Një "provokim" i ri i Obamas për ushtrinë

19 Shtator 2015, 11:20Bota TEMA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha mbrëmë se do të nominojë zyrtarin e lartë të Pentagonit, Eric Fanning, në postin e sekretarit të armatës.

Nëse konfirmohet nga Senati amerikan, zoti Fanning do të jetë lideri i parë homoseksual që e ka pranuar haptas, në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara.

Prej muajit qershor, ai ishte ushtruesi i detyrës së nënsekretarit të ushtrisë, raporton REL.

Ai ka shërbyer si ndihmës special i sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Ashton Carter, dhe ka mbajtur poste të larta në Forcën Ajrore.

Kur Fanning kishte filluar të punojë në Pentagon, në ushtrinë amerikane ishte i ndaluar shërbimi i homoseksualëve sipas politikës së njohur, “mos pyet, mos trego”.

Kjo politikë është hequr nga presidenti Barack Obama, në dhjetor të vitit 2010.

1 komente në “Një “provokim” i ri i Obamas për ushtrinë”

  1. hajdari says:

    Cfare do me thene “ndihmesi special” i Sekretarit te Mbrojtjes???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje