Volkswagen gati të shpallë bosin e ri pas skandalit

25 Shtator 2015, 15:22Bota TEMA
Volkswagen gati të shpallë bosin e ri pas skandalit

Bordi i Volkswagen është mblidhur të premten për të diskutuar mbi të ardhmen dhe menaxhimin e gjigandit të makinave.

Në rendin e ditës është përfshirë zëvendësimi për shefin ekzekutiv Martin Winterkorn, i cili dha dorëheqjen të mërkurën.

BBC shkruan se  favoriti i dukshëm për këtë post të lartë është shefi ekzekutiv i Porsche,  Matthias Mueller.

VW gjithashtu pritet të shkarkojë drejtuesit e njollosur nga skandali mbi manipulimin e testeve të emetimeve nga software në makinat e saj me naftë në SHBA.

Disa investitorë kanë sugjeruar se emërimi i një shefi ekzekutiv të ri vetëm dy ditë pasi Winterkorn dha dorëheqjen  mund të jetë hap i nxituar.

Sasja Beslick nga Nordea, i cila është një nga investitorët më të mëdhenj të Volkswagen-it, i tha BBC: “Unë mendoj se ky është vetëm një reagim paniku nga bordi i kompanisë.”
Por ai shtoi se  mund të ketë përfitime nga një emërim i shpejtë për CEO-n e VW./j.h

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje