Përkundër valës së pandalshme të refugjatëve, të cilët po vijnë në München, këtë javë në këtë qytet të Gjermanisë jugore është hapur festa tradicionale e birrës – e njohur si «Oktoberfest». Në të vërtetë festa do të zgjas nga 9 shtatori deri më 4 tetor.
Pritet që në këtë festë të marrin pjesë së paku gjashtë milion vizitorë. Për një gotë njëlitërshe me birrë ata do të paguajnë deri në dhjetë euro. Në ditën e parë të festës mysafirët pinë mbi një milion gota me birra dhe gllabëruan dhjetë mëzet. Mbi 9000 mijë njerëz defiluan të veshur me rrobe tradicionale.
Festën e ka hapur kryetari i qytetit të Münchenit në prani të kryeministrit të Bavarisë Horst Seehofer dhe shumë politikanëve të tjerë. Mes pjesëmarrëse prominentë ishte edhe trajneri i ekipit të Bayernit, Pep Guardiola. Ai tha se nuk do të pinte birrë nga gotat njëlitërshe. “Më pëlqejnë birrat e vogla, të ftohta. Birra e madhe nuk është e ftohtë pas tre minutave. Dhe kur birra nuk është e ftohtë, nuk është më e mirë”.
i milion litra shurre, dhe bep guardiola qe ben si specialist birre. Nuk e kupton qe per aq kohe sa pi ai nje gote rakie me birre nje gjerman ka pire tre gota nje litershe pa i lene kohe ti iki akulli gotes.
Eshte hapur te shtunen e kaluar o Tema, nga 19 shtatori – 4 tetor.