhshëm i rëndësishëm”.

Zoti Kerry tha se Shtetet e Bashkuara mbesin të fokusuara në “shkatërrimin” e grupit Shteti Islamik dhe inkurajimin e zgjidhjes politike për luftën civile një Siri.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, ka thënë se Uashingtoni është i hapur për diskutime me Rusinë për bashkëpunim në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri, por nëse Moska synon mbështetjen e Assadit, atëherë kjo do të ishte “kundër-produktive”.

“Ne e kemi bërë të qartë se aksionet e ushtrisë së Rusisë brenda Sirisë, nëse ato shfrytëzohen për mbështetjen e regjimit të Assadit, do të ishin destabilizuese dhe kundër-produktive. Kjo mbështetje e regjimit, i cili po e humbë autoritetin, në shumë raste, e ka vetëm efektin e sjelljes së më shumë shtetasve sirianë nën armët e ekstremistëve”, tha Josh Earnest.

Minstri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, më herët këtë javë i ka sugjeruar zotit Kerry se do të duhej të kishte bisedime direkte ushtarake për koordinimin e aksioneve në Siri.

Në këtë aspekt, zëdhënësi amerikan, Josh Earnest, ka thënë:

“Ne do ta mirëpresim kontributin konstruktiv nga Rusia për koalicionin kundër ISIL-it. Pra, kjo është arsyeja se përse ne mbesim të hapur për diskutime taktike dhe praktike me rusët me qëllim të zgjerimit të mëtejshëm të koalicionit kundër ISIL-it dhe për të siguruar udhëheqje të sigurt të operacioneve të koalicionit”, tha Josh Earnest, sipas të cilit, “tash për tash, nuk ka zgjidhje ushtarake të trazirave, që e kanë goditur rëndë Sirinë”.

15 komente në “Rusia dërgon aeroplanë luftarakë në Siri, shqetësime në SHBA”

  1. Elton says:

    Si mund te zgjidhet me bisedime lufta ne siri? Do bisedojn me Isis amerikanet?

    1. atdhetar says:

      O gazetar shkruaj shqip nuk eshte INVOLVIM POR PERZJERJE NE SHQIP.AMERIKA ESHTE E SHQETESUAR SEPSE E KRIJOJ BASHKE ME,IZRAELIN GRUPIN TERRORIST ISIS. Kryetari i grupit ISIS eshte agjent sekret i sherbimit sekret izraelit Mossaddhe kir u plagos u kurua ne Izrael.Amerika ka bombarduar forcat e Asadit me avione qe fliturojne nga Jordania dhe po atje sterviten terroristet.Kjo eshte felloqesira Amerike

  2. muhamet qeflliu says:

    qysh po jua … mamin ky asadi selefeve te arabise
    edhe ky putinin cifuteve te amerikes
    me duket se kurvat e vogla te tiranes do nderrojne karrin qe lepijne

    1. Pelasgian says:

      Putana vetem Bolet mund tja ferkoje Amerikes…dhe me te lutme bile!

      Ta q..ft Tirana dhe mbare bota sestren mongole!

      1. muhamet qeflliu says:

        pela asgane edhe ti qeron koka peshku tek gazeta tema mor bir

        1. askushi says:

          Shume bukur e ke gjet “pela asgane”. Perla e dites. Keshtu kemi me ja vu tani e mbrapa.(Nik Neimin jo gje tjeter)

  3. $$$$ says:

    Rusia e priti si shume Ameriken me strategjine e saj , gjoja duke bombarduar IS , Cuditerisht ,ky grup terrorist vjen duke u shtuar dhe jo paksuar ,gjithashtu duke u sofistikuar . Amerika dhe Europa per te permbysur Asadin ,po furnizojne me arme Terroriste me kriminel te botes IS . Rusia nuk han bare . Shume mire po ben qe po i sulmon kete fare teper te keqe . Rusia nuk eshte me vetem por ka dhe shtete te tjera pro kesaj lufte .Nga Europa Gjermania dhe Franca dhane ok per Rusine .

  4. Toni KS says:

    Daja Sem, lere ariun rus te mirret me leshpalaret e shkretetirave. Duket se kane ide me te mira se si t’i rehatojne. Kane gjak mongol qenrit prandaj. Gjysherit e tyre i paten rehatuar per shekuj me radhe sumeperpjetet. Vetem nafta i rizgjoi si vampiret gjaku, sepse ende do pinin shurre deveje.

    1. Elton says:

      Po cka patur rusi me arabet nder shekuj o mik?
      Influence ka patur Pakistani der para se te behejrepublik islamike nga 1970.

      1. Ledio says:

        Ruset nuk jane budallenj. Ata e dine qe ne mos sot neser ata do jene fushe- betejz tjeter. Ata e dine qe gjithe loja po zhvillohet kundra Rusise. Te gjithe keta mjekerr-cjapet nje dite me ndihmen e USA dhe me leket e Arabise Saudite do i drejtoheshin Rusise. Bjerru tani Putin se me vone do jete teper vone. Po te vjen lufta tek dera. Shiko e leshuan Afganistanin Amerikanet. Po ashtu edhe Tajikistani eshte ne buze lufte. Digji te gjalle tani qe ta kesh me te lehte me vone. Ne kete pike ke edhe simpatine time..:)

      2. Toni KS says:

        @Elton, ju referova nje periudhe me te hershme. Mongolet ben shkrum e hi Bagdadin me 1258 dhe rrezuan kalifatin. Leshpalaret nuk u ringriten dot deri ne shekullin 20. Dihet se ruset kane gjak mongol se ishin nen sundimin e tyre me shekuj. Edhe sot ke kalmyket(mongol etnik) qe bile kane Republiken e tyre ne pjesen europiane te Rusise. Rusia i ka ende kolonite e saj muslimane ne Kuakaz dhe Azi Qendrore. Eshte treguar shume me efikase se Perendimi ne rehatimin e tyre. Natyrisht, nuk kam ndonje simpati per ruset sepse jane aleat te armiqeve tane si komb dhe fuqi destabilizuese ne Europe, mirepo ne raport me sumeperpjetet pranoj se kane ide dhe metoda me te mira. Bej tifo per ta ne kete rast. Vetem ne kete rast.

  5. pilo says:

    Qendrimi amerikan duket hapet tani se ai e ka mbeshtetur krijimin e shtetit islamik. Strategjia amerikane ka nje lidhje me gjendjen ne vendet arabe dhe Turqi. A e exportoi demokracine ne Irak, Tunizi, Libi, Egjypt dhe se fundi ne Siri?! Po si u krijua nje shtet islamik ne mes te kesaj katrahure? Qellimi eshte qe Europa te perkulet perfundimisht para Amerikes. Kete e ka bere Anglia , ka kohe, por nuk ja arriti. Tani zgjidhja eshte: Te gjthe myslymanet e azise, e afrikes , dyndje per te myslymanizuar Europen dhe per ta shkaterruar ate. Fillimi gjysem e punes, vzhdimi, mendoj se do te jete me pasoja per Europen, ndersa Amerika eshte kunder sulmeve qe mbeshtet Rusia kunder shtetit islamik. Kerkon ti zgjidh me bisedme! U duket çudi?

  6. Artur Duka says:

    Ne Siri nuk ka me ne kuptimin e plote te fjales lufte civile. Ka dhe duhet te kete lufte kunder terroristeve te ardhur nga gjithe bota kurse ne anen tjeter jane mbledhur te gjitha forcat antixhihadiste (te cilat duhet te zgjidhin demokratikisht kontradiktat me Asadin). Ushtria e lire siriane eshte nje sajese, nje iluzion qe ka dashur te krijoje perendimi per gjoja pranvere arabe sepse ne fakt tanime jane pozicionuar 2 pole te kunderta. Ne kete kuader veprimi i Rusise eshte ne perputhje me konventat e Organizates se kombeve te bashkuara per lufte kunder terrorizmit. SHBA duhet te qartesojne pozicionin e tyre ns jane apo jo per lufte aktive pa kompromis kunder terrorizmit islamik.

  7. Sala ne burg says:

    Amerike,dava kurvash vetem lufte e percarje sjell.Amerika ta beje se eshte demokratike kurse Rusi jo.Pse?bjeri Rus e ngriji zgupthi se ambicja e ketyre kafsheve eshte vdekja e krishterimit,bjeru para se te jete vone!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje