Terror dhe panik në Kili, evakuohen 1 milionë njerëz nga frika e cunamit pas tërmetit 8.3 ballë

17 Shtator 2015, 11:17Bota TEMA
Terror dhe panik në Kili, evakuohen 1 milionë njerëz nga frika e

Një milion njerëz janë evakuuar në Kili pasi një tërmet i fuqishëm goditi rajonin qendror të vendit.

Të paktën pesë persona humbën jetën kur tërmeti me magnitudë 8.3 ballë  goditi vendin në orën 19:54 të së mërkurës sipas kohës lokale.

Pas tërmetit u lëshua një alarm cunami për të gjithë bregdetin kilian, por më vonë u hoq pjesërisht.

Zvendësministri i brendshëm i Kilit tha se ky ishte tërmeti i gjashtë më i fuqishëm që ka goditur vendin, ndërsa sizmologët kanë raportuar dhjetëra tronditje të tjera.

Pas tërmetit dhe alarmit për cunam tre persona kanë vdekur nga goditjet në zemër, ndërsa dy të tjerë u shtypën nga muret që u rrëzuan pas tërmetit, – thanë zyrtarët.

Shërbimi Gjeologjik amerikan (USGS) tha se  tërmeti goditi brigjet e rajonit të Kilit Coquimbo, 46 km (29 milje) në perëndim të qytetit të Illapel.

Sipas sizmologëve amerikan tërmeti kishte një thellësi prej 25 km, ndërsa sizmologët kilian e kanë llogaritur thellësinë në 11 km.
Nga ana tjetër banorët e qytetit të Illapel ikën nëpër  rrugë te terrorizuar, njoftuan media vendase.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje