Putin: Vetëm duke mbështetur Assadin mund t'i jepet fund luftës në Siri

25 Shtator 2015, 13:16Bota TEMA

Presidenti rus, Vladimir Putin vlerëson se e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës në Siri mbetet mbështetja ndaj presidentit Bashar al-Assad në luftën e tij ndaj terrorizmit, bazuar në një ekstrakt të fjalimit të transmetuar dje në një stacion televiziv amerikan.

Këto deklarata të reja të kreut të Kremlinit që priten të transmetohen të plota të dielën nga stacioni televiziv amerikan, CBS, vijnë pak para mbërritjes në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ditën e hënë të presidentit Putin, takim i parashikuar në Nju Jork me presidentin amerikan Barack Obama.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur shqetësimin e tyre pasi prej dy javësh Moska ka synim të ndërhyjë ushtarakisht në Siri.

Sipas Uashingtonit forcat ruse janë në proces për ngritjen e një baze ajrore të avancuar në provincën Latakie, bastion i Bashar al-Assadit.

Rreth 28 avionë luftarakë rusë janë dislokuar, sipas burime amerikane. Rusia deri më tani kishte në Siri vetem një bazë detare në Tartus.

2 komente në “Putin: Vetëm duke mbështetur Assadin mund t’i jepet fund luftës në Siri”

  1. Spartaku says:

    Mire do jete.Ishalla i jepet fund luftes civile ne Siri.Nga kjo lufte,jo vetem qe jane vrare me qindra mijra,por jane larguar nga vendet e tyre qindra e mijra te tjer sirian.Qellimi eshte qe te mbaroi lufta.

  2. pilo says:

    Pavaresisht insituatave te tjera, ky veprim i Putinit me duket shume i aresyeshem. S’ka rruge tjeter, pasi deshen te shperbenin Sirine, ata u perhapen neper bote, ndersa shteti islmaik deklaroi pavaresine. Atehere eshte e vetmja mase per te bere korigjimin sa me shpejte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje