Hillary Clinton sulmohet se mbledh fonde tek shtepi e nje milioneri shqiptar, ish prone e Castellanos

18 Shtator 2015, 21:59Bota TEMA
Hillary Clinton sulmohet se mbledh fonde tek shtepi e nje milioneri shqiptar,

New York Post po akuzon kandidaten për presidente të SHBA-ve, Hillary Clinton, për vizitën që ia ka bërë asaj që quhet Shtëpia e Bardhë në Staten Island, pronë kjo e Selim “Sal” Rusit nga Dibra e Madhe.

Kjo shtëpi ishte pronë e mafiozit Paul Castellano, ndërsa u ble nga Rusi më 2000 për 3.1 milionë dollarë.

Takimi në këtë shtëpi u bë për mbledhje fontesh. Rusi premtoi se do ta ndihmojë Hillaryn, pasi babai i tij mbështet atë dhe burrin e saj Bill që i ndihmoi shqiptarët e Kosovës gjatë vitit 1999, transmeton Telegrafi.

Rusi pritet të mbledh 100 shqiptarë të New Yorkut që do të mbajnë fjalim me Clintonin dhe do të pozojnë për foto.

“Lidhja shtëpi për krimin nuk mbaroi me vdekjen e Castellanos”, akuzon kjo gazetë.

Por, zëdhënësi i Clintonit, Robert Zimmerman, anëtar i Këshillit Nacional Demokratik që ishte në takim me Rusin, demanton: “Shtëpia e Sal Rusit nuk ka lidhje me Paul Castellanon. Kjo shtëpi ka lidhje me Castellanon aq sa ka Graceland”, ka thënë ai, duke iu referuar shtëpisë së Elvis Presleyt në Memphis.

9 komente në “Hillary Clinton sulmohet se mbledh fonde tek shtepi e nje milioneri shqiptar, ish prone e Castellanos”

  1. Sit back and relaks says:

    Eshte shtepia e salvatore lucanias, alias lucky luciano. Keshtu thuhet

    1. u kenaqem duke u kenaq says:

      Ai e ke emrin Sal ky thote Selim ?

  2. arber_vlore says:

    quhet the white house dhe eshte shtepia ish boss-it te familjes Gambino , Paul Castellano i cili u vra ne Krishtlindje te vitit 1985 me porosi te John Gotti-t.

  3. Paul Catellano says:

    Lavatricja qe behet fjale nuk ka lidhje me Paul Castellanon por ka lidhje me Paul Kristaq Rama Catellanon qe nepermjet Selim Rusit nga Dibra e Madhe pastron dhe lan 200 milione $$$$$ qe ky hajdut u ka grabitur shqiptareve.

    1. Elton says:

      Ti qeke per tu lidh o shoku. Shif se ka fbi ca vende pune…. ne lavanteri.
      Tani najeni menjen o ja ka dhene ols rames ose sale rusit.

    2. Halit Gerneta ! says:

      Me4 ngadale o ti Paul se e bere shum bombastike pergjigjen..Ngelet ju larot e Saliut,, Rama ketu e i biri kristaqit atje…Na cate bythen..PO ja dhe ca se pastaj do shkoni do e takoni liderin tuaj shpirteror tek shtate penxherete.

  4. sit back .....and.. relaks--->>>> says:

    Anyway, te gjithe nacut tani flene krah per krah tek St John Cemetery ne Middle Village.

  5. Kol Tivari says:

    Nuk ka vënd, ku “fut hundët” shqiptari dhe nuk del “erë haleje”…!

    1. Aleksander says:

      Tani e ka radhen Cameria te çlirohet o koqe….ops me fal kole !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje