Fotoja e Nënës Terezë në 10 dollarëshin amerikan?

17 Shtator 2015, 11:27Bota TEMA

Kandidati për President të Amerikës John Kasich ka kërkuar diçka të pazakontë.

Pas shumë ideve se kush duhet të jetë fytyra 10 dollarëshit amerikan, ai propozoi humanisten Nëna Terezë.

Derisa Jeb Bush guvernator nga Ohaio ka kërkuar që në këtë monedhë amerikane të jetë fytyra e Margaret Thatcher, u tha se ajo nuk mund të jetë fytyra e 10 dollarëshit pasi nuk ishte amerikane, raporton Express.

Pavarësisht se edhe Nëna Terezë nuk eshte amerikane, Kasich tha se ai e ka takuar atë dhe se ishte një grua e ëmbël. Ideja e tij ishte pak e papritur.

Në mesin e tyre, kishte edhe ide të tjera komike.

Kandidati tjetër për President Donald Trump ka kërkuar që në monedhën amerikane të jetë fytyra e vajzës së tij, derisa një tjetër politikan ka thënë se më mirë do të ishte që nëna e tij ta zë vendin në 10 dollarësh.

2 komente në “Fotoja e Nënës Terezë në 10 dollarëshin amerikan?”

  1. Argita_B says:

    Po mua asnje nuk me propozoi per 10 dollarshin amerikan!!

  2. Realiteti says:

    Bravo USA,jetofshi sa bjeshket e Gjeravices legjendare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje