‘Trump Show’, manjati ‘nëpërkëmb’ kandidatët e tjerë në debatin televiziv

17 Shtator 2015, 15:17Bota TEMA
‘Trump Show’, manjati ‘nëpërkëmb’

Donald Trump fiton debatin e dytë televiziv mes kandidatëve të Partisë Republikane duke marrë miëjra duartrokitje.

Manjati ishte paksa më i përmbajtur se në debatin e parë por gjithsesi fitoi me pikë debatin e dytë duke forcuar edhe më pozitat e tij.

E vetmja kandidate që mbajti ritmin e Trump ishte ish-CEO e “HP” Carly Fiorina.

Ndërkohë që kandidati Jeb Bush ishte shumë pak aktiv në debat.

Bush ishte shumë pak energjik, gjë që Trump e ka më bollëk duke përdoru shpesh edhe ironinë për të mposhtur kandidatët e tjerë.

Trump nuk tërhiqet në asnjë pyetje dhe u përgjigjet gjithë sulmeve duke përdorur edhe kredencialet e tij si biznesmen dhe duke mbështetur idenë se SHBA mund të “jetë vendi i marrëveshjeve të shkëlqyera”.

Nuk kanë munguar as thumbat ndaj kandidatëve të tjerë, si ai ndaj kandidatit Rand Paul.

“Nuk e kam gjykuar kurrë pamjen tënde, edhe pse mund të ketë shumë gjëra për të thënë”, tha ironikisht Trump./a.l

2 komente në “‘Trump Show’, manjati ‘nëpërkëmb’ kandidatët e tjerë në debatin televiziv”

  1. Leone says:

    Edhe pamja e Donaldit ka shume per te thene .Kur ke para shume injoron kedo .

  2. komentues says:

    Trump eshte nje figure komplekse qe pelqen shume show-n dhe eshte tepr I suksesshem ne biznes. Une mendoj qe do ishte ne interes te SHBA qe ai te behej president sepse besoj qe mund ta fuqizoje akoma me shume ekonomikisht duke konkuruar ashper me superfuqite e tjera si dhe do rrise akoma me shume influencen amerikane ne bote. Trump karakterizohet nga nisma te cmendura ne dukje dhe mendoj se ne kete rast botes nuk I intereson nje Trump president per shkak te kokefortesise e shpeshhere arrogances se tij te cilat ne nje situate delikate politike ne bote sot mund te sjellin surpriza te pakendshme. Prandaj mendoj se Hillary do fitoje zgjedhjet e ardhshme e kjo do jete pozitive edhe per Shqiperine per shkak se Hillary e njeh mire ate dhe problemet e saj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje